Është PD e shqetësuar nga Topi-Spahiu?

Duket se PD-ja i ka vënë vetes për synim të minimizojë efektin Topi-Spahiu. Berisha e të tijtë janë duke e vijuar luftën me PS-në, por me një logjikë mbrojtëse e reaktive (replikojnë veç në përgjigje të qëndrimeve të Ramës e të socialistëve të tjerë), ndërsa luftën ndaj FRD-së e AK-së e kanë në stil sulmues. Dhe goditjet i shpërndajnë në mënyrë të barabartë, sa te Topi, aq edhe tek Spahiu. Kush flet për njërin, do flasë edhe për tjetrin.
I fundit e bën këtë deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli. Në një intervistë për televizionin Ora News, ai u përpoq të përcillte idenë se “këto dy parti nuk përbëjnë shqetësim për PD-në, ngaqë “janë ekspozuar si kundërshtarë të PD-së që në zgjedhjet e 2011-ës, të cilat dihet se si dolën; energjia e tyre është konsumuar”. Përveç kësaj, vijon Kadilli, “deri tani s`kanë dhënë alternativë; çdo gjë e kanë të lidhur me personin e kryeministrit”.
Në fund, bën një krahasim të Topit me ylberin, pas të cilit bën një rrëshqitje a gjetje macho-iste, që – kush e ka parë në Ora News, duhet të bjerë dakord për këtë – duket se e shijoi dhe vetë. “Topi ka kaluar ylberin”, tha ai, duke bërë aluzion mbi kalimin, sipas berishianëve, nga e djathta tek e majta. Por, vijon ai “kur kalon ylberin s`je më ai djali që duhet të jesh, por ajo vajza që s`duhet të jesh” (marrë nga Tema online).
Re.Pu.
Comments
Oooo, sa vajti pa dale ky ne
<p>Oooo, sa vajti pa dale ky ne publiiik!!!!</p><p>Qe atehere, me duket, kur nje i persekutuar, (pasi ky Kadill i thosh Rames qe kerko falje se babai tend Kristaqi ka varur poete disidente) i permendi nje gje te vogel: <strong>BABAI I KADILLIT KA QENE NE TOGEN E PUSHKATIMIT TE VELLAIT TE TIJ.</strong></p><p>Babai ka bere detyren, Kadilli po ben detyren, Rama eshte ne detyre dhe perfundimi:" o sa mire me qene shqiptar!</p>
Add new comment