Debati mes akademikëve Bulo e Tarifa merr ngjyra më të ndezura

Në fillim foli Jorgo Bulo (me anë të një interviste të shkurtër) në përgjgije të propozimit të kryeministrit për ta bërë anglishten si gjuhë të parë leksionesh në universitetet publike shqiptare. Dhe nuk ra dakord me këtë propozim. Më pas, foli Fatos Tarifa, të cilit kjo ide kryeministrore nuk i është dukur pa gjë. Tarifa bëri një shkrim me tone polemike me Bulon (shihni linkun tonë: http://respublica.al/artikuj/2012/08/27/gjuha-angleze-si-gjuhe-leksionesh-tarifa-polemizon-me-bulon-e-manollarin). Më tej, ishte Bulo që iu përgjigj Tarifës (shihni linkun tonë: http://respublica.al/artikuj/2012/09/17/jorgo-bulo-vonon-por-nuk-harron-i-pergjigjet-kryeministrit-e-sidomos-fatos).
Tarifa ka gjetur arsye për ta vazhduar këtë polemikë (ka qenë më së shumti titulli ‘i tendosur’ i shkrimit të Bulos, Mallkimi i Dytë i Gjuhës Shqipe, që e ka cytur; kështu thotë vetë ai), dhe këtë herë polemika është më e përflakur. Ai shfaqet i zemëruar me “keqpërdorimin e patriotizmit” në një polemikë që duhej të ish akademike, dhe me “manipulimin e qëllimshëm të fakteve dhe të pohimeve të të tjerëve”, që Bulo, sipas tij, ka bërë. Por shfaqet i zemëruar, sidomos, me insinuatën e Bulos lidhur me “arsye të kuptueshme në këtë botë jesmenësh”, që shpjegojnë mbështetjen që Tarifa i ka dhënë publikisht idesë kryeministrore. Në këtë pikë, Tarifa përgjigjet: “Unë nuk kam flirtuar politikisht asnjëherë, as me Kryeministrin aktual të vendit, as me politikanë të tjerë. Në çështje akademike unë nuk bëj kompromise politike, sikurse nuk bëj kompromise të tilla as për çështje që kanë të bëjnë me bindjet e mia më të thella.”
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun e Mapos: http://www.mapo.al/2012/09/20/jorgo-bulo-dhe-mjerimi-i-mendimit-akademiko-patriotik/
E.G.
Comments
I jap te drejte Prof. Tarifes

I jap te drejte Prof. Tarifes ne kete rast. Gjuha angleze duhet te marre perparesi ne edukimin shkollor dhe duhen zhvilluar programe studimi ne kete gjuhe. Por, problemi kyc mbetet cilesia e mesimit te gjuhes shqipe pasi ashtu si dhe anglishtja mesohet ne shkollat tona dhe rezultatet jane katastrofike.

Gjithe c'mbahet mend per

Gjithe c'mbahet mend per Tarifen, jane vjedhjet e tij spektakolare, kur pameritueshem ishte ambasador ne USA.

Ti Astrit ndoshta nuk e di se

Ti Astrit ndoshta nuk e di se gjithshcka u tha dhe u shkrua per Ambasadorin Tarifa ishte nje bllog dhe nje intrige e shemtuar e kurdisur nga Kastriot Islami, Agim Nesho dhe te ngjashmit e tyre dhe se Tarifa e fitoi ndershmerisht dhe me merite ceshtjen e tij ne Gjykaten e Larte te Republikes se Shqiperise, e cila i hodhi poshte teresisht akuzat kunder tij. Ai eshte sot nje nder diplomatet dhe akademiket me te nderuar ne Shqiperi dhe nder me te njohurit jashte saj.

Si mund te diskutojne

Si mund te diskutojne dy njerez te kithet sa i perket ceshtjeve gjuhesore? Nuk kuptoj nga del Tarifa akademik ne kete teme por te deklarosh ne te thate se - Nuk bej kompromise. Thjesht nuk vlen, sepse eshte nje autolevdate qe mund ta thote kushdo pavarsisht nga karakteri apo synimi i tij. Prove eshte vepra. Nese lejohet qe gjuha universitare te behet anglishtja kjo eshte nje thike jo pas shpine por e drejt-per-drejte ne zemer te saj. Edhe nje fjalor i thjeshte gjuhesor ka si baze gjuhen e shkruar te cfardo forme dhe nese nuk ka perdorim universitar gjuha sterilizohet deri ne ate nivel sa mund te kthehet ne "nje kujtim i te kaluares"? Niveli me i larte i nje gjuhe shprehet pikerisht ne nivel akademik dhe universitar dhe nese Shqipja nuk vlen per kete, perse valle duhet te mesojne Gjuhen Shqip nxenesit ne shkolle fillore, le te mesojne ate te shtepise dhe mjafton. Kryeministri ka hedhur nje shashke dyqellimeshme nga njera ane i thote anglosaksoneve shikoni une jam mbret mund ta shfaros edhe gjuhen e ketij vendi dhe te ve tuajen si te pare pra jua bej qejfin ju dhe ne planin e brendshem provon sa njerez jane gati te lepijne sahatin e tij sepse kjo eshte idea me idiote e mundeshme dhe me e poshtra ne kuptimin kombetar. Gjuha Shqip te mos perdoret ne sistemin universitar Shqiptar do te thote te konsiderosh Gjuhen e pare Europiane si te paafte. Eshte nje turp i madh edhe diskutimi i kesaj ceshtje. Nese Fatosi do t'ja shese veten kryeministrit me nje tarife te caktuar, kete nuk mund ta beje as me gjuhen e as me vendin e tij sic ben "babai" i tij i ri shpirtetror. Kjo eshte ajo qe kane bere fanariotet Greke ne bashkpunim me Porten e Larte dhe Shqiptaret nuk mund ta lejojne kete sot, ne 2012.

E mbeshtes plotesisht

E mbeshtes plotesisht anonimin "Ben Dibrani", jo thjesht se edhe une jam dibran,por nisur nga disa nga idete themelore me te cilat i kundervihet me plotesisht te drejte "akademikut" dredharak,ambasadorit "pa merite" e hajdut,zotrise se tij Tarifa.Ne menyre te vecante mbeshtes kundershtimin e tij per mbrojtjen nga "dorelepiresi" me i ri te idese per gjuhen angaleze ne universitet dhe mbeshtjes se zjarrte te z.Tarifa.Ne mos gabohet ne shtyp sapo u theksua shtrengimi i masave per mesimin e gjuhes shqipe ne universitetet shqiptare, kerkese kjo e vonuar dhe shume e drejte.(Kur studjonim ne gjuhe te huaja ne Fakultetin Histori-Filologji) numri me i madh i provimeve ishin per lendet e gjuhes dhe letersises shqipe,te cilat ishin me te shumta ne numur se ato te gjuhes se huaj qe mesonim).

Ne nje gazete tjeter dikush i kish permendur ketij zotrije,qe na e ditka bukur fort anglishten, shprehjen e famshme popullore angleze; "One who lives in a glass-house should never dare throw stones at others!"(Ne shqip: "Kush per vete jeton ne shtepi prej qelqi nuk duhet te guxoje kurre te qelloje me gure te tjeret!".

Skandali korruptiv i vjedhjes se fondeve shtetrore ne ambasaden tone ne Washington ende nuk eshte harruar,por zotnia e tij, i mveshur me petk te ri "akademik", Tarifa, po i jargavitet hapur atyre qe mund t'ia ngrejne pak "pazarin" e te na e ngrejne perseri si "kendezi ne maje te plehut"!Por plehu pleh mbetet,edhe pse sot eshte bere mall per t'u shitur!

Nje pyetje? A eshte ky Tarifa

Nje pyetje? A eshte ky Tarifa i biri i Sevo Tarifes, ish - sekretari personal i Enver Hoxhes? Nqs "po", kot qe lodhet atehere te na mbushe mendjen se nuk ben kompromise politike. Nqs "jo", kerkoj ndjese per Tarifen! Le ti vazhdoje debatet shterpe mbi ceshtjet, e cila cdo dite e me shume po e nxjerr si nje akademik qe titullin e ka marre si rrjedhoje jesmenesh...

SA VESHTIRE ESHTE TE BEHESH

SA VESHTIRE ESHTE TE BEHESH AKADEMIK. MIREPO, ESHTE GATI E PAMUNDUR TE BEHESH NJERI. E KAM FJALEN PER TE BIRIN E SEFO TARIFES.

Add new comment