Arkiv-Lajme

MPJ: Avramopulos telefonoi dhe kërkoi ndjesë për incidentin me flamurin

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:48

Ministria e Punëve të Jashtme ka botuar në sajtin e saj zyrtar një njoftim ku flet për një bisedë telefonike mes Panaritit dhe homologut të tij grek lidhur me incidentin me flamurin shqiptar gjatë konferencës për shtyp Panariti-Avramopulos dje në Athinë.

Olldashi shtrëngon të përditshmen Shqip të dalë me një editorial të vetin; s’e ka bërë kurrë më parë

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:38

E përditshmja Shqip nuk e ka në stilin e vet publikimin e editorialeve, dmth e opinioneve që përfaqësojnë frymën e gazetës. Por sot kish dalë me një opinion të vetin të publikuar në mënyrë integrale në faqe të parë, në tërë lartësinë e kolonës së djathtë. Shkak është bërë ministri Olldashi, që e ka kataloguar Shqipin si gazetë “shumë të afërt me zotin Rama, për të mos thënë politikisht të kontrolluar prej tij” (në tentativën për t’u mbrojtur prej akuzës mbi financimin e paligjshëm të RD-së me mijra euro nga pozitat e ministrit).

Majko: Basha, investim i Metës brenda PD. Ahmet Zogun s’e përmend më. Gruaja e Ramës nuk doli “feçkë” siç pata frikë

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:21

Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe deputet i PS-së ka dhënë një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes “Shekulli” ku bën disa pohime interesante. “Në Shqipëri nuk të rrëzon opozita. Ajo që “bie” është qeveria nga trashja e zullumit. Pakënaqësia shoqërore ka arritur në mllef social, - thotë Majko ndër të tjera. Më poshtë disa pjesë të vogla nga intervista e tij ku ai flet për Ramën, Metën dhe deklaratën e disa ditëve më parë për Ahmet Zogun.

Të gjithë bien në një mendje: Mitt Romney fiton debatin e parë televiziv kundër Barack Obama-s

Postuar në 04 Tetor, 2012 02:37

Debati në universitetin e Denverit mes Obama-s e Romney-t është i pari mes tre debatesh të planifikuar. Shumëkush ka jetuar me idenë se një debat televiziv është apriori arma e fortë e Obama-s, e rrjedhimisht priste që pas këtij debati të rritej distanca në favor të presidentit aktual. Por nuk ndodhi kjo. Ndodhi pikërisht e kundërta. Pati një konsensus mes atyre që raportuan nga ‘terreni’ për gazetat, televizionet apo agjencitë e tyre të infotrmacionit, se Mitt Romney doli i fituar nga debati, që zgjati rreth një orë e gjysmë e që u fokusua në problemet e brendshme.

Me fitoren e Bidzina Ivanishvilit fitoi Moska, - shkruan 'Wall Street Journal'

Postuar në 03 Tetor, 2012 16:38

Të hënën, qytetarët në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë kanë votuar në zgjedhjet që vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë cilësuar si më konkurrueset dhe më të besueshmet në historinë e vendit. Sipas rezultateve, koalicioni opozitar Ëndrra Gjeorgjiane, i udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, ka shënuar fitore të papritur ndaj partisë pro-perëndimore të presidentit pro-amerikan, Mikhail Saakashvili. Kështu nis shkrimin e përditshmja “Wall Street Journal”.

Si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zotëri, - thotë Kadare për ministrin e jashtëm serb, Jeremiç

Postuar në 03 Tetor, 2012 16:07

Në një bashkëbisedim të Ambasadorit të BE në Tiranë, Ettore Sequi me shkrimtarin Ismail Kadare - (nga zyra e BE është prezantuar si një iniciativë e Ambasadorit të BE për të vendosur një dialog të hapur me disa nga përfaqësuesit e shquar të shoqërisë shqiptare lidhur me temën e integrimit evropian të Shqipërisë) – ndër të tjera është folur për raportin mes grekëve, serbëve e shqiptarëve në Ballkan.

Një pamje e pazakontë e flamurit shqiptar gjatë konferencës për shtyp Panariti-Avramopulos

Postuar në 03 Tetor, 2012 15:42

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti takoi sot në mesditë në Athinë, ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos.

Në konferencën e shtypit me homologun grek, Panariti tha se ka diskutuar disa cështje me rëndësi për të dyja shtetet. Por ajo që ra pak më vone në sy, ka qenë flamuri shqiptar kuqezi.
Nga krahu i Avramopulos, flamuri shqiptar duket në rregull, po kështu dhe në krahun e Panaritit. Por, sapo Ministri i Jashtëm shqiptar zhvendos kurrizin, zbulohet imazhi se dicka nuk qëndron me flamurin shqiptar. Shqiponja e zezë qendron me kokëposhtë.

Nga ‘i preferuari i Bashës’ te ‘këshilltarja e Topallit’: CV-të e 4 kandidatëve për kryetar të KQZ

Postuar në 03 Tetor, 2012 15:39

Katër kandidatët për kryetar të KQZ-së, Marsida Xhaferllari, Endrit Reka, Lefteri Lleshi dhe Haki Mustafa morën sot mbështetjen e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Opozita kundërshtoi dy kandidatët Endrit Reka dhe Haki Mustafa. Socialistët thanë se të parit i mungon përvoja dhe i dyti mban ende teserën e PD. Por, për mazhorancën, deklaratat e opozitës janë tregues i frymës së bllokimit, etj. Katër kandidatët më sipër morën nga 14 vota. Dy kandidatët e tjerë morën mbështetjen e deputetëve të opozitës, por pa mundur të kualifikohen për në fazën tjetër, atë të votimit për në seancë.

Gjykata i kthen dorëshkrimin Kadaresë

Postuar në 03 Tetor, 2012 11:37

Gjykata e Tiranës ka marrë sot në drekë vendimin për t’i kthyer Ismail Kadaresë dorëshkrimin e romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Vendimi është marrë nga gjyqtari Bledar Abdullai rreth orës 14.30 të ditës së sotme, në mungesë të palës mbrojtëse të Nexhmije Hoxhës.

Procesi gjyqësor në fjalë shkaktoi një përplasje të ashpër publike mes shkrimtarit kandidat për Nobël dhe ish-bashkëshortes 92 vjeçare të ish-diktatorit komunist të Shqipërisë.

S’ka rëndësi se ç’ngjyrë kanë macet, pat thënë Ten Hsiao Pin-i; mjaft që të na hanë minjtë...

Postuar në 03 Tetor, 2012 09:40

"Sot vura re, rastësisht, se fjalorët e shqipes, si ai drejtshkrimor në MS Word, ashtu edhe Fjalori i Shqipes së Sotme dhe disa fjalorë dygjuhësh që kam, nuk e pëlqejnë fjalën “kineze”, por rekomandojnë, tërthorazi, të përdoret “kinezisht” në vend të saj (…) Qëndrimi “zyrtar” i leksikografëve paska qenë që këtë fjalë ta shpërfillin deri në atë pikë, sa ta lënë krejt jashtë fjalësit…Kur lihet jashtë një fjalë e përdorur shumë dhe rëndom, zakonisht pret që dikush të ngrejë zërin dhe të protestojë për varfërim të qëllimshëm të shqipes standard; këtë e kanë bërë, për mendimin tim në mënyrë të t

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme