Majko: Basha, investim i Metës brenda PD. Ahmet Zogun s’e përmend më. Gruaja e Ramës nuk doli “feçkë” siç pata frikë

Postuar në 04 Tetor, 2012 04:21

Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe deputet i PS-së ka dhënë një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes “Shekulli” ku bën disa pohime interesante. “Në Shqipëri nuk të rrëzon opozita. Ajo që “bie” është qeveria nga trashja e zullumit. Pakënaqësia shoqërore ka arritur në mllef social, - thotë Majko ndër të tjera. Më poshtë disa pjesë të vogla nga intervista e tij ku ai flet për Ramën, Metën dhe deklaratën e disa ditëve më parë për Ahmet Zogun.

- Sa e mundshëm është një aleancë me Ilir Metën?
Unë nuk besoj në një aleancë parazgjedhore me LSI-në dhe Ilir Metën... Aleanca e PS me LSI nuk ka kauzë morale. Është e lehtë të diskutosh matematikën në politikë pasi ajo është e rëndësishme si fund. Por, çdo fund ka edhe një fillim. Si do të jetë ai? Mbi çfarë baze morale do të ngrihet? Tek taksa progresiste?! Tek qënia pjesë e së majtës europiane?! Le të flasim hapur dhe pa doreza. Një LSI përkrah PS nëpër tribunat elektorale të 2013-s, çfarë do të thotë? Kjo parti vjen me një “bagazh” kostosh të qeverisjes aktuale që stonon frikshëm...
Investimi politik më i fortë i Ilir Metës është aktualisht kryetari i Bashkisë së Tiranës (minus 10 vota), Lulëzim Basha. Ai me të, janë një dyshe e identifikuar si prodhuese e politikës së “fortë” pas perdeve të koalicionit qeveritar deri në nervozizëm për palë të tjera brenda tij.

- Deklarata juaj për Ahmet Zogun ngjalli reagime, sidomos tek qytetarët me prirje të majta...
E kam ndjerë keqinterpretimin që i është bërë deklarimeve të mija për Ahmet Zogun. Kam vendosur t’i besoj këshillës miqësore nga veteranët e LANC-it për të mos u zgjatur për momentin me këtë histori. Nuk është koha për debate shterpë. Kemi përballë një kryeministër që ka futur në bursën e politikës gjithçka që krijon ilaritet...

- Nëse Kryetari Rama do ju kërkonte një sugjerim për zgjedhjet e 2013-ës, çfarë do t’i kërkonit të mos përsëriste nga 2009?
(Qesh) Edi Rama e ka bërë tashmë atë që pyesni. Ai u martua! Më habiti dramatikisht dhe rivlerësova mjaft nga konkluzionet e mia për të si njeri. Zgjedhja e tij ishte një grua e veçantë dhe ndryshe nga “tmerri” im se mos na zinte derën ndonjë “feçkë” me thonj të zi dhe e mbuluar me pirsa…Linda ishte një nga surprizat e rralla që ky piktor-politikan na ka bërë. Edi Rama fitoi zgjedhjet në 2007 duke sfiduar fotot intime të zhveshjes së tij në plazh. Ai sot ka përballë fabulën që shqiptarët të zgjedhin lirshëm midis atij që të “zhvesh” dhe atij që ndryshoi veten që kjo të mos ndodhë më…

Comments

Submitted by Bledi (not verified) on

O daje do e lesh alkolin ti apo jo ?

Ke 2 vjet qe flet perçart.

Shyqyr zotit qe e kuptove qe po ja fusje kot me punen e Ahmet Zogut.

Se si mund te qendroj ne te njejtin paragraf lakuriqsia e Edi Rames me te ardhmen e ndritur te tij si lider ...vetem ti Zt. Majko mund ta besh ket.

Nderkohe e vetmja e mire e Rames paska qene qe u martua me Linden...? Dhe ky e meritoka te jete Kryeminister vetem se u martua me Linden ?

Submitted by opozitari i cf... (not verified) on

Pa dyshim qe Linda eshte nje zonje grua me te cilen nuk afron, per nga sjellja dhe hiret e saja, asnjera nga grate e politikaneve kryesore ne vend – sot. Urojme qe te mbetet, sa te kete jeten, ikone e miresise se gruas tradicionale dhe moderne shqiptare. Dhe themi. Krahasimi i perdorur nga Majko eshte i gjetur, ne forme dhe permbjtje, eshte elegant, dhe e mbush plot virtute te larta mesazhin qe ai percjell per shumicen popullore te pakenaqur me politiken feudale te aleances qeverisese – sot ne vend.

Submitted by aqifi (not verified) on

Majko nuk mbush edhe aq mire, por demokracise i duhen edhe njerez qe thone gjera pa lidhje si nganjere thone edhe te verteta

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.