Mandati i Harasanit: Në listë, Auron Tare. Pas tij, Elisa Spiropali

Postuar në 25 Shtator, 2012 12:35

Mandati i dorëzuar sot nga Andis Harasani pritet t’i kalojë Auron Tares, sipas listë emërore të deputetëve dhe kandidatëve për deputetë të PS-së. Pas Auron Tares, në listë është Elisa Spiropali.

Ndërkohë Harasani ka dhënë një shpjegim të gjatë në faqen e tij në Facebook lidhur me arsyet e dorëzimit të mandatit. Shkruan Harasani ndër të tjera:

“Pas plot 7 vjetësh si deputet i Partisë Socialiste dhe përfaqësues i votuesve të qarkut të Tiranës, kam vendosur të dorëzoj mandatin e deputetit për arsye tërësisht personale. Dëshiroj te siguroj te gjithe votuesit e mi, si dhe te gjithe anetaresine e Partise Socialiste se pavaresisht shkeputjes nga aktiviteti parlamentar, do të vazhdoj të mbështes dhe të punojë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në të njëjtën kohë dëshiroj të falenderoj publikisht Kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama per mbështetjen që më ka dhënë dhe bashkëpunimin që kemi patur gjatë gjithë këtyre viteve. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët do të votojnë masivisht Partinë Socialiste”.
(A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.