Arkiv-Lajme

Jepuni fëmijëve 'earplugs' me vete: Kryeministri shpall se nuk do lejë fëmijë pa iu ankuar për Ramën

Postuar në 01 Tetor, 2012 08:35

“Z.Rama, ka dy javë, që i nxjerr deputetët nga komisionet, lënë karriget bosh dhe ankohet se unë u them nxënësve të shkollave të ngulin sytë tek ato karrige. Por ti tek ato karrige po shkatërron ëndrrën më hyjnore të tyre. Pse, po u them një gjë që nuk është? Po bëj propagandë? Jo, po u them një të vërtetë të hidhur..Absolutisht do ia them çdo fëmije në Shqipëri, sepse me ato karrige bosh ti po shkelmon ëndrrën e bukur fëminore".

4 profesorë, 3 doktorë shkencash dhe 2 të diplomuar master djegin certifikatat e gradave poshtë zyrës së ministrit Ruli

Postuar në 01 Tetor, 2012 06:45

Janë djegur diploma gradash shkencore sot në një protestë të organizuar përpara Ministrisë së Bujqësisë. Protesta që përfshinte një numër akademikësh është organizuar nga Aleanca Kuqezi, e cila ‘shkëlqen’ edhe njëherë në fushën e ideve që tërheqin vëmendje publike. Më poshtë janë emrat e 10 profesorëve, doktorëve shkencorë dhe dy të diplomuarve Master që kanë djegur publikisht certifikatat e gradave të tyre. Prof. Hektor Veshi Prof. Fadil Daci Prof. Ago Nezha Prof. Beg Musta Dok. Ali Çoku, Dok. Polo Cakalli, Dok.

Hajdutëria mbërrin në banesën e avokates së Berishës e Bashës

Postuar në 01 Tetor, 2012 06:20

Televizioni News24 bën të ditur se një grabitje ka ndodhur në banesën e Erinda Ballancës, me profesion avokate, që njihet veçanërisht për mbrojten e disa çështjeve të familjes kryeministrore. Njofton News 24: "Mësohet se grabitesit kanë vjedhur sende me vlerë rreth 1 milionë lekë të reja që ndodheshin në kasafortën brenda shtëpisë. Në vendngjarje ka mbërritur akti i eksperimentimit traseologjik të gjurmëve. Nga hetimet paraprake mësohet se grabitesit kane qene 2 persona dhe mes tyre policia dyshime hedh dhe mbi vëllain e Ballancës".

Kauza e grevistëve është popullarizuar, por zgjidhja e saj duket ende larg

Postuar në 01 Tetor, 2012 05:04

U mendua fillimisht se greva e ish të përndjekurve do të kalonte pa vëmendje. Ditët e para të kësaj greve, në fakt, kaluan në heshtje. Ishte shtypi i pari që nuk pati ndonjë fokusim kushedi se çfarë tek ta. Duke përjashtuar ndonjë gazetë me ndikim periferik, të tjerat ose nuk raportonin fare mbi këtë ngjarje, ose raportonin thatë e shkurt, sa për të bërë një ‘adet’.

“Molla” e Fierit – Qarku i sherrit

Postuar në 01 Tetor, 2012 03:49

Situata në Këshillin e Qarkut në Fier, - ku vendimet e Gjykatave Fier e Lushnje për t’i kthyer të majtës mazhorancën nuk zbatohen nga e djathta, - është kthyer sot sërish në mollë sherri në Komisionin e Ligjeve në Kuvend ku po diskutohej pr/ligji për nëpunësin civil.

Cilët janë 55 shqiptarët që zotërojnë gjysmën e pasurisë së vendit?

Postuar në 01 Tetor, 2012 03:29

Duke iu referuar një studimi të World Ultra Wealth report 2012 – 2013, publikut shqiptar iu zbulua këto ditë se Shqipëria linte prapa shumicën e vendeve të rajonit, për nga numri i milionerëve që kanë një pasuri prej më shumë se 30 milionë eurosh. Genc Mlloja në të përditshmen MAPO me të drejtë thotë që ky lajm “domosdo nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e opinionit publik vendës, e ma do mendja edhe atij të huaj, por aq … nuk zgjati çudia as tri ditë”.

Ka një fushatë anti-Kadare në shtyp? - Dhe një pohim në 'The Guardian'

Postuar në 01 Tetor, 2012 03:06

Disa nga të përditshmet e Tiranës janë marrë edhe sot me Kadarenë, duke sjellë kujtime nga e kaluara e shkrimtarit kandidat për Nobël. “Gazeta Shqiptare” ka intervistuar një ish-funksionar të rregjimit komunist, (Belul Lufo) i cili rrëfen një vizitë të shkrimtarit në Pogradec në 1988, kurse “Shekulli” ka intervistuar Teodor Laçon, i cili nxjerr nga memoria, një bisedë (Kadare më tha: Sakrifikohen më lehtë tre byroistë se unë – është titulli) të mesviteve ’70.

Letër e Kokalarit për Frank Wisner: Privatizimi i Albpetrolit si i ARMO-s?

Postuar në 01 Tetor, 2012 01:47

Gary Kokalari, një aktivist shqiptaro-amerikan, i ka dërguar një letër Frank Wisner-it të firmës Patton Boggs, e cila këshillon zyrtarisht qeverinë shqiptare për privatizimin e Albpetrolit. Këtë letër Kokalari ua ka percjellë elektronikisht për dijeni edhe disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit Amerikan, disa kongresmenëve dhe një rrjeti të gjerë gazetarësh dhe aktivistësh në Shqipëri.

Edi Rama dhe Pandeli Majko takojnë të burgosurit politikë të ngujuar në grevën e urisë

Postuar në 30 Shtator, 2012 16:47

Nëpërmjet dritares personale në Tweeter, Edi Rama njofton se, së bashku me Pandeli Majkon, ka biseduar për rreth një orë me të burgosurit politikë të ngujuar në grevën e urisë (që ka filluar që në 22 shtator në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë).
“Me të burgosurit politikë në greve urie - Shpetim Karamuça (në foto),26 vjet burg, diagnostikuar me kancer, në varfëri të plotë!!!”, shkruan Rama. Më tej ai vazhdon: “Ajo çka vret më keq se mos-dëmshpërblimi është shpërfillja tallëse e kësaj qeverie ndaj të burgosurve politikë, turpëruese për krejt shoqërinë.”

Arma më e fundit e shkatërrimit në masë: të zotërosh motin!

Postuar në 30 Shtator, 2012 15:47

Në një artikull për Global Research, Prof Michel Chossudovsky, ngre problemin se qeveria amerikane tashmë ka zhvilluar një teknologji që manipulon motin për ta përdorur si armë.

Teknikat e modifikimit për përdorim ushtarak përbëjnë, në kontekstin aktual të luftës globale, armën më të fundit të shkatërrimit në masë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme