Arkiv-Lajme
Jozefina nuk ka koment për grevën e urisë së të burgosurve politikë. Bamiri e Kreshniku kanë...
Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” Jozefina Topalli pati këtë dialog të thatë me drejtuesin e emisionit në lidhje me grevën e urisë së të burgosurve politikë që po zhvillohet në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë:
Ilir Babaramo – Një grup të përndjekurish politikë janë në grevë urie. A keni ndonjë koment, sepse ju vini nga ajo shtresë?
Jozefina Topalli – Nuk kam asnjë koment.
Ilir Babaramo – Pse?
Ofertuesit '850 milionë', drejt marrjes së Albpetrol. A po i soset karburanti koalicionit?
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, oferta më e lartë është edhe fituesja e tenderit për kompaninë shtetërore Albpetrol. Kryetari i komisionit të tenderit, zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, foli sot me superlativa për ofertën e konsorciumit Vetro SilkRoad, duke thënë se ajo plotëson të gjitha kriteret dhe ka dalë e para në vlerësimin e bërë nga kompania e konsulencës Patton Boggs (në raportin e pikëzimit, 75 përqind shkon për ofertën financiare, kurse 25 përqind shkojnë për ofertën teknike).
Firmosja për TAP dhe "dy projektet e shekullit" (sipas Berishës) që përkojnë me vitin elektoral 2013
Është firmosur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara nga minstrat e Jashtëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë marrëveshja për gazsjellësin Tap. Marrëveshja u firmos nga ministrat e tre vendeve Panariti, Avramopulos dhe Terci. Takimi për gazsjellësin u mbajt në selinë diplomatike italiane në Nju Jork. Tap do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Itali nëpërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.
Gjiknuri: Rri urtë, o Ilir, se do ta dhjes, rri urtë mbaj vendin... Rusmaili: Ej torollak
Ilir Rusmali: Bëni gati zarfet
Damian Gjiknuri: Procedura përcakton se procedura e zgjedhjes së kryetarit fillon pas përfundimit të zgjedhjes së anëtarëve
Ilir Rusmali: Kolegë ne kemi të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion. Prandaj me kujdes emrat i keni të gjithë atje, dosjet i keni atje. Ne jemi në proces.
Damian Gjiknuri: O Ilir, nuk jemi në proces. Komisioni do të zbatojë rregulloren. Vetëm dje ke shpallur emrat ore, çfarëpo bën?!
Ilir Rusmali: Këtu flitet me radhë. Të fortin këtu s’mund ta bëjë askush.
Intervista nervoze e Kadaresë: Nexhmija zuskë e kriminele, ky është një popull skllav
E përditshmja “Shekulli” ka botuar sot një bisedë telefonike me shkrimtarin Ismail Kadare, e cila – siç thotë “Shekulli”, - është marrë disa ditë më parë, por vetë shkrimtari ka kërkuar të mos botohet.
Shkruan Shekulli: “...Kjo bisedë është bërë më datë 19 shtator 2012, në orët e mbrëmjes në linjë telefonike. Shkrimtari ka kërkuar që biseda të mos botohet me premtimin që do dërgonte përgjigje të tjera via-mail. Pyetjet janë ridërguar po atë natë. Z.Kadare ka refuzuar të përgjigjet...”.
Politikani ekstremist norvegjez që tha se Shqipëria ia ka kaluar Norvegjisë për autostradat
Në një shënim të mëparshëm njoftuam se TV Klan dhe gazeta TemA kanë dhënë një lajm me një titull të ngjashëm, që, i perifrazuar, ishte pak a shumë: “Shqipëria ia kalon Norvegjisë për ndërtimin e autostradave” (http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/27/i-njejti-lajm-ne... ) E riprodhuam secilin version të lajmit pa asnjë koment, duke ftuar lexuesit që k
I njëjti lajm në dy media të ndryshme shqiptare, pa koment
TV Klan dhe gazeta TemA kanë dhënë një lajm me një titull të ngjashëm, që, i perifrazuar, ishte pak a shumë: “Shqipëria ia kalon Norvegjisë për ndërtimin e autostradave” Po e riprodhojmë secilin version të lajmit pa asnjë koment (komentet bëjini vetë, të dashur lexues…)
*******************************************************************
TV Klan
Norvegjezët: Shqipëria na e ka kaluar me ndërtimin e autostradave
Deputeti Gjiknuri i kërkoi tri herë falje kryetares Topallit për sjelljen e padenjë... Dhe ajo ia zbuti dënimin - njofton Kuvendi
Në një njoftim të shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, "i ka kërkuar tri herë falje Jozefina Topallit" për të mos e përjashtuar dy javë nga punimet e Kuvendit.
AK: Vetëm një e njëmijta e PBB shkoi për dëmshpërblimin e të përndjekurve. Dhe një sondazh i TCH
Në vitin 2011 qeveria shpenzoi vetëm një të njëmijtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për kompensimin e ish të burgosurve politike – Shifra është dhënë nga Aleanca Kuqezi, e cila ka vizituar sërish sot, grupin e ish-të përndjekurve që kanë nisur një grevë urie ku janë raportuar problemet e para.
Prokurori i ri ka të drejtë përgjimi “për çështje të veçanta”. Përgjimi, pasion i gazetarëve, - thotë... Berisha
Prokurori i ri i Republikës mund të ketë fuqi më të madhe në lidhje me përgjimet, nëse drafti i kaluar dje në qeveri do të kalojë në Parlament. E përditshmja SHQIP raporton në numrin e saj të sotëm se sipas një drafti të ri qeveritar që pritet të shkojë për votim në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm mund të urdhërojë përgjime telefonike në disa raste specifike pa marrë më parë aprovimin e gjykatave.