Filluan grevën e urisë 6 ish të burgosur politikë. Në total, kanë kaluar plot 75 vjet në burg…

Në një lajm të mëparshëm(http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/22/te-burgosurit-do... ), njoftuam se një grup ish të burgosurish politikë kishin vendosur të fillonin një grevë urie të martën (25 shtator), për të kërkuar marrjen e dëmshpërblimit të plotë për vitet e burgimit të padrejtë të tyre. Por një lajm i vonë në shqiptarja.com (http://www.shqiptarja.com/home/1/te-perndjekurit-nisin-greve... ) njoftonte se 6 prej të burgosurve politikë, ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar, e kishin nisur që mbrëmjen e së shtunës grevën e urisë.
Ne të respublica.al kontaktuam me njërin prej tyre, Perekli Shqevin, dhe ai na sqaroi se shkak për fillimin e grevës së urisë para datës së paralajmëruar u bë vdekja e dy prej bashkëvuajtësve të tyre. “Po na vdesin shokët përditë, pa parë të vendoset e drejta e tyre në vend,” tha ai.
Shqevi sqaroi se grevën e urisë e kanë filluar në një shesh të vogël pranë apartamentit të tij, në hyrje të lagjes “Komuna e Parisit”, dhe se .aktualisht në grevë janë futur 6 ish të burgosur politikë, të cilët, në total, kanë kaluar plot 75 vjet në burgjet e diktaturës komuniste (ndër ta janë edhe ish të burgosurit politikë që goditën makinën e Berishës me miell para disa ditësh). Në ditët në vijim, tha Shqevi, presin që t’i bashkohen grevës edhe bashkëvuajtës të tjerë.
Re.Pu.
Add new comment