Arkiv-Lajme
Krishtlindje në Kuvend
Ndonëse një vit i vështirë ekonomik për të gjithë vendet e rajonit, në Shqipëri institucionet shtetërore vijojnë që të planifikojnë shpenzime të larta për festa e për atmosferë festive. "Kur duhen ende edhe tre muaj nga festimet e fundvitit, Kryetarja e Kuvendit ka filluar që të mendojë që në shtator për zbukurimin e ambienteve të Kuvendit. Që në datë shtatë të këtij muaji, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka porositur dekorimin për dy godinat e Kuvendit.
Kaloi vite i maskuar si punëtor emigrant... Gazetari investigativ, emri i të cilit tashmë është...fjalë e re në suedisht
Këtë të hënë Günter Wallraff mbush 70 vjeç. Günter Wallraff është një gazetar investigativ me një mënyrë të punuari të rrallë. Për mbi 50 vjet duke marrë identitete të tjera ai futej në fabrika, përjetonte abuzime mbi trupin e vet për t'i bërë më vonë ato publike në librat apo reportazhet e tij.
Kadare vs Hoxha (N.), nxehtësia në media vazhdon e rritet
Në mediat e sotme, zë hapësirë të gjerë debati rreth Kadaresë. Thanas Mustaqi tek Shqiptarja.com sjell detaje të debatit të kohës mbi librin Dimri i Vetmisë së Madhe: “Meqenëse kryqëzata ndaj Kadaresë për romanin ‘Dimri i Vetmisë së Madhe’ u shtri deri në një forum partie ku ishte vetë i pranishëm, Enver Hoxha u detyrua të thoshte se : ’Partia duhet të jetë përherë e matur, në mënyrë që çdo gjë ta gjykojë drejt e me objektivitet.
Dokumenti i pavarësisë iu sekuestrua nga policia jugosllave Qazim Bej Vlorës në Strugë, pasi vdiq në vetmi, i përzënë nga qeveria e Tiranës
Gazeta Shqiptare prej ditësh po hedh dritë mbi fatin e familjes që Ismail Qemalit, duke sjellë intervista të familjarëve.
Një ndër informacionet e sjella është dhe fakti që pas vdekjes, policia e Strugës ka sekuestruar mes të tjerash edhe dokumentin origjinal të pavarësisë që ai e mbante me vete. Qazim Bej Vlora vdiq i ri, në moshën 60 vjeçare, pikërisht në dhjetor të vitit 1953, kur atdheu i tij, Shqipëria që nuk e kishte lejuar që të jetonte në Tiranë, kishte vetëm pak ditë që kuishte festuar me madhështi ekstreme përvjetorin e 41-të të shpalljes së Pavarësisë kombëtare.
Pas fiaskos, dopingut e turpit të peshëngritjes sonë në Olimpiadë, a mban kush përgjegjësi?
Sesi na turpëroi ekipi i shtangës me përjashtimin nga fshati olimpik, me dopingun, gjobat e rezultatet e ulëta patëm rastin të jemi dëshitarë të gjithë. “Si mund të kemi sukses kur i largon specialistët. (...) Specialistët këtu te ne i largojnë në mënyrë barbare. Marrin teknikë që nuk kanë as arsimin e as moshën (përvojë pune). (...) Shkuam në Olimpiadë me 2 muaj pa trajtim.
Skandali i armëve, rishfaqet Tomei, njeriu i Gërdecit. Imami kërkon spiunin që nxori dokumentet
Shqiptarja.com në numrin e saj të sotëm sjell një hetim të vetin mbi skandalin e shitjes së armëve të denoncuar nga Partia Socialiste. Sipas saj, Zoran Damjanoviç, shtetasi serb përfaqësues i kompanisë “Montenegro Defence Industry” që ka blerë municion nga Shqipëria në vitet 2010-2011, është ortaku dhe njeriu i besuar i Henri Tomet një prej përgjegjësve për atë tragjedi që ndodhi në Gërdec e që nuk u arrit të pyetej kurrë nga prokuroria shqiptare.
Let’s go Bunking! Një hostel i ri “Bed and Bunker” lind në bunkerët shqiptarë.
Quhet "Bed and bunker" hosteli i ri i hapur prej pak ditësh në Shqipëri e që ka gjetur jehonë dhe në gazeta si Corriere Della Sera apo Allgemaine Zeitung.
Ky hostel i cili që në titull perifrazon shprehjen “Bed and Breakfast”është hapur në Tale, rreth shtatëdhjetë kilometra në veri të Tiranës, në Adriatik, duke përdorur bunkerë ushtarake që datojnë që nga koha e izolimit të madh të Shqipërisë. Projekti është produkt i një pune disa mujore të një ekipi studentësh shqiptarë dhe gjermanë të arkitekturës.
“Ç’kusur kanë taksapaguesit të paguajnë miliona lekë për të burgosurit politikë?”
Pas një skaneri që i bëra komenteve të lexuesve të lajmeve në internet mbi grevën e urisë që të burgosurit politikë po zhvillojnë në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë, më rezultoi se jo pak lexues ngrinin pyetjen “Ç’kusur kanë taksapaguesit të paguajnë miliona lekë për të burgosurit politikë?”. Dhe këtë pyetje ia bëra Shpëtim Karamuçës, njërit prej të ngujuarve në grevën e urisë, i cili ka qenë i burgosur për 26 vjet dhe sot vuan nga kanceri i laringut (ne foto). Ja si m’u përgjigj Karamuça:
“15 katëshi” i Koresë së Veriut, krenaria e sistemit komunist, ka 25 vjet që nuk mbaron.
Për disa ky është "Hotel Kiameti”, për të tjerët" Hoteli Fantazmë', pasi, pas 25 viteve nën ndërtim hoteli Ryugyong në Korenë e Veriut duket ende larg përfundimit. Mediat kanë shtënë në dorë imazhet e rralla të ndërtesës në formë piramidale 105 katëshe në Phenian, e cila u emërtua nga revista Esquire në vitin 2008 si "ndërtesa më e mbrapshtë në historinë e njerëzimit", rikthen në kujtesë The Independent.
Pse Gruevski shmang Tiranën?
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski vazhdon të shmangë nga axhenda e tij zyrtare vizitat në Republikën e Shqipërisë, vëren në numrin e saj të sotëm Koha Ditore.