100 mijë dollarë për të vrarë regjisorin e filmit që tall Muhametin! Oferta vjen... nga një ministër i Pakistanit

Filmi famëkeq për Muhametin (që pak-kush e ka parë e gjithkush e dënon) ka shtyrë që një ministër pakistanez të ofrojë100.000 $ për këdo që vret personin përgjegjës për "Pafajësia e muslimanëve", film i xhiruar në Shtetet e Bashkuara e që është origjina e demonstratave të dhunshme anti-perëndimore në shumë vende islame. "Shpall se nëse dikush e vret këtë blasfemues do t’i dhuroj 100.000 $," tha Ghulam Ahmed Bilour, Ministri i Transportit e Pakistanit, i cili gjithashtu ftoi talebanët dhe al Kaedën për të marrë pjesë në këtë "veprim fisnik.", raporton Corriere Della Sera. Trazirat e shkaktuara nga filmi (që në praktikë askush nuk e ka parë, pasi që është shfaqur vetëm një herë në një dhomë në Nju Jork), kanë, ndër të tjera, çuar në vdekje, më 11 shtator, ambasadorin amerikan në Libi Chris Stevens dhe tre prej tij bashkë-punëtorëve. Vdekje të tjera të cilat kanë ndodhur në vendet e tjera muslimane gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, ndërsa të premten, më 21 shtator, në Libi, ka pasur përleshje mes protestuesve dhe pro-qeveritarëve.
Një zë i qetë por që askush nuk e dëgjon vjen nga Hollanda. “Muslimanët nuk duhet ta marrin filmin tashmë famëkeq “Pafajësia e muslimanëve” shumë seriozisht”, thotë kryetari i bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb për RTV Rijnmond. Aboutaleb tha se demonstratat vlejnë për aq kohë sa nuk dalin dore. “Muslimanët duhet të ruajnë ndjenjën e masës," tha ai. Kryetari i bashkisë, mysliman nga besimi, nuk aprovoi heqjen e filmit nga Youtube. “Ata që janë acaruar mund të bëjnë filmin e vet si kundërpërgjigje në YouTube".
Ne.Su.
Comments
Ky mos eshte gje ai i
<p>Ky mos eshte gje ai i ...?</p><p> </p><p><a href="https://www.youtube.com/watch?v=3UuESVHFFrs">https://www.youtube.com/wat...
Ministri në fjalë të dhurojë
<p>Ministri në fjalë të dhurojë 100 mijë dollarët e vjedhur nga paratë publike të Pakistanit, t'i dhurojë për të varfërit atje, e të mos japë para për të vrarë një regjizor, i cili ka bërë parodi me Muhamedin, dhe që u nxjerr në dritë metodat e ulëta qeverisëse që kanë të gjithë ata që besojnë në islam e kanë kulturë orientale.</p>
Pakistaneze leshi, njerez te
<p>Pakistaneze leshi, njerez te prapambetur. Si nuk hapni mendjet tuaja e te kuptoni komedine e nje filmi qe ne fund te fundit nuk perben ndonje vlere te madhe.</p>
Ky lajm asht nji
Ky lajm asht nji desinformacion. Edhe sot prap ka demantu Pakistani, qe kjo asht e vertet. Ne moment asht tu u ba nji garë se kush asht patrioti ma i fort, kush asht politikani ma i fort, kush propagandisti ma i fort e kush gazetari ma i shpejt. Per fat t'keq
Kerkoj falje. Nji sqarim. Ky
Kerkoj falje. Nji sqarim. Ky Ministri ket si duket e ka ba ket ofertë. Por Qeveria u distancu prej tij dhe e ka denu ket. Por per nenimit tim ky duhet te shkarkohet nga posti i ministrit. Por duhet ti kuptojm ngjarjet ne keto vene politikisht. Ketu, si ne secilin shtet, ka shum konnkurrenz dhe luftë mes vete. Shum grupacione dhe shum te cilet kan frik, qe po ju ikë ndikimi ne popull dhe fuqia e tyne. Tani keta mbajn nji garë se kush asht ma i vyeshem dhe ma i ngat dhe i mirkuptishem per ndjenjet e popullit. Por shumica e mdha e popullsise aht ne shtepi, ne pune apo ne park. Na o shohim disa politikisht t'radikalizum qe baj shum zhurrme. Dhe nuk i shohim ata tecilet dalin kunra ketyne radikave dhe qe thirrin per qetsi.
Add new comment