Të burgosurit politikë: Një perspektivë shifrore

Kur Fatos Nanos iu dha pafajësia për 4 vite burg që bëri pas vitit 1990, shteti shqiptar e dëmshpërbleu me rreth 100 milionë lekë të vjetër për ato vite. Kur Shpëtim Karamuços iu dha pafajësia për 26 vjet burg politik që kishte bërë para vitit 1990, shteti shqiptar e shpërbleu vetem me 9 milionë lekë të vjeter dhe disa letra me vlerë që, në fakt, dolen fare pa vlerë. Sot Nano është në Vjenë, duke shijuar luksin e kryeqytetit austriak, ndërsa Karamuça vuan nga kanceri i laringut dhe është futur në një grevë urie prej 4 ditësh ne kryeqytetin shqiptar (http://respublica.al/artikuj/2012/09/25/mediat-jane-bere-te-gjalla-per-greven-e-urise-se-te-burgosurve-politike )
Ky krahasim shifrash dhe situatash, më nxiti që të hedh një sy në buletinet fiskale të Ministrisë së Financave, për të parë se sa peshë zë kompensimi i Karamuçës dhe bashklëvuajtësve të tij në buxhetin e shtetit shqiptar (http://www.minfin.gov.al/minfin/Buletini_Fiskal_1290_1.php ).
Kështu, në 6-mujorin e parë të këtij viti, kompensimi për të burgosurit politikë ishte 1.5 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale të buxhetit të shtetit ishin 183 miliardë lekë. Pra, kompensimi i të burgosurve politikë nuk zinte as një përqind të shpenzimeve totale...
Në vitin 2011, kompensimi për të burgosurit politikë ishte 1.5 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale të buxhetit të shtetit ishin 376 miliardë lekë. Pra, kompensimi i të burgosurve politikë nuk zinte as gjysëm përqind të shpenzimeve totale...
Në vitin 2010, kompensimi për të burgosurit politikë ishte 1 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet totale të buxhetit të shtetit ishin 363 miliardë lekë. Pra, kompensimi i të burgosurve politikë nuk zinte as gjysëm përqind të shpenzimeve totale...
E.Zaloshnja
Comments
Edo ! Ke

Edo !

Ke harruar te llogaritesh sa jane pensionet suplementare qe marrin qe nga koha e Majkos, Iliri ,Fatosit

dhe tashti dhe nga Saliu sigurimsat , ministrat, ushtaraket dhe prokuraret e diktatures , kur ne kohen e tyre

nuk ka pasur status dhe atehere flasim me shifra reale. Marrin pension sa tre kater te burgosur komandantet

e togave te pushkatimit, Aranitet, Zylyftaret me shoke, vetem e vetem qe te mos i nxjerrin te palarat Salive me

shoke qe sot jane ne pushtet. Turp per keta te fundit por turp dhe te perndjekurve qe ju shkojne pas.

Add new comment