Deputeti Gjiknuri i kërkoi tri herë falje kryetares Topallit për sjelljen e padenjë... Dhe ajo ia zbuti dënimin - njofton Kuvendi

Në një njoftim të shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, "i ka kërkuar tri herë falje Jozefina Topallit" për të mos e përjashtuar dy javë nga punimet e Kuvendit.
Teksti i njoftimit nga zyrat e k/parlamentares i ngjan shënimeve në fundin e dëftesave shkollore: “Byroja e Kuvendit shqyrtoi propozimin e një grupi deputetësh të Komisionit për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Damian Gjiknuri për përjashtimin nga punimet e Kuvendit për shkak të prishjes se mbledhjes se Komisionit te Ligjeve, te sjelljes se tij te padenje. Deputeti Damian Gjiknuri kërkoi tre herë falje përpara Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve te tjerë të Byrosë. Pas kërkesës së faljes nga Deputeti Gjiknuri, megjithëse grupi i deputetëve të Komisionit të Ligjeve kishte kërkuar që deputeti Gjiknuri të përjashtohej 2 javë nga punimet e Komisioneve parlamentare, Kryetarja e Kuvendit dhe Byroja vendosën zbutjen e masës disiplinore të propozuar, duke përjashtuar deputetin Damian Gjiknuri për një javë nga punimet e komisioneve parlamentare”.
Deputeti socialist Gjiknuri ka reaguar pas publikimit të njoftimit te Kuvendit. Gjiknuri tha se ky njoftim është një mashtrim. Ai theksoi sërish se ka denoncuar një procedurë të paligjshme, që po ndiqej nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali.
“Njoftimi i Kuvendit është mashtrim, s’kam kërkuar falje as ndaj kryetares së Kuvendit, as ndaj Komisionit të Ligjeve. Pasi u njoftova për këtë masë, dhashë shpjegimet e mia. Njoftimi për kërkimin e tre herë faljeve është një përkëdhelje për Rusmalin. Gjithçka e organizuar nga Kuvendit është një farsë,” tha ai për News24
(A.N.)
Comments
Zoti na dergoi Topallin per

Zoti na dergoi Topallin per te na tallur, Berishen per te na mallkuar dhe Ramen per te na ....

Rrofte falja! Poshte

Rrofte falja! Poshte Ligji!

Rrofte Jozefina! U shofte rregullorja!

Rrofte policit! T'pjerdhsha ligjet!

Ka shtet, mor vlla! Alamet shteti qe ve doren n'zemer!

Kete nuk e beson as

Kete nuk e beson as gomari.

Kjo eshte aq e vertete sa te thuash psh qe "Jozefina eshte e zgjuar"

Pasi kane vjedhur sa jane

Pasi kane vjedhur sa jane ngopur tani duan te tallen. Mire ja bejne ketij populli frikacak qe s'di te ngreje koke ndaj padrejtesive.

Add new comment