Dokumenti i pavarësisë iu sekuestrua nga policia jugosllave Qazim Bej Vlorës në Strugë, pasi vdiq në vetmi, i përzënë nga qeveria e Tiranës

Postuar në 30 Shtator, 2012 09:01

Gazeta Shqiptare prej ditësh po hedh dritë mbi fatin e familjes që Ismail Qemalit, duke sjellë intervista të familjarëve.

Një ndër informacionet e sjella është dhe fakti që pas vdekjes, policia e Strugës ka sekuestruar mes të tjerash edhe dokumentin origjinal të pavarësisë që ai e mbante me vete. Qazim Bej Vlora vdiq i ri, në moshën 60 vjeçare, pikërisht në dhjetor të vitit 1953, kur atdheu i tij, Shqipëria që nuk e kishte lejuar që të jetonte në Tiranë, kishte vetëm pak ditë që kuishte festuar me madhështi ekstreme përvjetorin e 41-të të shpalljes së Pavarësisë kombëtare.

I biri i Ismail Qemalit, sipas rrëfimeve të familjarëve, mbylli sytë në Strugë në vetmi të plotë e larg së shoqes të cilën nuk e lanë ta takonte. Ajo, kur u mbyllën kufinjtë me ish-Jugosllavinë më 1949 kishte mbetur e izoluar brenda Shqipërisë.

Thuhet që në momentin e vdekjes i biri i Ismail Qemalit posedonte një bibliotekë tepër të pasur, por më e rëndësishmja, në të ishin dhe dokumente origjinale të çështjes shqiptare, të cilat pasi vdiq i vetmuar, u sekuestruan nga pushteti lokal e policia e Strugës.

I trishtueshëm është fakti që në Shqipëri nuk u dha asnjëfarë njoftimi për vdekjen e tij.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

Kjo drita që po hedh "Gazeta Shqiptare" mbi fatin e familjes Vlora, nuk është gjë tjetër pëerpos se copy-paste e emisionit "Exluziv" të Top Channel, dhënë në dy edicione rresht, para dy javësh. Ky shtypi jonë i degjeneruar se ka problem ta paraqesë si "pasuri" të vetën intelektuale.

Submitted by Gazetar (not verified) on

O Petro monitoruesi,

Eshte i njejti person qe ka bere exclusive, punon edhe tek GSH. Kshtu qe qetesohu dhe bej ndonje gje te bukur ne jeten reale se eshte dhe e diel.

Get a real life ;-)

Puc.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Petro ka te drejte, edhe ne raste te tjera shqiptarja.com ka publikuar si te ''vetat'' lajme te dhena paraprakisht ne Top Channel. P.sh. pak jave me pare kur Top Channel informonte per rrogat e larta dhe bonuset e tjera ne Banken e Shqiperise, te nesermen shqiptarja.com raportonte ekzaktesisht per te njejtat gjera dhe as qe merrte mundimin te shtonte se i referohej Top Channel.

Submitted by Petro (not verified) on

Ky gazetari, nëse e ka publikuar njëherë kundrejt honorareve, nuk ka të drejtë që të njëjtë gjë, në formë e përmbajtje, ta botojë diku tjetër. Po në xhunglën tonë mediatike, me lexues si puna e atyre qorrave që kërkon ky më sipër, doemos që çdo konstatuesi do t'i gjejnë një nofkë. Mua më cilësuan "monitorues", me demek se po më fyejnë, apo po më cënojnë dinjitetin! Ha-ha-ha, vazhdoni shini...prandaj dhe qeveriu ja jep tërë lekët familjes Frangaj, se e di që kjo media jonë është një kaos.

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Petro ka te drejte, edhe ne raste te tjera shqiptarja.com ka publikuar si te ''vetat'' lajme te dhena paraprakisht ne Top Channel. P.sh. pak jave me pare kur Top Channel informonte per rrogat e larta dhe bonuset e tjera ne Banken e Shqiperise, te nesermen shqiptarja.com raportonte ekzaktesisht per te njejtat gjera dhe as qe merrte mundimin te shtonte se i referohej Top Channel.

Submitted by Harilla (not verified) on

Ja ku u zgjidh dhe kjo punë: fajin na e ka armiku i jashtëm!

Armiqtë tanë të pabesë, që na kanë lëftuar në shekuj, na kanë halë në sy! Nuk e durojnë dot lirinë tonë.

Por grusht bashkuar, në frymën marksiste-leninste, nën udhëheqjen e lavdishme, etj., ne do t'i godasim me demaskim.

Submitted by albanian man (not verified) on

Top Channel dhe Gazeten Shqiptare e ka i njejti pronar me duket.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.