Këshilltari: Sipas llogaritjes së votave më takojnë 17 vende pune (!) Ish-prefekti më ofroi 100 milionë për votën (!)

Postuar në 25 Shtator, 2012 13:08

Një përfaqësues i PDS në Këshillin Bashkiak të Fierit ka shpallur se ka vendosur të dalë si “këshilltar i pavarur”. Sipas një raportimi të së përditshmes “Gazeta Shqiptare” nga Fieri, veprimi i këtij këshilltari (quhet Selman Braçe) ka bërë që raporti mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë të jetë 17 me 17. Dhe ja si i shpjegon arsyet e tij personi në fjalë në intervistën e botuar sot në këtë gazetë:
- S.B: Kur u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak kanë qenë 35 këshilltarë. Nga këta, 19 për të majtët dhe 16 për të djathtët. Më pas, një këshilltar i PS-së kaloi me LSI-në dhe raporti shkoi në 18 me 17 po për të majtët. Tashmë, me daljen time si i pavarur raporti është barazim, 17 me 17.
- G.Sh: Si do të votoni konkretisht?
- S.B: Kam garantuar dhe e garantoj elektoratin tim, që do ta jap votën time në interes të tyre. Bashkia e Fierit ka 600 punonjës, përfshi administratën dhe ndërmarrjet në vartësi të saj. Sipas një llogaritjeje, i bie që 17 vende pune duhet t’i ketë PDS-ja, ndërsa faktikisht s’ka asnjë vend pune. Pra s’kanë punësuar asnjërin prej personave që më kanë votuar. Atëherë, përse duhet t’ia jap votën të majtës në Këshillin Bashkiak, kur ata nuk kanë treguar interes për votuesit e mi?!
- A keni pasur oferta nga të djathtët për ta kaluar votën tuaj nga e majta tek të djathtët, në Këshillin Bashkiak?
- Kam pasur oferta me vende pune, me para kesh në dorë. Kam pasur presione deri edhe dhunë fizike, por unë s’mund të tradhtoja besimin e elektoratit tim, të votuesve të mi. Fillimisht më kanë ofruar vende pune si drejtor tek Tatim-Taksat në Fier dhe në një institucion tjetër, ndërkohë që ish-prefekti më afroi 100 milionë lekë të vjetra, që unë të votoja për të djathtët në Këshillin Bashkiak. Këto oferta të pista unë nuk i kam pranuar, por u kam qëndruar besnik forcës politike që unë përfaqësoj dhe votuesve të mi... (!) - A.N.

Comments

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

<p>Deshmi e paster per nje korrupsion te gjalle! Korrupsion ndaj intelektit ama!</p><p>Deshmia e korrupsionit nuk qendron ne oferten qe i eshte bere (thashethem deri tani sepse behet nje deklarate per te supozuar ndersa nje oferte e tille ne rast deshmie ploteson kushtin per kallzim penal ne Prokurori) por qendron ne tregtimin e votes se elektoratit sipas klimes inacore e qejfmbetjes. Sipas kushteve personale e interesave irracionale. Kush i ka thene ketij xhanem qe pushteti qenka ciflig per tu ndare si torte? Ky rroskopi qe mesa kuptohet paska bere fushate elektorale per punesim partizan dhe jo per ti sherbyer komunitetit me politike komunale. Ne kete tregim interesant te nivelit te perrallave te fundos absurditeti. Nga njera ane qenka larguar nga te majtet qe nuk tregtojne vende pune dhe nga ana tjeter behet indirekt pale me te djathtet qe i paskan ofruar miliona e vende pune por ky nuk paska pranuar(!) Ky paska kerkuar punesim te militanteve ne rruge institucionale si gjeja me normale! Largimin nga te majtet e argumenton me besnikerine ndaj votuesve te vet. Pra nuk paskan qene votues te majte por votues lara-lara me interes te perbashket se jane te papune! Elektorati qe nuk njeh as parti e as fe pervec borderose(!) Po atehere nga ku doli ky &quot;politikan&quot; me kaq karakter qe spranoka as oferten 100 milion ngaqe nuk ju futen ne pune shoket qe edhe po te punonin te gjithe bashke per 4 vjet nuk do kapnin as gjysmat e shumes? Nuk mund ti merrte ato 100 milionet dhe ti shperndante gjysmat si demshperblim per mos-punesim militant? Apo 100 milion thashetheme?</p><p>Ky eshte nje rast i paster per prokurorine qe te hetoje ket injorant per mashtrim publik, korrupsion mental e politik dhe se fundi te diagnistikohet nga mjeku psikollog per aftesi te kufizuara intelektuale.</p>

Submitted by aldo (not verified) on

<p>Tani me kete interviste Ina Rama duhet te hape nje hetim dhe njeri nga keta te dy duhet te futet ne burg o prefekti ose keshilltari dhe kryeprokurorja duhet ta heq njollen qe ka marre si l;avire bulevardi dhe te punoje</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.