Shqipëria i dhuron Kosovës armë për muzeun e UÇK-së që... nuk ekziston as si projekt!

Gjatë kësaj jave Qeveria shqiptare miratoi një vendim që i dhuron shtetit të Kosovës një sasi armësh për muzeun e UÇK. Por, pasi lajmi kaloi kufirin, mediat kosovare deklaruan se nuk ka asnjë plan për të ngritur një muze të UÇK-së. Të paktën kështu raportojnë Koha Ditore dhe Zëri në Prishtinë. Koha Ditore (e cituar dhe nga G.Sh.) shkruan para 2 ditësh: “Ndonëse në Kosovë nuk ka asnjë ndihmë për hapjen e një muzeu të luftës, Shqipëria ka dhuruar disa eksponate që do të mund të ekspozoheshin aty”.
Vendimi i qeverisë shqiptare është sa i çuditshëm aq edhe absurd. Më së paku tregon për nivelin e ulët të komunikimit e informimit reciprok mes dy shteteve shqiptare. I dhurmojmë armë atij që jo vetëm nuk i ka kërkuar, por as nuk ka ku i vë! Vendimi shprehimisht thotë: “për dhurimin Qeverisë së Republikës së Kosovës të një sasie armatimi jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i qeverisë shqiptare, me qëllim ngritjen e muzeut të luftës së UÇK.” Madje, sipas G.Sh. është ngarkuar dhe ministri i Mbrojtjes për zbatimin e vendimit. Pyetja që lind duke lexuar vendimin është, po u japim armët që nuk kemi ku i çojmë? Se, një muze lufte duhet të ketë eksponate që kanë një domethënie për të. Nuk besoj se muzetë janë për të mbledhur skrapin e ushtrisë, e aq më tepër të një ushtrie të një shteti tjetër.
Se ku do rrinë armët e dhuruara derisa të ketë një muze të UÇK-së (qoftë dhe pas 10 a 15 vitesh) është meraku i fundit. Por, mbase i mban në shtëpi Thaçi, kryeministri i përjetshëm i matanë kufirit.
K. Cukali
Comments
Po çrendesi ka se ekziston
<p>Po çrendesi ka se ekziston projekt ose jo.Vendimi i qeverise tregon se Sali Psikopati e ka nje projekt,te cilin Thaçi i Kosoves(jo i naftes)nuk e di.E rendesishme eshte qe doktor mortja ka nje projekt per nje muze ne Kosove.Projektet nuk i kane munguar Adhamudhit,vetem do zoti te na rroje qe ti vere ne jete.</p>
Add new comment