Mbrojtja, 100 me 0 për Klanin. Rendi, 80 me 20. Drejtoria e Rrugëve: 65 Klani, 35 gjithë të tjerët (përfshirë ndërkombëtaret)

Postuar në 22 Shtator, 2012 12:59

Eduard Shalsi ka dalë sërish sot para medieve me të tjera shifra të buxheteve të shtetit të derdhura në arkën e grupit mediatik Klan. Pasi vuri në dukje se “për këto reklama abuzive me paratë publike, nuk po përgjigjet Sali Berisha, as ministrat e linjës dhe as zëdhënësit e tyre, por po përgjigjet Klani me Frangajn e vogël dhe Frangajn e madh”, Shalsi ka bërë në fund të deklaratës së sotme një si gjysëm-thirrje për reagim nga mediat e tjera, që janë viktimat e drejtpëdrejta të kësaj situate. (çuditërisht nuk vërehet ndonjë pasqyrim i dukshëm në media i këtyre denoncimeve)

Tha Shalsi: “Sot, do t’u tregojmë shqiptarëve se Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transporteve përveçse i ka dhënë 500,000 USD gazetës Rilindja Demokratike, Përveçse 100,00 USD për 55-ën dhe 200,000 USD të Kohës Sonë të Frangajt të madh, na i paska dhënë edhe Frangajt të vogël, në kompaninë e tij Promo, pjesë të familjes Klan, plot 190,000 USD. Pra, edhe një herë, përveç asaj që kane marre nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, vetëm nga Drejtoria e Rrugëve na paskan dalë për Frangajn e vogël, kompaninë Promo shpk plot 190,000 USD. Dhe në vend që së paku të heshtnin e më së shumti t’u kthenin pas paratë e gllabëruara padrejtësisht qytetarëve shqiptarë kanë kurajën të shajnë e të fyejnë në mënyrë vulgare... Për dijeninë tuaj, ndërsa Klani merrte 100% të fondeve të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe 80 % të fondeve nga Ministria e Brendshme – vetëm nga Drejtoria Rrugëve grupin mediatik i Sali Berishës përfiton 65% e fondeve të kësaj Drejtorie, dhe të gjitha mediat e tjera, edhe ato ndërkombëtare, përfitojnë 35%. Dhe është e kuptueshme që të gjitha mediat e tjera të ulërasin nga kjo shpërndarje skandaloze, krejtësisht e pabarabartë dhe e padrejtë e parave të qytetarëve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë në ditët në vijim me shifra të tjera...” - (A.N.)

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Ky Zotin te ma uli ne preher une kete nuk e duroj dot se eshte i gjithe i klonuar si Edi Rama.</p>

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

<p>pse ca pret ed shalsi, tia japi ca usd dhe te Zeri popullit, dil e thoju njerezve ca do beni po te vini ne pushtet, do u nxirrni te plalrat ne shesh, do u coni dosjet ne prokuroi etj, jo llafe kot, i di populli qe kane vjedhur se nuk eshte qorr.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by rehatia (not verified) on

<p>&nbsp;o zapbone, s&#39;po te thote njeri ta dashurosh Shalsin, merru me lajmin a qendron problemi, mor zoteri?&nbsp; jane parate e taksapaguesve, nuk te dhimbsen? cdo qytetari do t;i dhimbeshin</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.