Intervista nervoze e Kadaresë: Nexhmija zuskë e kriminele, ky është një popull skllav

E përditshmja “Shekulli” ka botuar sot një bisedë telefonike me shkrimtarin Ismail Kadare, e cila – siç thotë “Shekulli”, - është marrë disa ditë më parë, por vetë shkrimtari ka kërkuar të mos botohet.
Shkruan Shekulli: “...Kjo bisedë është bërë më datë 19 shtator 2012, në orët e mbrëmjes në linjë telefonike. Shkrimtari ka kërkuar që biseda të mos botohet me premtimin që do dërgonte përgjigje të tjera via-mail. Pyetjet janë ridërguar po atë natë. Z.Kadare ka refuzuar të përgjigjet...”.
Pas kësaj, “Shekulli” ka vendosur me sa duket ta botojë këtë bisedë ku Kadare e quan Nexhmije Hoxhën kriminele, zuskë e ca më poshtë, idiote dhe injorante. Për dorëshkrimin thotë që i është marrë nga shtëpia në 1972, ndërkohë që e veja e diktatorit në një intervistë një ditë më parë thotë që shkrimtari ia ka sjellë në zyrë në 17 tetor 1975. Versionet nuk kanë ngjashmëri as në kohë as në rrethana.
I thotë Kadare intervistuesit: “Nuk dua të merrem me një kriminele... Në vend që ju të shqetësoheshit për këtë gjë, të thoshit: “si është e mundur shkrimtari më i njohur i Shqipërisë në atë kohë sepse unë isha më i njohuri, ka tre vjet që torturohet për një apartament, për një dhomë pune. Dhe nuk i bënë përshtypje asnjërit, sepse ky është një popull skllav që e quan akoma, se Shqipëria ka qenë pronë e Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës. Dhe thonë se duhet të jesh mirënjohës që të ndihmoi për të marrë një apartament. Nga i nxori apartamentet ajo, nga xhepi i saj?? ... Punë e madhe, i paskam bërë një letër kësaj para 40 vjetësh dhe një tjetër...që e harrova çfarë ishte. Po këto 40 vjet që nuk i kam bërë më asnjë letër unë kësaj, kësaj zonje, kësaj zuske, më fal, kjo ka 40 vjet që nuk ka libër nga unë. I paskam bërë një letër për një apartament...”
Ca më poshtë në intervistë, kur gazetari i thotë që pretendimi është që dorëshkrimi është dhuruar si mirënjohje për ndihmën me dosjet sekrete, informacioni i të cilave është shfrytëzuar për romanin, Kadare ‘shpërthen’ sërish:
“...Ajo është idiote, është injorante, nuk kupton që nuk ka dhurim dorëshkrimesh, në botë nuk ekziston një gjë e tillë; vetëm në fantazinë e saj të sëmurë. Nuk ka dhurim dorëshkrimesh, asnjë shkrimtar nuk dhuron dorëshkrimet. Nuk është ky zakon botëror, nuk njihet...”
Dhe në fund e mbyll bisedën me: “Dëgjo... Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve. Kjo është logjikë prej idiotësh. Ai është dorëshkrim dhe i takon shkrimtarit. Ajo nuk e vërteton dot kurrë që e ka marrë dhuratë. Nuk ka asnjë radhë, asnjë dedikim, asnjë gjë. Është vetëm fjala e saj. Fjala e një krimineleje kundër fjalës së një shkrimtari...”
** Intervistën e plotë botuar sot në të përditshmen “Shekulli” mund ta lexoni edhe në kolonën në të djathtë
Comments
si shume i prekur shkrimtari

si shume i prekur shkrimtari jone i madh)))ose pleqeria ben te veten ose ky nuk eshte vertet karakterialisht njeri i mire nderkohe qe talenti i tij i permasave boterore dhe fakti qe eshte shkrimtari i yne me i madh nuk vihen ne diskutim

Sigurisht qe shoqja Nexhmije

Sigurisht qe shoqja Nexhmije eshte ajo qe e dime te gjithe qe eshte, por te quash nje grua ne buze te varrit zuske, tregon qe ke probleme te medha me veten.

Po mire se shperthime te

Po mire se shperthime te tilla zemerimi nga ana e shkrimtarit jane normale dhe mese humane. Por mes gjithe kesaj me beri pershtypje se Kadare e quan torture mospasjen e nje dhome pune. Paçka vlerave qe mund te kete si shkrimtar, dihet se letersia me e mire dhe e arrire kudo ne bote ka lindur ne kushtet me ekstreme, nga qelite e burgjeve, nga skamja. Ajo eshte letersia me e thelle dhe e ndjere. Trebeshina per shembull s'kishte "dhome pune " ne qeli por nxori perla. Mbetem i idese se Kadare mund te kete qene disident si njeri, por kurrsesi si shkrimtar.

Edhe zuska Nexhmije te

Edhe zuska Nexhmije te thoshte qe une s'e kam fare ate doreshkrim, nuk di gje fare. Perse e dorezoi?

Mos valle nga qe "Dimri i vetmise se madhe" ne fakt i thurr lavde Enver Hoxhes dhe Shqiperise ne epoken e tij?

Te kuptohemi, eshte absurde te pervetesosh doreshkrimin e shkrimtarit, por dua t'i shkoj deri ne fund

logjikes se Kadarese.

Mire do kishte qene qe

Mire do kishte qene qe "Respublica", te kishte dhene dhe dicka nga intervista e znj.Hoxha, botu nje dite me pare.

Prej fjaleve qe thote z.Kadare duket se nuk shfaq vetem nervozisem, por edhe dicka nga thelbi i edukates se vete.

Eshte turp per nje shkrimtar te madh te flas me fjale te tilla per cilindo.

Z.Kadare flet per sigurimin kriminel, per partine kriminele, por ne qe nuk ishim shume te vegjel ne ate kohe e shikonim ne buleverd te shoqeruar me shefin e sigurimit per Tirnane ose Universitetin. Kjo nuk ka qene rastesi, por e shikonim shpesh. Keshtu edhe me sekretaret Partie si z.Pirro Lako etj.

z.Kadare ka mendjen e tij, por sjellja e tij demton vete ate me shume, ashtu edhe ne qe jemi lexues te vepres se tij. Ndiesh shume keq kur ndeshesh me kete gjuhe vulgare.

E ka humbur toruan

E ka humbur toruan Shkrimtari. Kam pershtypjen se ne kete rast thenia e Nexhit se Kadare ngelet nje njeri i vogel qendron plotesisht.

Po te ishte i zgjuar ky Gomari Shkrimtar i Yni do ti kekroknte autoriteteve si arkivi i shtetit qe te merrej me kete ceshtje - pra nje doreshkrim i kadare duhej te ishte pjese e Arkivit te shtetit. Ne kushtet aktuale kadareja nuk mund te bind kerkush qe nuk ja ka dhururar/falur kete doreshkrim Nexhit me deshire te plote dhe si mirenjohje per perkrahjen e saj dhe te te shoqit. Edhe sikur ta fitoje gjyqin kadareja (pasi tashme eshte perseri me regjimin e Ri - pra nese do Berisha) cfare mund ti bejne Nexhmijes nese aj vendos ta djege apo ta fshehe. a mos valle do ta cojne perseri ne Biruce te vene e Enverit. Kjo do te ishte fitore per te dhe turp per drejtesine shqiptare dhe Shkrimtarin e dhjere. Por ne vendin e shqipove turpi hahet e buke dhe shkrimtari do te vazhdoje ne rrugene tij.

Lidhur me Kadarene dhe afersine e tij me regjimin e rradhes - a nuk eshte valle bija e tij ne ambasade (apo ambasadorja jone ne Paris)!!! Keshtu qe dihet cfare vendimi do te jape drejtesia e dhjere e Bishes.

Por kadare ka te drejte kur thote qe ne jemi nje popull skllav - Ai eshte ne fakt Skllavi yne Par excellence (ne kete dhe ate regjim) dhe Nexhmija thjeshte po e ndihmon vete -diskretitimin e ketij shkrimtari "te madh".

Pozita ku e gjen veten Kadareja i irrituar eshte "catch -22".

Cfare negativiteti

Cfare negativiteti provincial ka ky milet dhe ky vend. Kur veme ne diskutim ne - eshte apo nuk eshte njeri i mire- te vjen te vjellesh. Kadare, nervoz apo jo- e ka thene " nuk kam bere asnje kontrate me kete popull per te qene njeri i mire apo i keq" Kam bere nje kontrate te jem SHKRIMTAR.

Llogjika qe perdor ti mor mik
Llogjika qe perdor ti mor mik ketu nuk qendron fort.
Te qenit shkrimtar padyshim qe lidhet fort me te qenit njeri I mire apo I keq. Dhe ketu nuk behet fjale thjesht per karakterin e Kadarese por me qendrimin rreth te vertetave. Une nuk njoh ndonje shkrimtar, artist te madh apo intelektual qe te mos kete ne ato qe thote e qe shruan edhe dimensionin e te mires, te drejtes emancipueses....
Ajo puna e kontrates me popullin pastaj eshte nje idiotesi e mirefillte e Shkrimtarit dhe atyre qe I shkojne pas atij pa pyetur per moralitetin dhe drejtesine apo vertetesine e brockullave te Kadarese.
Kam pershtypjen se ka shume shqiptar sot qe I vjen per te vjelle me qendrimet mediokre dhe amorale qe Kadareja ka mbajtur ne te shkuaren dhe ne te tashmen.
Ky me keto lloj deklaratash

Ky me keto lloj deklaratash tregon edhe njehere se nexhmija i nxori lakrat ne shesh si nje servil tipik per ta pasur mire me autoritet e kohes.....vetem per te fituar emer.Vepra e tij ishte dhe do te mbetet komplet per komunizmin....dhe kesaj, ky Pseudo-Shkrimtar nuk ka se cfare ti bej.......Ka qene Deputet ne Kuvendin Popullor ne khen e komunizmit dhe Nen-Kryetar i Frontit Demokratik z.v.d i Nexhmijes..... nervozizmi e tradheton............. tregon se te gjitha to qe shkruan nexhmija jnae te verteta eshte deshmimtarja e fundit qe e njeh mire.....

Kjo interviste tregon se kush

Kjo interviste tregon se kush eshte Kadare. Do te fillojne tani te thone se keto gjera behen kastile per t'i ulur reputacionin shkrimtarit te madh, por e verteta e thjeshte eshte se librat e tij qendrojne shume me lart se karakteri i tij. Ai edhe sot e kesaj dite pretendon privilegje te cilat nuk i takojne si p.sh. emerimi i vajzes se tij si Ambasadore.

Eshte turp per ne si popull

Eshte turp per ne si popull qe persekutojme nje njeri dhe shkrimtar si Kadareja. Ajo Nexhmija mund te kishte cdo gje ne ate kohe. Cfaredo qe ajo donte e gjente menyren se si ta kishte. Kesthu qe Nexhmija e ka marre doreshkrimin dhe tani per turp te saj nuk do qe t'ia ktheje te zotit legjitim. Si guxon kjo zonje, si guxon? Ne vend qe te dorezonte doreshkrimin e te mos ndihej fare fare, bene dhe tangerllek. Kulmi!! Mire te na behet. Drejt e ka Kadareja qe ne jemi popull sklleverish.

“Dëgjo... Është shumë e

“Dëgjo... Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.(kupto: shqiperia ) "- Ismail Kadare

i ka thene te gjitha me kete shprehje. per gjithe ketakomentuesit siper qe ekan memorien e shkurter. Ismail Kadare e ka shpejguar pozicionimin e vete ne plot e plot intervista. kush do te kuptoj , kupton , kush do te lexoj , lexon... kush do te sillet si idiote dh te bej komente pa baze , do vazhdoj ti bej , tek e fundit kjo ka qene gjithmon me shqitparet qe ska rendesi , peshen e njeriut qe flet, ska rendesi arsyetimi i tij , ska rendesi shpejgimet qe ai jep.... shqiptari do ifusi nga nje vesh dhe do nxjerri nga tjetri , dhe do vazhdoj t epohoj mendimin e vet si i semure mendore.

Kadare ka kerkuar qe

Kadare ka kerkuar qe intervista te mos botohet sepse e dinte se ishte shprehur ne menyre jo etike. Fakti qe kjo interviste eshte botuar na ben te kuptojme realisht ato qe Kadare mendon per Nexhmije Hoxhen. E kuptoj fare mire nervozizmin e tij. Te gjithe e dime se c'lloj njeriu ka qene dhe eshte e veja e diktatorit. Ne vend qe opinioni publik ne Shqiperi te merret me ceshtjen reale qe eshte ajo e doreshkrimit, rrine e merren me letrat qe i ka derguar duke u perpjekur te diskretitojne shkrimtarin me te madh shqiptar. Kjo eshte e turpshme.

Sa e madhe qenka kjo

Sa e madhe qenka kjo mbreteria e idioteve more hejjjjjjj!

Kjo puna e doreshkrimit mua

Kjo puna e doreshkrimit mua me duket nje pese me hiç. Nuk paraqet asnje interes. Nuk e di se çfare i kerceu Kadarese qe e ngriti kete çeshtje pas 40 vjetesh. Si do qe te jete dihet qe Kadareja eshte shkrimtari me i madh shqiptar, por njekohesisht ai ka qene pjese e regjimit politik te asaj kohe. Ne fakt ai ka qene gjithmone sherbetor i kujtdo regjimi dhe sistemi. Pra Kadareja shkrimtar dhe Kadareja njeri - jane si nata me diten. Ndofta pikerisht te ky konflikt i brendshem e ka bazen edhe zhurma e sotme qe po behet per nje doreshkrim.

Po me popullin ç'pati?Kam

Po me popullin ç'pati?Kam pershtypjen se N.Hoxha kerkon ta diskretitoje,se normalisht duhet t'i ktheje doreshkrimin.Nuk ka se ç'i duhet e nuk vlen per ankandet e Londres e New York,se nuk eshte tablo e Picasso-s por doreshkrimi nje romani.Po qe se i duhet"Dimri i madh"po i dergoj une leket te bleje nje botim ne pazar.Kam thene une,fajin e kane femijet e te dy paleve qe lene pleqte te sherrosen(bejne sherr)kot.Te them te drejten,Shekulli s'duhet te botonte nje bisede kur autori i ka kerkuar çensuren.Ka prishur nje pakt me autorin,qe ka reaguar me gjaknxehtesi.Diku kam lexuar e Vargas Llosa ishte xheloz i madh per Garsia Markesin dhe ia veshi me grusht njehere ne podium.Shkrimtaret jane njeçik keshtu,por eshte krijuar nje aureole madheshtie per Kadarene sa edhe kur ai shfryn me fjale banale,adhuruesit e tij i marrin keto fjale si keshilla te Perendise.Keta po qe jane popull skllav siç thote Kadareja.Super e vertete qe shkrimtari nevojit nje studio,por ka nga ata qe s'paten mundesine tu jepej nje laps e nje cope leter ne burg."Odin Modvalsen"i Kasem Trebeshines eshte i te njejtit nivel me"Gjenerali i ushtrise se vdekur"per mendimin tim,pavaresisht se Trebeshines i mungonte studioja.Garsia Markez kur dergoi tek botuesi doreshkrimin e"100vjet ne vetmi"s'kishte para te paguante posten dhe dergoi vetem gjysmen,se vertet ne Perendim behesh i pasur kur boton miliona kopje,por fillimi eshte i eger,se nuk ka shtet dhe shtepi botuese"Naim Frasheri"qe t'i beje keto gjera falas.

Ku e gjeti shtepine ajo? Pyet
Ku e gjeti shtepine ajo? Pyet Ismaili. Po, kjo shtepi u be me gjakun dhe djersen e ketij "populli skllav".
Sa leke e mori shtepine Ismaili ?!
falas thjesht nje leter

falas thjesht nje leter rekomandim nga mbretersha bushter. qe deshmon ate qe thote shkrimtari qe kemi qene jemi dhe do te jemi popull skllav.

ky është një popull

ky është një popull skllav

Nje deklarate e tille do te duhej te shoqerohej edhe me shpjegimin : Skllav i kujt?,sepse nese dikush eshte skllav do te duhet qe te kete edhe nje pronare.

Mbreteria e idioteve qenka e

Mbreteria e idioteve qenka e pafundme....Kadare eshte nje nder shkrimetaret me te arrire te letersise shqipe e nuk duhet te fshihet pas stereotipeve "politcally correct", tipike skllaveruese, e vleresoj kete interviste dhe kurajon e Kadarese qe gervisht maskat e brishta te shoqerise.

"Ky autsajdër, i cili mbush

"Ky autsajdër, i cili mbush librat, skenat dhe filmat e botës borgjeze e revizioniste, mishëron ikjen nga bota jonë, dezertimin e turpshëm nga koha. Ai nuk është ndonjë shpikje e re; përkundrazi, rrënjët e tij duhet t’i kërkojmë thellë tek Bibla dhe Kurani, këto puse të pashtershme idesh reaksionare. S’është e rastit që një nga ideologët e sotëm borgjezë ka shkruar: “Individi e nis këtë udhë të gjatë si ausajdër dhe do ta mbarojë, ndoshta, si një shenjt”. Hipitë e sotëm, autsajderët, antiheronjtë e Kamysit ose të Beketit, nuk janë tjetër veçse modifikime të shenjtorëve mjekërgjatë që bridhnin qysh para 2000 vjetëve e më pas nëpër shkretëtirën e Sinait, heremitët, pelegrinët jezuitë ose musulmanët që niseshin për haxhillëk në Mekë. Gjithë ky arsenal errësire dhe myku është trashëguar nga arti i sotëm borgjez e revizionist. Duke e trashëguar atë, ky art i degraduar, megjithse pretendon të jetë i kohës e modern, në të vërtetë tregon se është i vjetër e dogmatik sa s’ka ku të vejë më."

Ismail Kadare, Realizmi socialist – arti i madh i revolucionit. "Zëri i Popullit", 13 janar 1974.

Add new comment