Let’s go Bunking! Një hostel i ri “Bed and Bunker” lind në bunkerët shqiptarë.

Postuar në 30 Shtator, 2012 03:52

Quhet "Bed and bunker" hosteli i ri i hapur prej pak ditësh në Shqipëri e që ka gjetur jehonë dhe në gazeta si Corriere Della Sera apo Allgemaine Zeitung.

Ky hostel i cili që në titull perifrazon shprehjen “Bed and Breakfast”është hapur në Tale, rreth shtatëdhjetë kilometra në veri të Tiranës, në Adriatik, duke përdorur bunkerë ushtarake që datojnë që nga koha e izolimit të madh të Shqipërisë. Projekti është produkt i një pune disa mujore të një ekipi studentësh shqiptarë dhe gjermanë të arkitekturës.

Bunkerët janë të lidhur zakonisht me shkatërrimin, shkruan Allgemeine Zeitung. “Në Shqipëri, ka përafërsisht 400 000 të tillë, ngrehina të zymta e kryesisht të papërdorura prej betoni. Janë relike nga ditët e komunizmit. Një prej këtyre bunkerëve është konvertuar këtë vit në një hostel për backpackers dhe udhëtarë të pavarur.”

"Bed & bunker" - projekt i Universitetit të Shkencave të Aplikuara Mainz (FH) dhe Universiteti POLIS në Tiranë Sun dëshiron të kthejë në të kundërt këtë simbol të luftës.

“Çfarë ka shërbyer më parë si një pengesë dhe mbrojtje kundër të huajve do të jetë një shtëpi për udhëtarët nga kultura të ndryshme”.thotë Iva Shtrepi, që ka jetuar dhjetë vjet në Gjermani ku ka përfunduar studimet e saj për dizajn të brendshëm në Mainz FH, më 2011, një nga ideueset e projektit.

Deri më tani, DAAD mbulon të gjitha shpenzimet. Por për projektin kërkohet ndihmë e mëtejshme. Nën moton “let’s go Bunking” studentë të udhëhequr nga Markus Pretnar, i cili tani është menaxheri i projektit nga ana e universitetit, po kërkojnë financime që ta kthejnë në një zinxhir të hoteleve të pavarura në Shqipërinë mënyrë që turistët ta zbulojnë vendin “nga bunkeri në bunker”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.