Skandali i armëve, rishfaqet Tomei, njeriu i Gërdecit. Imami kërkon spiunin që nxori dokumentet

Postuar në 30 Shtator, 2012 05:56

Shqiptarja.com në numrin e saj të sotëm sjell një hetim të vetin mbi skandalin e shitjes së armëve të denoncuar nga Partia Socialiste. Sipas saj, Zoran Damjanoviç, shtetasi serb përfaqësues i kompanisë “Montenegro Defence Industry” që ka blerë municion nga Shqipëria në vitet 2010-2011, është ortaku dhe njeriu i besuar i Henri Tomet një prej përgjegjësve për atë tragjedi që ndodhi në Gërdec e që nuk u arrit të pyetej kurrë nga prokuroria shqiptare. Personazhet janë të njëjtët persona që lidhen me historinë e kompanisë “Evdin ltd” dhe skandalin  efishekëve mes Pentagonit, Efraim Diverolit dhe Shqipërisë.

Ministria e mbrojtjes dje akuzoi deputetin Braçe për papërgjegjshmëri në nxjerrje të materialeve Top Secret. Braçe nga ana e tij u përgjigj nëpërmjet rrjeteve sociale që e papërgjegjshme është Ministria dhe ai do të vazhdojë t’i publikojë. “Arben lëre aktorin e bëj ministrin! Tregoju shqiptarëve një shkreës të vetme nga ato që janë publikuar e që ka siglën ‘sekret’. Një të vetme! Janë të tëra dokumente tregëtare. Korrupsioni nuk mund të jetë ‘sekret’, do bëhet publik pa tjetër! Përfundon Braçe.

Ndërsa gazeta Sot raporton që publikimi i dokumenteve që implikojnë Ministrinë e Mbrojtjes në tregti armësh me kompani serbo-malazeze dhe blerje të pajisjeve përgjuese nga deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, ka bërë që ministri Imami të nisë hetimet për nxjerrjen e dokumenteve për të cilat ai i ka quajtur sekrete shtetërore. Burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë për gazetën se vetë ministri Arben Imami ka kërkuar nisjen e hetimeve për të kontrolluar rrjedhjen e informacioneve në institucionin që ai drejton, duke përfshirë në këtë çështje drejtpërdrejtë strukturat e Shërbimit Informativ të Ushtrisë (SHIU-t).

k. cukali

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.