Pas fiaskos, dopingut e turpit të peshëngritjes sonë në Olimpiadë, a mban kush përgjegjësi?

Postuar në 30 Shtator, 2012 07:25

Sesi na turpëroi ekipi i shtangës me përjashtimin nga fshati olimpik, me dopingun, gjobat e rezultatet e ulëta patëm rastin të jemi dëshitarë të gjithë. “Si mund të kemi sukses kur i largon specialistët. (...) Specialistët këtu te ne i largojnë në mënyrë barbare. Marrin teknikë që nuk kanë as arsimin e as moshën (përvojë pune). (...) Shkuam në Olimpiadë me 2 muaj pa trajtim. Paratë i japin gjithmonë pas aktiviteteve...”Këto janë akuzat që hedh traineri i njohur i shtangës Hektor Shaqiri, që e quan se është “normale” kjo situatë për mënyrën sesi kanë funksionuar marrëdhëniet në këtë sport.

Në një intervistë për “Sot” ai përgjigjet se Olimpiada ndodhi sepse “nuk është marrë asnjëherë në konsideratë këshilla e trainerëve, më saktë mendimet e këshillit të trainerëve, trainerët nuk janë pyetur as për grumbullimet as për seleksionet, as për asgjë.” Shaqiri fajëson sidomos teknikët bullgarë për gjendjen e ekipit të peshëngritjes sot. Sipas tij teknikët bullgarë janë “të rëndomtë dhen atyrisht spekulatorë, e jo trainerë të aftë e seriozë”. Madje, ai nuk ngurron që të vërë gishtin mbi bullgarët për atë që ka ndodhur me Karafanin, Fetije Kasajn, dhe Shqiponja Brahajn. Dhe në fund, “padyshim fajin e mban federata, më saktë kryesia e federatës.”

Një nga pasojat e dënimeve që i janë dhënë peshëngritjes është që paratë e grantit që duhej të shkonin për sportistët, do shkojnë për të paguar gjobat e borxhet, “sepse kjo nuk është hera e parë që gjobitemi”.

k. c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.