Gjykata i kthen dorëshkrimin Kadaresë

Gjykata e Tiranës ka marrë sot në drekë vendimin për t’i kthyer Ismail Kadaresë dorëshkrimin e romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Vendimi është marrë nga gjyqtari Bledar Abdullai rreth orës 14.30 të ditës së sotme, në mungesë të palës mbrojtëse të Nexhmije Hoxhës.
Procesi gjyqësor në fjalë shkaktoi një përplasje të ashpër publike mes shkrimtarit kandidat për Nobël dhe ish-bashkëshortes 92 vjeçare të ish-diktatorit komunist të Shqipërisë.
Në vendimin e tij, gjykatësi thotë se kalimi i dorëshkrimit në vitin 1975 nga Kadare te Hoxha nuk do të thotë humbjen e pronësisë mbi të. Bie në sy që gjykata ka rrëzuar versionin Kadare për dhënien e dorëshkrimit (Kadare ka deklaruar se i është marrë nga shtëpia në 1972, ndërkohë që Hoxha thotë se i është sjellë në zyrë nga vetë shkrimtari në 1975).
Vendimi pritet të trajtohet gjerësisht në shtypin e nesërm ndërkohë që dorëshkrimi nuk do dorëzohet pa u ezauruar shkallët e tjera të gjykimit. Nëse pala humbëse e kërkon një gjë të tillë ajo duhet të ankohet në Apel brenda 15 ditëve.
Vendimi u mor pa praninë e avokatit mbrojtës së Hoxhës, i cili në një deklaratë për media është shprehur se kishte kërkuar shtyrjen e seancës dhe kjo kërkesë nuk iu miratua. A.N.
Comments
Gjeja e falur nuk kerkohet.

Gjeja e falur nuk kerkohet.

Sa turp! Nderkohe jam i prirur te mos i besoj z. Kadare, per faktin se nuk eshte hera e pare qe genjen. Z. Kadare ka genjyer edhe ne nje histori te dhimshme te nje djali, te cilen e vertetoi me pas TOP CHANNEL. Edhe ne historine e doreshkrimit faktet e z. Kadare qe perbejne fyerje dhe sharje ndaj z. Hoxha, jane shume te uleta dhe te pabesueshme perballe informacionit te detajuar ne kohe dhe hapesire qe shpalos z. Hoxha.

Ne jusrisprudence njerez te tille quhen deshmitare te pabesueshem dhe gjithmone kane probleme me vertetesine e deshmise se tyre perpara gjykatave. Por ne kete rast ndryshon puna pasi z. Kadare e ve vehten e nje trimi qe lufton me nje Pele te ngordhur dhe cmimin e kesaj drejtesie per fatkeqesine tone e vene gjyqtare te tipit Agim Bendo &Co.

Ne kete rast barra e proves ka qene mbi Kadarene. Nuk e dime se cfare faktesh dhe provash ka paraqitur z. Kadare ne gjyq pervec disa frazave fyese per z. Hoxha. Nese ato jane te mjaftueshme ne demokraci per te fituar pronen qe i ke falur dikujt (cmenduri t'ja marresh perseri) atehere ne Shqiperi ka rene shteti i se drejtes (ne fakt kjo dihet)

Ndoshta prona duhet te shkoje tek i zoti, por kur i zoti e fal ate prone atehere duhet ta qepe halen (nese nuk jam gabim, sic thote ajo shprehja popullore)....

Shpejtesia me te cilen vepron

Shpejtesia me te cilen vepron gjykata kur pale ne proces jane VIP-a eshte nje nga shenjat me te dukshme te degjenerimit te sistemit te drejtesise. Ka me dhjetra procese te tjera te cilat zvarriten pafundesisht megjithese kerkuesit kane nevoja teper imediate p.sh. pagat e punonjesve te administrates pasi flaken nga puna. Me konkretisht, Gjykata e Tiranes per hallexhinjte e zakonshem i zhvillon seancat nje here ne muaj, ndersa per Kadarene beri 5 seanca ne nje muaj e gjysem.

Pavarsisht nga kthimi i

Pavarsisht nga kthimi i doreshkrimt-dhurate tek Kadareja, Hoxha ngelet vertet e nderuar per qendrimin dinjitoz para ndodhive banale te inskenuara nga sherbetoret e demofazhizmit. Kur ishim te vegjel dhe ndodhte ndonjehere qe tjetri te dhuronte nje dicka ( molle, a dardhe, laps a liber) dhe me pas pendohej per arsye te ndryshme e kerkonte prape ate send dhe qellonte qe i kthehej dhe ne te gjithe femijet e tjere therrisnim se bashku si ne kor: Hem ma dhe, hem ma more, tu befte b.....a shaptore!

Nexhmija eshte bashkeshotja,

Nexhmija eshte bashkeshotja, jo ish-bashkeshortja e diktatorit.

Resulati i betejes mes
Resulati i betejes mes Shkrimtarit te Diktatures dhe Nenes se Diktatures
Para gjygjit shqiptar: Kadare vs. N. Hoxha 1 : 0
Para moralit: Kadare vs. N. Hoxha 0 : 1
Emancipimi i shoqerise postdiktatoriale vs. Elites e Diktatures (Kadare/N.Hoxha: 0 : 1
Më në fund e mori bravo

Më në fund e mori bravo

Add new comment