Arkiv-Lajme

Berisha ka në kokë një skenar arrestimesh?

Postuar në 29 Shtator, 2012 03:02

Andrea Stefani mendon që Berisha ka në kokë një skenar arrestimesh. Dhe kjo do provohet sipas tij, nga

koha kur do largohet Ina Rama, më saktë nga këmbëngulja te përpjekja për ta larguar atë patjetër këtë nëntor. Duke folur për rreziqet që mbart kufizimi i imuniteteve në kushtet kur nuk ka një gjyqësor të pavarur dhe kur së shpejti, për shkak të ndryshimeve të Kushtetutës, Berisha bëhet gati të vendosë një delfin të tij edhe në krye të prokurorisë - në një intervistë me Adrian Thanon botuar sot në të përditshmen "Shekulli", Stefani thotë:

“Mirë Berisha, po Kisha ç’pati” - pyet Lubonja që mendon se të dyja "zgjidhjet" na kthejnë në Mesjetë

Postuar në 29 Shtator, 2012 02:26

Në një shkrim të djeshëm te Panorama, të titulluar “Mirë Berisha, po Kisha ç’pati?” Fatos Lubonja së pari analizon deklaratat e kryeministrit në lidhje me gjakmarrjen, i cili kërkonte ndryshimin e Kodit Penal, në mënyrë qe të sanksionohet  me ligj dënimi me burgim të përjetshëm ndaj vrasësve të njerëzve të policisë.

200 mijë euro për 1 javë vizitë në SHBA, - shkruan shtypi i Prishtinës dhe Thaçi përgjigjet: Po rraskapitemi këtu!

Postuar në 28 Shtator, 2012 16:24

Një pjesë e medias, por edhe e opozitës në Kosovë ka bërë kritika të shumta për ato që ata i quajnë shpenzime të tepruara të një delegacioni të Kosovës që ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara.

Lesi, letër për Topallin: Po të jem unë i korruptuar, është edhe Aldo Bumçi

Postuar në 28 Shtator, 2012 15:54

Nikollë Lesi ka shkruar një letër të hapur që gjendet e botuar në disa faqe online dhe që nesër pritet të botohet nga shtypi i ditës. Shkruan se i ka bërë shumë përshtypje negative intervista e kryetares së Kuvendit, Topalli në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo ku ndër të tjera, e pyetur për nivelin e korrupsionit në Shqipëri, ajo ishte shprehur se ka korrupsion, porse niveli më i lartë i hierarkisë së korrupsionit është zv/ministri.

Familja e Aleks Nikës, letër Fylesë: “Procesi po degjeneron sepse ju nuk i keni dënuar vrasjet e 21 janarit”

Postuar në 28 Shtator, 2012 15:32

Xhaxhai i Aleks Nikës një nga viktimat e 21 janarit (është i vetmi nga familjarët e viktimave të asaj dite që vijon të shfaqet rregullisht me letra e denoncime në media) i ka dërguar një letër të hapur Komisionerit të BE-së për Zgjerimin në Bruksel, Stefan Fule, ku shkruan se BE dhe SHBA ende nuk e kanë njohur si duhet atë që ndodhi në 21 janar dhe kjo është një nga arsyet sipas tij që procesi gjyqësor po degjeneron.

Për ata që janë kuriozë si e mendon Nishani çështjen e "distancës nga palët”

Postuar në 28 Shtator, 2012 14:49

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka qenë këtë pasdite në studion e Zërit të Amerikës ku ndër të tjera është pyetur: “Zoti President, Kushtetuta ju jep ju një rol për të dalë mbi palët, për të qenë faktor i unitetit kombëtar. Si mendoni ta luani këtë rol?”

Cili nga të dy gënjen? Ka një dëshmitar...

Postuar në 28 Shtator, 2012 12:47

Shtypi është marrë këto ditë me deklarime të ndryshme të Ismail Kadaresë dhe Nexhmije Hoxhës, por ende ka një paqartësi të madhe lidhur me rrethanat e kalimit të dorëshkrimit të romanit “Dimri” nga Kadare tek ish-bashkëshortja e diktatorit. Dy versionet që kanë dhënë vetë protagonistët, pra Kadare dhe Hoxha ndryshojnë aq shumë nga njëri tjetri sa duket sikur flasin për dy gjëra të ndryshme. E jo vetëm kaq. Ato kanë difenrencë të madhe kohore njëra nga tjetra. Në tetor 75 ma ka sjellë në zyrë – thotë Hoxha. – Në 1972 ma ka marrë në shtëpi, - thotë Kadare.

Artan Fugës i rezulton që gazetarët kanë informuar cekët ose kanë keqinformuar për shkishërimin e vrasësve

Postuar në 28 Shtator, 2012 11:16

Artan Fuga ka pritur më kot nga mediat të sqaronin çështjen e “shkishërimit për ata që vrasin” dhe më pas ka shkuar vetë me ndihmën e një miku për të parë nga afër dokumentin kishtar mbi këtë vendim. I rezulton që gazetarët jo vetëm kanë qenë të cekët në informim por edhe kanë keqinformuar në disa raste. Shkruan Fuga në një editorial të sotëm botuar në në disa të përditshme:

Historia e një personazhi historik apo e një monumenti kulturor? – pyet Artan Puto që bashkë me Lubonjën ka rishkruar ‘Skënderbeun’

Postuar në 28 Shtator, 2012 10:57

Libri i Oliver J. Schmitt për Skënderbeun, botuar pesë vjet më parë në Tiranë, shkaktoi polemika të ashpra, duke u shndërruar një debat shkencor e serioz mbi figurën historike të tij. Por doli në pah edhe paaftësia për të debatuar me opinione të ndryshme. Sipas historianit Artan Puto kjo çon te fakti që ende në Shqipëri, ekziston një histori zyrtare, një kulturë zyrtare, të cilën nuk mund ta sfidosh lehtë, sepse mund të etiketohesh sikur ke plane “antishqiptare” në kokë.

Kamera-pena, kamera-çakmakë, kamera-kopsa... Nuk është fjalim i Berishës në 23 janar. I ka blerë Imami në 19 janar

Postuar në 28 Shtator, 2012 10:44

Pistoleta, silenciatorë, automatikë luftarakë, snajpera, dylbi specialë, nanokamera.. E pastaj regjistrues (kamera të fshehta) të maskuar si pena, çakmakë, apo si kopsa xhakete... Janë pajisje ushtarake dhe spiunazhi që egzistojnë në një dokument që deputeti Erion Braçe e ka bërë publik sot, duke theksuar datën e blerjes së tyre nga Ministria e Mbrojtjes. Blerja është kryer dy ditë para 21 janarit me firmë të ministrit Imami:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme