Kadare, shkrimtar i madh, por njeri shpirtvogël, - thotë e veja e diktatorit dhe publikon dedikimet e tij në '78

Postuar në 27 Shtator, 2012 06:20

Në një intervistë me Adrian Thanon në të përditshmen "Shekulli", Nexhmije Hoxha ka shpjeguar versionin e saj të gjërave lidhur me procesin gjyqësor për pronësinë e dorëshkrimit të romanit "Dimri i Vetmisë së Madhe" (Dimri i Madh). Flet gjatë për Kadarenë, thotë që "ne (ajo dhe bashkëshorti) e njihnim mirë Ismail Kadarenë" që para viteve 90. Përdor fjalët "hipokrit dhe hileqar" por shton se gjithsesi ai mbetet një shkrimtar i madh që e meriton Nobël-in. Më poshtë pjesë nga intervista:

A.Th: Si do t'i quanit marrëdhëniet me Kadarenë para viteve '90? Miqësore është një fjalë e përshtatshme? Ishit miq?

N.H: Fjalë më saktë do të ishte marrëdhënie shoqërore në kuadrin e zhvillimeve politike dhe kulturore të asaj periudhe. Ne e njihnim mirë Ismail Kadarenë, me gjithë rezervat e mia të brendshme, por disa herë hipokrizia dhe hiletë që përdorte i kalonin caqet e pranueshme dhe bëheshin të patolerueshme.Pas ngjarjeve të 90-s erdhi kthesa e tij 180 gradë….

A.Th: Ju e konsideroni Kadarenë një shkrimtar të madh?

N.H: Ismail Kadare ishte dhe mbetet i madh në letërsi, por ai ka treguar se është në shpirt i vockël. Me këtë gjyq që hapi kundër meje, ai u bë shkas vetë që të hapen dosje të vjetra që e dëmtojnë pozitën e tij në prag edhe të dhënies së çmimeve “Nobel”. Edhe për këtë debatin e bujshëm që tashmë u hap, Ismail Kadare është vetë përgjegjës. Unë si në të kaluarën, ashtu edhe kur isha në burg nga S.Berisha, nuk e kam ndryshuar mendimin për të si shkrimtar. Edhe kur ai gëzohej nga sallonet e Parisit për burgosjen time, unë korrespondentit të gazetës “Le monde diplomatique”, që më erdhi në qeli, i kam pohuar që Ismail Kadare ta marrë çmimin “Nobel”. Edhe pas këtij gjyqi unë i përmbahem këtij qëndrimi, sepse ai është një çmim që nderon letërsinë e Shqipërisë, gëzon popullin dhe sidomos rininë shqiptare. Por me gjyqin që Ismail Kadare hapi ndaj Nexhmije Hoxhës, gaboi rëndë. Ai po i bën gjyqin vetes. – A.N.

 

Foto: Një nga dedikimet e Kadare për Enver Hoxhën në një kopje frëngjisht të "Dimrit" – botuar sot në të përditshmen "Shekulli"

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Nga ana juridike Nexhmije Hoxha mund ta fitoje gjyqin, por do te ishte ne te mire te letersise shqiptare qe doreshkrimin e librit ta kishte vete autori.</p>

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

<p>N.H.t&#39;i jape doreshkrimin nese e konsideron shkrimtar te madh.Nuk e kuptoj pse ia mban doreshkrimin,edhe po te jete e vertete se ky ia ka dhuruar.çfare fitimi ka?Nobel-in nuk ia japin per te gezuar rinine shqiptare,porse duhet ta meritoje per ndonje veper te arrire,se keshtu jane rregullat.Eshte edhe nje liber i madh keto kohe ne tregje,&quot;Dimri i botes&quot; i Ken Follet.Ishalla ngaterron juria Dimrin e njerit me tjetrin dhe ia japin Kadarese.</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Nexhmija nuk ka ce do librin , porse ne fjalen e saj Nexhmija tregon qe eshte nje njeri fisnik ...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.