“15 katëshi” i Koresë së Veriut, krenaria e sistemit komunist, ka 25 vjet që nuk mbaron.

Postuar në 29 Shtator, 2012 16:08

Për disa ky është "Hotel  Kiameti”, për të tjerët" Hoteli Fantazmë', pasi, pas 25 viteve nën ndërtim hoteli Ryugyong në Korenë e Veriut duket ende larg përfundimit. Mediat kanë shtënë në dorë imazhet e rralla të ndërtesës në formë piramidale 105 katëshe në Phenian, e cila u emërtua nga revista Esquire në vitin 2008 si "ndërtesa më e mbrapshtë në historinë e njerëzimit", rikthen në kujtesë The Independent.

Puna për këtë strukturë imponuese nisi në vitin 1987, por ndërtimi u bllokua për 16 vjet pasi paratë për projektin mbaruan. Ndërtimi në pjesën e jashtme të ndërtesës rifilloi tre vjet më parë, por pak progres është bërë brenda. Deri tani shumë pak njerëz janë lejuar ta shohin nga brenda - por agjensia Koryo Tours me bazë në Pekin arriti të marë disa foto me shumë vlerë.

Fotografitë tregojnë karabinanë e ndërtesës prej betoni po ku nuk duket asnjë shenjë e kabllove, instalimeve elektrike, tubave apo orendive.

Koreja e Veriut e nisi ndërtimin e ndërtesës që t’i demonstronte botës kapitaliste pasurinë dhe prosperitetin e saj, raporton The Independent, por në vend të kësaj ajo ka marrë tallje dhe kritika pa fund.

Kulla 330m e lartë ka një total prej 362320 m² sipëfaqe në tokë dhe pritej të hapje fillimisht në vitin 1989, me 3000 dhoma e duke qenë hoteli më i lartë i asaj kohe në botë, sikurse dhe i 7-ti në rang rrokaqiejsh.

Është vlerësuar se gjatë 25 viteve të ndërtimit qeveria e Koresë së Veriut ka shpenzuar për të deri në dy për qind të PBB-së saj.

Ne.Su.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.