Arkiv-Lajme

Topalli: Topi e Spahiu marrin vota majtas; Me Berishën nuk funksionon presioni

Postuar në 26 Shtator, 2012 03:20

A mund t’ju ndodhë dhe juve me FRD-në dhe AK-në ajo që i ndodhi PS-së me LSI-në? – kjo ishte pyetja që i bëhet Jozefina Topallit në programin e Babaramos, i cili në mendje ka një ‘migracion votash’ nga PD-ja drejt partive të reja. Do duhej një përgjigje racionale, por Topalli ndjek linjë tjetër: “Zoti Topi dhe ky zotëria tjetër kanë bërë politikën që i shkonte për mbarë Edvin Ramës; ata kanë sulmuar Sali Berishën. Donin t’i imponoheshin Sali Berishës që Bamir Topi të merrte mandatin e dytë. Donin t’i bënin presion, por Sali Berisha vetëm presion nuk ha. Dhe [prandaj] Bamiri gaboi shumë.

Të burgosurit politikë: Një perspektivë shifrore

Postuar në 25 Shtator, 2012 14:48

Kur Fatos Nanos iu dha pafajësia për 4 vite burg që bëri pas vitit 1990, shteti shqiptar e dëmshpërbleu me rreth 100 milionë lekë të vjetër për ato vite. Kur Shpëtim Karamuços iu dha pafajësia për 26 vjet burg politik që kishte bërë para vitit 1990, shteti shqiptar e shpërbleu vetem me 9 milionë lekë të vjeter dhe disa letra me vlerë që, në fakt, dolen fare pa vlerë.

World Ultra Wealth: Shqipëria ka 55 multi-milionerë që zotërojnë në total 7 miliardë USD

Postuar në 25 Shtator, 2012 14:38

Një raport i fundit i “World Ultra Wealth” ka marë në shqyrtim lëvizjet e shifrave të pasurisë gjatë këtij viti të krizës dhe ka publikuar numrin e milionerëve në vende të ndryshme të planetit. Në këtë renditje të raportit gjendet edhe Shqipëria.

Raporti në fjalë thotë se në Shqipëri ka 55 multi-milionerë. Sipas “World Ultra Wealth” këta 55 shqiptarë zotërojnë në total një shumë prej 7 miliardë dollarësh. Raporti klasifikon vetëm ata individë të cilët kanë minimalisht 30 milionë dollarë pasuri. Në këtë renditje, raporti e vendos Shqipërinë në vendin e 37 në Europë.

Këshilltari: Sipas llogaritjes së votave më takojnë 17 vende pune (!) Ish-prefekti më ofroi 100 milionë për votën (!)

Postuar në 25 Shtator, 2012 13:08

Një përfaqësues i PDS në Këshillin Bashkiak të Fierit ka shpallur se ka vendosur të dalë si “këshilltar i pavarur”. Sipas një raportimi të së përditshmes “Gazeta Shqiptare” nga Fieri, veprimi i këtij këshilltari (quhet Selman Braçe) ka bërë që raporti mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë të jetë 17 me 17. Dhe ja si i shpjegon arsyet e tij personi në fjalë në intervistën e botuar sot në këtë gazetë:

Mandati i Harasanit: Në listë, Auron Tare. Pas tij, Elisa Spiropali

Postuar në 25 Shtator, 2012 12:35

Mandati i dorëzuar sot nga Andis Harasani pritet t’i kalojë Auron Tares, sipas listë emërore të deputetëve dhe kandidatëve për deputetë të PS-së. Pas Auron Tares, në listë është Elisa Spiropali.

Ndërkohë Harasani ka dhënë një shpjegim të gjatë në faqen e tij në Facebook lidhur me arsyet e dorëzimit të mandatit. Shkruan Harasani ndër të tjera:

Në arkivin personal të Enver Hoxhës...

Postuar në 25 Shtator, 2012 11:55

Një gazetare e së përditshmes MAPO ka hyrë në “dhomën” personale të Enver Hoxhës në Arkivin e Shtetit dhe ka sjellë prej aty disa të dhëna (materialet në fjalë janë transferuar aty nga Arkivi ish-Komitetit Qendror të PPSH-së në vitin 1992 dhe gjatë këtyre 20 viteve i kanë vizituar shumë pak njerëz – sipas raportimit). Raportimi ka të dhëna interesante por ndihet gjatë tij një lloj përpjekje (nuk kuptohet pse) e vetë autores për t’u dhënë një si notë zhvlerësimi zbulimeve të saj, të vogla por interesante.

Presidenti Nishani si Rolling Stones, për të ngrënë darkë me të, 50 dollarë bileta!

Postuar në 25 Shtator, 2012 10:53

Presidenti Nishani është në një vizitë në NY së bashku me ministrin e jashtëm Edmond Panariti. Me këtë rast është menduar dhe një takim në formë koktejli me të nga ana e komunitetit shqiptaro-amerikan. Takimin e rradhës e organizon një shoqatë, APEN (Albanian Professionals and Entrepreneurs Network) e cila duket që e konsideron si punë koncerti, hyrja është e hapur dhe bileta kushton 50 dollarë amerikanë!

3 sekretarë dhe 3 ministra kanë lënë si provë firmat në skandalin e reklamave shtetërore

Postuar në 25 Shtator, 2012 09:35

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me denoncimin mbi shpërndarjen e fondeve për reklamat shtetërore.

Është PD e shqetësuar nga Topi-Spahiu?

Postuar në 25 Shtator, 2012 09:32

Duket se PD-ja i ka vënë vetes për synim të minimizojë efektin Topi-Spahiu. Berisha e të tijtë janë duke e vijuar luftën me PS-në, por me një logjikë mbrojtëse e reaktive (replikojnë veç në përgjigje të qëndrimeve të Ramës e të socialistëve të tjerë), ndërsa luftën ndaj FRD-së e AK-së e kanë në stil sulmues. Dhe goditjet i shpërndajnë në mënyrë të barabartë, sa te Topi, aq edhe tek Spahiu. Kush flet për njërin, do flasë edhe për tjetrin.

Jepen çmimet IgNobel 2012 – studimet, kërkimet e shpikjet më të çuditshme e të çmendura të vitit!

Postuar në 25 Shtator, 2012 08:12

Çdo vit, revista  “Annals of Improbable Research” organizon çmimet IgNobel, që vijnë gati-gati si një parodi e Çmimit Nobel. Në të jepen çmimet për kërkimet e studimet më të çuditshme të vitit, shumica e të cilave mund të mos i hyjnë kurrë në punë njerëzimit.

Më poshtë janë fituesit e edicionit të 22-të:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme