Shtrohet në spital një pjesmarrës i grevës së urisë të të burgosurve politikë

Postuar në 27 Shtator, 2012 05:14

Dita e gjashtë e grevës së urisë të të burgosurve politikë shënoi dhe shtrimin e parë në spital të një pjesmarrësi, Gazmend Hamitit. Ai u mor sot në mesditë nga një makinë e urgjencës spitalore pothuaj në gjendje kome. Të tjerë grevistë si Shpëtim Karamuço dhe Petrit Hyrjeti janë në gjendje të rëndë shëndetsore, por nuk pranuan të largohen nga greva. Greva e urisë e të burgosurve politikë u fillua të shtunën e kaluar nga 6 nismëtarë dhe sot numërion gjithsej 30 të burgosur politikë, të cilët, në total, kanë kaluar 350 vjet në burgjet e diktaturës së djeshme, ndërkohë që kanë marrë dëmshpërblim nga demokracia e sotme vetëm për një fraksion të vogël të atyre viteve.

Re.Pu.

Comments

Submitted by i perndjekuri (not verified) on

<p>kjo qeveri na mashtroi per cdo gje. na shkaterroi ekonomine dhe nuk na dha asgje nga ato qe na premtoi. ja dhame voten se menduam se meqe ishte qeveri e djathte do bente dicka per ne te perndjekurit, por edhe ketu u mashtruam. kurre me si japim vote saliut. ai njeri mendon vetem per vete dhe familjaret e tij.</p>

Submitted by Qyfli (not verified) on

<p>Po&nbsp; dakord mor i perndjekur ,po kadale njehere .Qeveria e djethte u sherben interesve te pronareve,kryesisht te medhenj e te mesem.Ju zoteri çfare posedonit ne kohen kur komunistet bene shtetezimet?Tani meqe keni bere opoziten e komunizmit duhet te jeni te djathte?Jam dakord qe ish pronaret te rimernin totalisht ate çfare regjimi komunist ja u shtetezoi.Nese jeni kjo kategori ,po duhej te mbeshteteshit nga qeveria e djathte.Nese ne komunizem hyte me duar ne xhepa perse duhet te beheni pronare?Pastaj PD tani e tutje do ti mbeshtese te djathtet meqe tani ajo identifikohet me pasunaret e rinj te pasuruar me vendime partie e grabitje korruptive.Po prape per ty nuk ka per te mbetur gje as majtas e as djathtas ,perveç ca therrime elektorale.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.