Nazarko: Zogu, në pushtet me ndihmën serbe? Edhe Enverin e instaluan serbët... Berisha e Nano u mbështetën nga grekët

Postuar në 26 Shtator, 2012 13:18

Mentor Nazarko ka shkruar sot një artikull të gjatë në të përditshmen “Panorama” ku vendos pikëpyetje në ato që ai i quan tetë mite mbi Ahmet Zogun. “Keqkuptimet mbi Zogun”- e titullon analizën e tij të gjatë Nazarko dhe shkruan se “derisa të shkojmë te një gjykim i ekuilibruar (për Zogun) mbase duhet të kalojë edhe më shumë kohë”. Nazarko e ka ndërtuar artikullin të ndarë në 8 pjesë, dhe në atë që ai e quan “miti i tretë” (që Zogu erdhi me ndihmën e serbëve në pushtet dhe ishte njeriu i tyre), shkruan:
“Është tërësisht e vërtetë se Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e Serbisë, që ishte, në fakt, toka mikpritëse e shumë prej bashkëluftëtarëve të Enver Hoxhës, siç ishte Myslym Peza, Haxhi Lleshi apo të tjerë. Dhe, në fakt, Zogu këtu nuk bëri ndonjë dallim nga Enveri, që u instalua në krye të Partisë Komuniste me ndihmën e komunistëve serbë, apo Berisha dhe Nano që u mbështetën te ndihma e partive motra greke për të ardhur në pushtet. Berisha, në fakt, edhe sot mbështetet te ndonjë mik serb. Pra, liderët shqiptarë janë mbështetur te fqinjët historikisht. Por duhet pranuar, ama, se Zogu u shkëput prej serbëve shumë shpejt. Dy traktatet që Zogu nënshkroi me Italinë në vitin 1926 dhe në vitin 1927, ishin qartësisht traktate antigreke dhe antiserbe. Atëherë cilat ishin koncesionet që Zogu u bëri serbëve?”

Pak më pas, Nazarko e ve në pikëpyetje edhe “mitin e katërt” (Zogu i dha Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit serbëve sipas Marrëveshjes me Pashiçin). Nazarko shkruan: “Nga 16 pika të kësaj marrëveshjeje, nuk ka realizim të asnjërës, me përjashtim të realizimit të pjesshëm për Shën Naumin dhe Vermoshin, por me shkëmbime territoresh, që ka nevojë për sqarim. (Ka) sipërfaqe që Zogu i kishte marrë në këmbim Jugosllavisë në zonën e Pogradecit... Cili prej historianëve dominantë ka bërë ndonjë analizë të vlerës strategjike të këtyre territoreve, por vazhdimisht paraqitet sikur Zogu dha pa asnjë kundërvleftë Shën Naumin? A kishin këto territore afër një rruge të rëndësishme që lidhte Tiranën me Korçën dhe juglindjen e Shqipërisë ndonjë vlerë strategjike dhe si raportohet kjo vlerë në raport me vlerën e Shën Naumit, arsyetim që e bënte Mehdi Frashëri, diplomati i shkëlqyer, mbrojtësi i Çamërisë dhe negociatori i marrëveshjes? Kur të bëhet kjo analizë, atëherë në mënyrë të qetë mund të pranojmë tradhtinë e Zogut me Shën Naumin...”.

Më shumë:
http://www.panorama.com.al/2012/09/26/keqkuptimet-mbi-zogun/

Comments

Submitted by lom deliu (not verified) on

O Nazarko ti po lufton ato qe i quan mite me "mite" te tuat jo me fakte

dhe me shprehje jo burrash se dhe Enveri keshtu erdhi , madje  ete tjere pas tij.

Per kete e shajme Enverin, Saliun, Fatos vjenezin. leristorianet e periudhes te

na japin faktet e verteta per arratisjen e turpshme ,per arin , per vrasjet e kundershtareve e te tjera,

pastaj vem kandarin.

Dyshoj se dhe ti si Pandushi kerkon qe me qenese dhe te tjeret kane mekatet e Zogut t'ju

bejme dhe atyre permendore(psh. Enverit). Permendoret, si thote vete fjala, ju behen vetem atyre

qe duhet te mbahen mend per pune te mira per njerezit e vendit tone.

Mjaft me çfaqje dinshumësh.

Submitted by ilir (not verified) on

Mentor Nazarkos, do pare edhe nga vjen "origjina"..........vjen nga krahu i djathte......keshtu qe edhe analiza e tij....mbetet shume e ngjyrosur....dhe nuk merret per baze....Mentor Nazarko po ben Historianin sa Saliu apo edhe Majko.....Sa per Zogun ka deshmi dhe fakte qe ka shitur troje......kete e ka bere hapur....dhe mbetet figura me negative ne historine e Shqiperise pas tij vjen Rrugaci Sali........Sa per Enver Hoxhen nuk ka ndonje dokument historik qe ka shitur troje qofte edhe komunisteve Ruse.....Sa per Kosoven ajo ishte, eshte dhe do te jete loje shahu midis fuqive te medha.........Nuk e solli lirine as UCK as Ushtria Shqiptare.....ishte nderhyrja e USA.....eshte fat qe eshte USA ne krah te vendit por eshte fatkeqesi qe drejtohet nga nje klase rrugacesh (Djathtas-Majtas)

Submitted by Titi (not verified) on

E lexova shkrimin e Nazarkos. Gjithshka eshte shkruar mund te them se eshte plagjiature e vertete. E marre nga libri i Abdi Baletes ''Dilema Historike'' botuar ne Tirane me 20011. Me faktet e Baletes qe jane me shume se 5-ja qe ka shkruar Nazarko (mund te jene me 10-ra) autori i panorames kerkon te dale si ''i ditur''. Jane po te njejtet analiste si Nazarko qe vetem tundin tuncin per te nxjerre ''gjalpe'' por vetem se ju behet qumeshti hirre sepse keta marin dhe e hedhin gjithshka qe flasin rreth tyre.

Submitted by lom deliu (not verified) on

Tito a e di se ne Tropoje tundesit i thone shkërdhec ?

Submitted by notari (not verified) on

O Mentor!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! vetem ti mund te vesh ne nje balance dy te derguar te Titos (verej mire rangun dhe graden), me nje marreveshje mes dy kryeministrash. bashkepunimi i komunisteve shqiptare me ata jugosllave ka qene nje gje artizanale dhe e kryer ne kushtet e rrumpalles se luftes. nuk po them se nuk pati nje preference per hoxhen, por ama nga ana tjeter zogu me pashicin kane hedhur ne leter nje marreveshje te vertete per rtikthimin e tij ne shqiperi dhe per favoret qe jugosllavia do te merrte nga kjo. te barazosh keto dy ane ekuacioni, do te thote te vendosesh ne nje plan nje ferrari me nje fiat. ben dot gare zotrote me ferrarin, duke qene shofer fiati???

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Zogu jo thjesht"erdhi ne pushtet"me ndihmen e serbeve,ai duke riardhur ne fuqi permbysi shtetin e Fan Nolit.Keshtu qe kjo,revansh pushteti,por ama e zeze mbi te bardhe,ai erdhi ne fuqi dhe u financua nga serbet fale nje marreveshjeje,se po te mos kish marreveshje me Pashiqin nuk do kishte mbeshtetje financiare dhe direkte me ushtare,arme dhe bashibozuke bjellogardiste.Enver Hoxha u zgjodh sekretar i PKSH ne mbledhjen themeluese,qe shenoi bashkimin e grupeve komuniste shqiptare.E qarte,te derguarit jugosllasve mund te kene influencuar(per kete s'di te kete dokumentacion se vendosen direkt ata)por ata kishin mandat nga Komiterni(internacionalja komuniste)per aktivizimin e levizjes komuniste ne Shqiperi.S'jam une qe te gjykoj nese ky amatorizem dhe thjeshtezim i fakteve historike(M.N. i quan mite,ne fakt Mit eshte nje krijim/rrefim fantastik qe realisht nuk ka ndodhur)mund te  merret per baze per rehabilitimin e A.Zogut(refuzoj te quaj mbret nje uzurpues te republikes se atehershme shqiptare),por tendenca rehabilituese eshte e qarte.Mire atehere,te shpallim 100 vjetorin e rehabilitimit.Tu ngrejme permendore te gjitheve,qe nga Bardhyli e Teuta e deri tek Gezim Kullufi i gjoreJemi vend shkembor ne,po s'patem mermer me shumice,te pakten kemi shtuf.Edhe me shtuf behen buste.

Submitted by astrit pepkola (not verified) on

Mua me frustron shume koncepti a la shqiptar per argumentimin e ceshtjeve. Aq me teper kur keshtu sillet dhe nje njeri i ngritur si z. Nazarko.

Nderkohe qe pyetja shtrohet shqip: Zogu a eshte burre i mire, a eshte i keq, apo pak nga te dyja, Z. Nazarko jep pergjigjen: "per te qene maskara ishte, por meqe edhe te tjeret jane maskarenj ai eshte burre i mire". Dmth keqinterpreton totalisht pyetjen e shtruar dhe tenton te beje nje klasifikim midis maskarenjve qe tradicionalisht kane marre peng kombin. Pa shfaqur asnje aspirate per tu ngritur mbi kete nivel te ulet, kete batak ku kemi qene te gjithe te ndeshkuar, krejt si komb.

Submitted by Anonim (not verified) on

Keto qe ka thene Nazarkua jane shtremberime te medha historike. Dyshoj shume edhe te aftesite e tij intelektuale per te kuptuar gjerat. Zogu erdhi ne pushtet me dhune, me parate dhe ushtrine Pashqcit, duke nenhskruar edhe paramarrveshje ne dem te shtetit shqiptar. Shiti toka per interes te tij. Ne cdo kushtetute te cdo shteti shitja e territore quhet tradhti kombtare.

Se fundi, Nazarko ngatrron ose nuk kupton mbeshtetjen gjeopolitike me bashkpunimin e nje shteti ndaj nje klike ne fuqi...Profesor qofsh por kokebosh e ke treguar veten me keto qe ke then

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

@R-P. Zogu rimori pushtetin qe populli ia kish dhene me vote legjitime, ndersa ''shteti'' i Nolit (pushteti shenimi im) nuk ish legjitim por Noli erdhi ne fuqi me grusht shteti, pra Zogu nuk bere asgje te keqe, e mori pushtetin e tij qe e kish fituar me vota, me te njejten menyre qe Noli ia kish marre. Pra, si mund te quajme nje grusht shteti ''revolucion demokratik'' te financuar nga Greqia dhe Bashkimi Sovjetik dhe rimarrjen e pushtetin nga Zogu si ''ndihme nga Serbia''... kur ne te njejten kohe qeverisjen e Nolin nuk e njohu asnje shtet ne Perendim dhe lindje pervecse Greqipse dhe Bashkimit Sovjetik.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Ka nje problem Eridor,qe Noli nuk ishte komunist por klerik.Pastaj njohja nga bota nuk eshte kusht,se pushteti ne Shqiperi eshte çeshtje e brendshme e shqiptareve.Njohja nga jashte eshte çeshtje territoriale,si psh Evropa na njohu pa Kosoven,por kjo ishte kunder vullnetit tone.Nuk ishte grusht shteti ardhja e Nolit,por revolucion.Jane dy gjera te ndryshme,po ti studjosh.Shendet e te mira!

Submitted by Tiku (not verified) on

Miti i pare - Ne gjithe boten Mbreteria eshte e trasheguar brez pas brezi neper shekuj, dhe eshte rasti unikal ne boten moderne(perendimore dhe jo) qe nje president te vetshpallet mbret--- ato asamblete e te tjera ne angli, danimarke ,itali etj jane bere shekuj e shekuj me pare, dhe te gjitha me kurorezimet e Mbreterve nga ana e Papes.

Miti i dyte - Zogu ka vrare shume kundershtare te tij,  po flasim per atentate dhe jo  te arrestuar a te vrare me gjyq e pa gjyq , plus faktin qe nje pjese e hernjve si Gurakuqi etj jane vrare jashte Shqiperise

Miti i tret - Enver Hoxha, Sala , Nanua, kane pasur mbeshtetjen e Serbeve e Grekeve kur erdhen ne pushtet, kurse Zogu erdhi ne pushtet me ushtrine e Serbeve dhe me armet e tyre.

Miti i Katert -Zogu u fali Serbeve Shen Naunin dhe Vermoshin, dhe mos te harrojme rendesine e ketyre lokaliteteve(sot Shen Nauni eshte nje nga pikat kryesore turistike te FYROM) kurse ne Vermosh pati nje Kryengritje te armatosur e cila beri te mundur mbajtjen e Vermoshit.

Miti i Peste - Zogu ia fali Italise - Keshilltari i reformimit te ushtrise Shqiptare ishte nje Gjeneral Italian, shembull -kur Gjeneralet Shqiptar kerkonin blerjen e artilierise kunder ajrore italianet pergjegjeshin se nuk kishim ci donin se na mbronin ata .. Me parat e Italianeve e vetjma gje qe u ndertua ishin vilat e zogut ne durres tirane etj..

Miti i Gjashte - Zogu jo vetem qe dezertoi, por edhe nga mergimi nuk bere as edhe nje perpjekje per te mbeshtetur luften per liri ne Shqiperi, shume e vertete qe Abaz Kupi e Mujo ulqinaku i priten Italianet me pushke, po te tjeret???? Pse nuk doli Malit dhe Zogu..

Miti i Shtate - Zogu Mori gjithe floririn e Thesarit te shtetit dhe kete e konfirmojne dhe Historianet e huaj. Ai floriri qe moren Gjermanet dhe pastaj Angelezet ishte floriri i mbledhur , dhe i sjelle nga Italianet ne vitet 1939-1943. Po te lexoni historine e arit Shqiptar ne Angli ne fillim ishin tre pale qe kerkonin arin Shqiperia , Anglia dhe Italia. Italia me pretendimin se ky nje pjese e ketij ari ishte sjelle nga Italia per investime etj(kujtojme qe atehere pasuria e nje shteti bazohej tek sasia e arit ne Thesarin e Shtetit)

Miti i Tete- Jo vetem atehere Anglia nuk e akreditoi si mbret , por dhe ne martesen e fundit te princit William (ku u ftuan te gjitha familjet mbreterore europiane) familja "mbreterore" Shiptare nuk u ftua.

Perfundimi -Zogu nuk krijoi shtet por nje Diktature, dhe pas tij Enveri dhe tani ne fund Sala...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.