Si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zotëri, - thotë Kadare për ministrin e jashtëm serb, Jeremiç

Në një bashkëbisedim të Ambasadorit të BE në Tiranë, Ettore Sequi me shkrimtarin Ismail Kadare - (nga zyra e BE është prezantuar si një iniciativë e Ambasadorit të BE për të vendosur një dialog të hapur me disa nga përfaqësuesit e shquar të shoqërisë shqiptare lidhur me temën e integrimit evropian të Shqipërisë) – ndër të tjera është folur për raportin mes grekëve, serbëve e shqiptarëve në Ballkan.
Thotë Kadare: “Harmonia mes popujve të gadishullit nuk kërkon ndonjë filozofi për t’u arsyetuar. Eshtë thjesht një gjendje që çon te jeta dhe jo e kundërta e saj. Më lejoni të përsëris idenë se kjo harmoni (alias jetë) varet nga gjithë ballkanasit. Ndërkaq janë tre popuj që lozin rolin kryesor në vendosjen e saj : grekët, shqiptarët dhe serbët. Të tre të vështirë, të tre të rëndësishëm për mirë ose për keq.
Nismëtimi i projektit të pajtimit në gadishull nuk mund të vihet në lëvizje në qoftë se në ndërgjegjen e tyre nuk bëhet zotëruese ideja se asnjeri prej këtyre tre popujve nuk i merr leje tjetrit për të jetuar. Po nuk u kuptua kjo nuk mund të kuptohet e s’mund të shpjegohet asgjë. Ndërkaq atmosfera në gadishull është ende larg nga një emancipim i tillë. S’ka shumë kohë, ish ministri i jashtëm i një vendi ballkanik, bëri betimin publik se vendimi i njohjes, domethënë e drejta për jetë normale e gjysmës së kombit fqinj shqiptar, nuk mund të kalonte në OKB veçse sipër kufomës së tij ! Çdo koment do të ishte i tepërt. Këtij ministri mund t’i thuhej vetëm një frazë: si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zotëri! Gadishulli s’ka nevojë për epope të rreme kufomash...”
Deklarata e Kadaresë lidhet me atë që ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar në korrik të këtij viti.
“Deri kur Serbia të kryesojë KB-në, e kjo do të ndodhë gjatë vitit në vijim, anëtarësimi i Kosovës do bëhej vetëm po të kalonin mbi trupin tim të vdekur", ka thënë Jeremic gjatë një konference për shtyp pas takimit me ministren qipriote të Punëve të Jashtme, Erato Kozaku Markulis.
(A.N.)
Comments
I madh!

I madh!

Sapo lexova intervisten

Sapo lexova intervisten integrale te Kadarese e ne mbarim te saj me kaplloi mirenjohja dhe pikellimi. Mirenjohja per nje njeri qe di te shpreh dashurine e paster dhe respektin e detyren ndaj atdheut dhe kombit te tij dhe pikellim ngase Shqiperia vuan nga mungesa e nje klase politike te pergjegjshme qe ne mase (jo gjithesisht) ka nje mungese te theksuar dashurie, respekti, e ndjenje detyrimi qytetar e ligjor per atdheun si nje entitet qe nuk i perket nje gjenerate por jetesise se gjithe shqiptareve qe jetojne dhe atyre qe nuk kane lindur ende.

Shume e bukur kjo zoti

Shume e bukur kjo zoti Ismail, shprehje e bukur qe gjithkush do te donte ta thoshte vec askush nuk do ta thoshte aq bukur sa ju. Por.... kur ju vini shenjen e barazimit midis tre kombeve (greket dhe serbet kane marre mbi gjysmen e siperfaqes se banuar nga shqiptaret me metodat qe edhe ju i keni njohur dhe shkruar ne mjaft nga veprat tuaja) edhe njerzit e thjeshte kane te drejte te thone se edhe ju Ismail Kadare si shume rendesi i jepni pacifizmit ne kohen e goditjeve te renda mbi kombin shqiptar!

Qajini kaloresit se i varen

Qajini kaloresit se i varen kembet: Vuk Jeremic jo me kot loboi dhe me pas u zgjodh President i Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Shqiperia as qe ka patur ndonjehere kandidature per kete post te larte dhe as qe ka nder mend te luaje fort ne tryezen e diplomacise. Sherbimi i jashtem shqiptar nuk merret me keto ''vogelsira'', ai synon qe te shkoje nga ''fitorja ne fitorje'' duke sistemuar neper Ambasada familjaret e ''elites'', duke filluar me dhendurrin e Jozefines dhe duke perfunduar me vajzen e Kadarese.

Komentin e mëposhtëm e kam

Komentin e mëposhtëm e kam dërguar edhe në www.mapo.al, i referohem në tërësi bashkëbisedimit Sequi-Kadare, por nuk ndalem tek çështja e "kufomës së Jeremiçit", që gjithësesi është një analogji e goditur e Kadaresë:

Kadare, mbetesh një nacionalkomunist i rëndomtë. Tezat e tua bardhezi, që i përsërit si në rruzare, janë bërë të bezdisshme, dhe nuk i bën interesante as duke i ilustruar me ndonjë metaforë a figurë letrare.
Sa për "Identitetin evropian të shqiptarëve" Sequit duhet t'i mjaftonte teza e Kadaresë se "shqiptarët janë të bardhë": Koncept racist, por edhe bosh, sepse: Ku është linja ndarëse ndërmjet "të bardhit" dhe "jo të bardhit" tek shqiptarët?
Sa për mallëngjimin e rremë të Kadaresë për Evropën në vitet e komunizmit dua të sjell në kujtesë glorifikimin e tij poetik "Qeni i kufirit", simbolin e frikës dhe mjetin e dhunës për të ndaluar shqiptarët për të kapërcyer fizikisht kufirin drejt Evropës. Me poezi dhe proza të tilla, lavde ndaj diktatorit dhe pushtetit komunist, Kadare preu biletën e tij për të mbërritur vetë në Perëndim, ama si shkrimtar i Oborrit.
Nuk e di se pse sa herë që tund gishtin ky njeri, më vjen ndërmend Lasgush Poradeci, bilbili i heshtur në kafazin e komunizmit, kandili që u dogj përbrenda, disidenti i vërtetë i letrave shqipe.
Kadare, do të kish qenë shumë më e virtytshme për ty që pas diktaturës të kishe heshtur të paktën për tema morale, sociale e politike dhe të ishe mjaftuar me letërsi.

O Kritik qe ke bere komentin

O Kritik qe ke bere komentin ketu, je nje nder ata mosmirenjohesit per kulturen qe na ka dhuruar Kadare'. Je nje mazohist i kombit tend, pra nje njeri qe ka qejf te godase vetveten. Ti dhe ca pak si ti do donit qe Kadare' t'i merrte leje turmes kur shkruan apo kur shfaq mendime. Por jeni larg, Kritik. AI NJERI TANI I PERKET GJITHE NJEREZIMIT ME ATE QE KA SHKRUAR. Dhe shyqyr. Sepse ne nuk dime t'i trajtojme sic duhet talentet tona. U kerkojme te jene perfekte. Idiota! Ta kishin Serbet nje si Kadareja, ta shikonit si do mblidheshin rreth tij per t'i dhene Nobelin, e per ta bere hero te mendimit te kombit, e nuk do ia nxinin jeten me verejtje idiote si keto te tuat.

Kritiku,IK nuk eshte

Kritiku,IK nuk eshte nacionalist i rendomte,bile ka shume kohe qe i bie tamburit te harmonise midis ballkanasve.Une s'jam entuziasti me i madh i IK,por te mos ia hame haken kur eshte i qarte ne konkluzione.Deklarata e atij serbit qe nje turp per diplomacine,tamam diplomaci kufomash.

Add new comment