3 sekretarë dhe 3 ministra kanë lënë si provë firmat në skandalin e reklamave shtetërore

Postuar në 25 Shtator, 2012 09:35

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me denoncimin mbi shpërndarjen e fondeve për reklamat shtetërore. Kësaj here deputeti socialist Eduart Shalsi, u kujdes të theksonte se çdo fakt i publikuar mban firmat përkatëse nga ministritë: “Çdo fakt apo shifër që kemi publikuar deri tani ka qënë i mbështetur mbi dokumente zyrtare të firmosura: për Ministrinë e Integrimit nga sekretari i përgjithshëm, për Ministrinë e Mbrojtjes po nga sekretari i përgjithshëm; për Ministrinë e Brendshme nga sekretari i përgjithshëm, për Ministrinë e Arsimit nga Myqerem Tafaj dhe për Ministrinë e Transportit nga Sokol Olldashi, për Ministrinë e Bujqësisë nga Genc Ruli”.
Shalsi në emër të PS-së, ka akuzuar qeverinë se ka përdorur para të pista për fushatë elektorale duke pasqyruar edhe shifrën përkatëse, e cila në total kap shifrën prej 14 mln $.
Tha Shalsi: “Këto tabela tregojnë një trafik të pastër nëpërmjet të cilit paratë publike janë përdorur për fushata elektorale kundër opozitës, për të mbajtur me para klientët mediatikë të Sali Berishës. Kjo është një tabelë që tregon shpenzimet e qeverisë për reklamat në vitit 2009-2011 plot 9 mln euro vetëm në këto vite elektorale. Ndërkohë në tabelën tjetër tregohet shifra totale të aktiviteteve mediatike që shkojnë në total 14 mln dollarë. Kjo është një pasqyrë që tregon qartë sesi “Promo”, ka gllabëruar llokmën e luanit në këto financime”.
(k.c.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.