Arkiv-Lajme

“Ligji i artë ekonomik” i Berishës dhe i Artan Hoxhës

Postuar në 27 Shtator, 2012 07:16

“Borxhi [publik] është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik – borxh vetëm për investimet” Kështu ka deklaruar Sali Berisha gjatë Konferencës për Rritjen Ekonomike, të organizuar sot në bashkëpunim me ish-kandidatin për president Artan Hoxha.

Djali i… Vajza e… në një kronikë incidenti me eskortën kryeministrore. Plus paranoja e (dhe sipas) Bazes

Postuar në 27 Shtator, 2012 07:03

Një 33-vjeçar me emrin Romir Kopliku, të cilin, të përditshmet e sotme e prezantojnë si djali i ish-zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, është bërë protagonist i një incidenti me eskortën e kreut të qeverisë. "Ka ndjekur nga Vora në Tiranë makinat e Gardës që shoqëronin kryeministrin, pas një vizite të tij në Durrës, - raporton MAPO, në artikullin e së cilës mbi ngjarjen lexohet ndër të tjera:

Kadare, shkrimtar i madh, por njeri shpirtvogël, - thotë e veja e diktatorit dhe publikon dedikimet e tij në '78

Postuar në 27 Shtator, 2012 06:20

Në një intervistë me Adrian Thanon në të përditshmen "Shekulli", Nexhmije Hoxha ka shpjeguar versionin e saj të gjërave lidhur me procesin gjyqësor për pronësinë e dorëshkrimit të romanit "Dimri i Vetmisë së Madhe" (Dimri i Madh). Flet gjatë për Kadarenë, thotë që "ne (ajo dhe bashkëshorti) e njihnim mirë Ismail Kadarenë" që para viteve 90. Përdor fjalët "hipokrit dhe hileqar" por shton se gjithsesi ai mbetet një shkrimtar i madh që e meriton Nobël-in. Më poshtë pjesë nga intervista:

Shtrohet në spital një pjesmarrës i grevës së urisë të të burgosurve politikë

Postuar në 27 Shtator, 2012 05:14

Dita e gjashtë e grevës së urisë të të burgosurve politikë shënoi dhe shtrimin e parë në spital të një pjesmarrësi, Gazmend Hamitit. Ai u mor sot në mesditë nga një makinë e urgjencës spitalore pothuaj në gjendje kome. Të tjerë grevistë si Shpëtim Karamuço dhe Petrit Hyrjeti janë në gjendje të rëndë shëndetsore, por nuk pranuan të largohen nga greva.

Është i drejtë çkishërimi? I shërben shkurajimit të gjakmarrjes?

Postuar në 27 Shtator, 2012 03:45

Opinioni publik i yni e ka mirëpritur gjestin e kishës së Shkodrës (që gabimisht është marrë si një qëndrim i kishës shqiptare) lidhur me çkishërimin e atyre që kryejnë vrasje për gjakmarrje. Të paktën, kjo është përshtypja që është krijuar. Nuk ka pasur zëra kundër kësaj ideje, as nga brenda kishës, as nga pjesa ‘laike’ e shoqërisë. Fatos Lubonja bëhet një nga zërat e parë që e qorton një iniciativë të tillë. E bën në shkrimin e tij me titull “Po kisha ç’pati?”, të publikuar në Panorama.

“Nuk kam asnjë koment. – Pse? - Nuk kam!”

Postuar në 27 Shtator, 2012 02:54

Ilir Babaramo – Një grup të përndjekurish politikë janë në grevë urie. A keni ndonjë koment, sepse ju vini nga ajo shtresë?
Jozefina Topalli – Nuk kam asnjë koment.
Ilir Babaramo – Pse?
Jozefina Topalli – Nuk kam.
Ilir Babaramo – Ndërkohë ju thoni që kjo shumicë qeverisëse është e mbështetur masivisht nga ata.

Idrizi apel Panaritit: Merr një çam me vete në Athinë; dhe ngrije e mbroje çështjen çame në bisedat me grekët

Postuar në 27 Shtator, 2012 02:42

“Janë mbi 40 mijë shqiptarë të dëbuar nga Çamëria, dhe 5 mijë të vrarë” – kështu e përmbledh në terma arithmetikë Shpëtim Idrizi çështjen çame në një shkrim, që është publikuar në një numër të përditshmesh (Shqip, Panorama, Mapo, etj), me të cilin ai i paraprin vizitës së ministrit tonë të jashtëm në Athinë. “Ka tetë vjet që nuk bëhet një vizitë e tillë zyrtare”, thotë Idrizi, duke iu referuar “njohësve të këtyre marrëdhënieve”, dhe këtë pauzë 8 vjeçare e merr si shenjë të faktit që ka pasur probleme mes dy vendeve.

Kushtëzimi i statusit me zgjedhjet? “Fitorja më e madhe e opozitës” – thotë Balla: Të gjithë e dimë se çfarë bëri Beni, Toma e Sasha...

Postuar në 26 Shtator, 2012 15:19

“Deklarimi thuajse zyrtar nga BE-ja se Shqipërisë do t’i rekomandohet statusi, por vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, e të certifikuara si të tilla, vitin e ardhshëm, është një lajm i jashtëzakonshëm... Por njeriu që duhet të ndihet më mirë nga të gjithë është Edi Rama, megjithëse unë dyshoj se është kështu, - shkruan në një opinion në numrin e sotëm të së përditshmes MAPO, Sokol Balla.

“Ç’maxhorancë jeni ju? Kur të vijë ky babuçi këtej, do e shikoni...” Por babuçi (hë për hë) mundëson kuorumin

Postuar në 26 Shtator, 2012 14:43

Mesila Doda: Kjo që doni të instaloni ju është sundimi i pakicës. Për çfarë e mbani statusin peng?
Ditmir Bushati: Kërkesa juaj është hartuar jo në përputhje me rregulloren dhe kjo verifikohet fare lehtë. Për ligjin në fjalë nuk e kaloni dot pa tri të pestat dhe prapë do kthehet në Komision.
Mesila Doda: Hidh në votim propozimin e mazhorancës.
Ditmir Bushati: Atëherë ndërpritet mbledhja, 10 minuta pushim. Ju lutem media jashtë, maxhoranca jashtë
Mesila Doda: Jo, nuk më nxjerr mua jashtë ti. Harroje! As maxhorancën.

Nazarko: Zogu, në pushtet me ndihmën serbe? Edhe Enverin e instaluan serbët... Berisha e Nano u mbështetën nga grekët

Postuar në 26 Shtator, 2012 13:18

Mentor Nazarko ka shkruar sot një artikull të gjatë në të përditshmen “Panorama” ku vendos pikëpyetje në ato që ai i quan tetë mite mbi Ahmet Zogun. “Keqkuptimet mbi Zogun”- e titullon analizën e tij të gjatë Nazarko dhe shkruan se “derisa të shkojmë te një gjykim i ekuilibruar (për Zogun) mbase duhet të kalojë edhe më shumë kohë”. Nazarko e ka ndërtuar artikullin të ndarë në 8 pjesë, dhe në atë që ai e quan “miti i tretë” (që Zogu erdhi me ndihmën e serbëve në pushtet dhe ishte njeriu i tyre), shkruan:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme