Arkiv-Lajme
Emrat e dy agjentëve në Paktin Detar "nuk më kujtojnë asgjë" - thotë ish-Presidenti
Dje revista JAVA sfidoi këdo që është i interesuar se ka fakte që tregojnë prezencën e agjentëve në nivele të larta të shtetit shqiptar, deri dhe tek ekipi negociator që “fali” detin. Ajo foli (pa përmendur emra) për 2 eksponentë që menjëherë pas marrëveshjes së detit “sikur u ndriti fati” dhe patën ngritje në karrierë.
Sot "Shqiptarja.com" është përpjekur të marrë një prononcim nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, në lidhje me një fakt pak të njohur të risjellë në vëmendje nga revista.
100 mijë dollarë për të vrarë regjisorin e filmit që tall Muhametin! Oferta vjen... nga një ministër i Pakistanit
Filmi famëkeq për Muhametin (që pak-kush e ka parë e gjithkush e dënon) ka shtyrë që një ministër pakistanez të ofrojë100.000 $ për këdo që vret personin përgjegjës për "Pafajësia e muslimanëve", film i xhiruar në Shtetet e Bashkuara e që është origjina e demonstratave të dhunshme anti-perëndimore në shumë vende islame. "Shpall se nëse dikush e vret këtë blasfemues do t’i dhuroj 100.000 $," tha Ghulam Ahmed Bilour, Ministri i Transportit e Pakistanit, i cili gjithashtu ftoi talebanët dhe al Kaedën për të marrë pjesë në këtë "veprim fisnik.", raporton Corriere Della Sera.
Shqipëria i dhuron Kosovës armë për muzeun e UÇK-së që... nuk ekziston as si projekt!
Gjatë kësaj jave Qeveria shqiptare miratoi një vendim që i dhuron shtetit të Kosovës një sasi armësh për muzeun e UÇK. Por, pasi lajmi kaloi kufirin, mediat kosovare deklaruan se nuk ka asnjë plan për të ngritur një muze të UÇK-së. Të paktën kështu raportojnë Koha Ditore dhe Zëri në Prishtinë. Koha Ditore (e cituar dhe nga G.Sh.) shkruan para 2 ditësh: “Ndonëse në Kosovë nuk ka asnjë ndihmë për hapjen e një muzeu të luftës, Shqipëria ka dhuruar disa eksponate që do të mund të ekspozoheshin aty”.
Filluan grevën e urisë 6 ish të burgosur politikë. Në total, kanë kaluar plot 75 vjet në burg…
Në një lajm të mëparshëm(http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/22/te-burgosurit-do... ), njoftuam se një grup ish të burgosurish politikë kishin vendosur të fillonin një grevë urie të martën (25 shtator), për të kërkuar marrjen e dëmshpërblimit të plotë për vitet e burgimit të padrejtë të tyre.
Gara presidenciale amerikane: si do të vendosë ekonomia dhe demografia në shtetet e lëkundura?
“The Economist” ka botuar një grafik në përpjekje për të shpjeguar tendencën e votimeve presidenciale amerikane. Shembulli i marrë është Kolorado, një shtet që deri në vitin 2008 nuk ishte fituar nga asnjë kandidat demokrat që nga viti 1964 ( përveç Bill Klintonit në vitin 1992). Por katër vjet më parë, Barak Obama fitoi në Kolorado me nëntë pikë para krahasuar me McCain. Demografia ndihmon për të shpjeguar pse. Gjatë dekadave të fundit në këtë shtet janë dyndur latinot dhe të arsimuarit e bardhë të kolegjeve. Të dyja grupet kanë tendenca të votojnë demokratët.
Të burgosurit do hyjnë në grevë urie, ndërsa shteti është në grevë urie për vete
Ish të burgosurit politik shqiptarë paralajmërojnë se të martën e 25 shtatorit do të hyjnë në grevë urie. Arsyet tashmë dihen, kjo nuk është greva e parë e urisë e tyre.
Pasi kanë provuar me peticionet, dhe “kanë gjetur heshtjen e qeverisë” siç është prononcuar për mediat kryetari i shoqatës Skënder Tufa, pasi kanë provuar qeset me miell dhe vetëm është shumëfishuar niveli i sigurisë së Kryeministrit, ata kanë vendosur t’i rikthehen përsëri grevës klasike të urisë.
Mbrojtja, 100 me 0 për Klanin. Rendi, 80 me 20. Drejtoria e Rrugëve: 65 Klani, 35 gjithë të tjerët (përfshirë ndërkombëtaret)
Eduard Shalsi ka dalë sërish sot para medieve me të tjera shifra të buxheteve të shtetit të derdhura në arkën e grupit mediatik Klan. Pasi vuri në dukje se “për këto reklama abuzive me paratë publike, nuk po përgjigjet Sali Berisha, as ministrat e linjës dhe as zëdhënësit e tyre, por po përgjigjet Klani me Frangajn e vogël dhe Frangajn e madh”, Shalsi ka bërë në fund të deklaratës së sotme një si gjysëm-thirrje për reagim nga mediat e tjera, që janë viktimat e drejtpëdrejta të kësaj situate. (çuditërisht nuk vërehet ndonjë pasqyrim i dukshëm në media i këtyre denoncimeve)
Gazeta SOT: A mos po e mënjanojnë ShBA-të ambasadorin Arvizu?
Gazeta “Sot” ngre dyshimin në një shkrim të sotshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mënjanojnë kreun e përfaqësisë diplomatike në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pas rreshtimit të këtij të fundit në anën e kryeministrit Berisha me disa qëndrime jashtë kornizave diplomatike.
Shumëfytyrësia është politikë, - sipas Çilit. Që parashikon se Berisha fiton në 2013 nëse “rikrijon veten”
“Ushtron autoritet në funksion të rezultatit” – Kjo e bën Berishën politikan, sipas Henri Çilit i cili me një editorial në MAPO-n e sotme dhe me një intervistë në të përditshmen “Shekulli”, ka bërë një portret të Berishës dhe një parashikim për zgjdhjet e 2013-s. Ja si shprehet Çili për të provuar, sipas tij, pse konstantja e Berishës nuk është autokracia:
PD na garanton votat, ndaj ikim nga PS - thotë Ndoka, i përfolur se do jetë zv.ministri i ri i rendit (nr.38)
“Lidershipi i PS dhe i opozitës nuk ka vizion të qartë e strategji për ndërtimin e koalicionit opozitar.” ka thënë kreu demokristian Ndoka, në përpjekje për të argumentuar lëvizjen e tij nga opozita drejt pushtetit, vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Ai ka thënë për shqiptarja.com se “Lidershipi i PS më shumë ndërton koalicion kulisash dhe të fshehtë sesa një alternativë për qytetarët shqiptarë në qeverisje”.