S’ka rëndësi se ç’ngjyrë kanë macet, pat thënë Ten Hsiao Pin-i; mjaft që të na hanë minjtë...

"Sot vura re, rastësisht, se fjalorët e shqipes, si ai drejtshkrimor në MS Word, ashtu edhe Fjalori i Shqipes së Sotme dhe disa fjalorë dygjuhësh që kam, nuk e pëlqejnë fjalën “kineze”, por rekomandojnë, tërthorazi, të përdoret “kinezisht” në vend të saj (…) Qëndrimi “zyrtar” i leksikografëve paska qenë që këtë fjalë ta shpërfillin deri në atë pikë, sa ta lënë krejt jashtë fjalësit…Kur lihet jashtë një fjalë e përdorur shumë dhe rëndom, zakonisht pret që dikush të ngrejë zërin dhe të protestojë për varfërim të qëllimshëm të shqipes standard; këtë e kanë bërë, për mendimin tim në mënyrë të tepruar, me fjalët kinse me burim nga gegërishtja, që nuk kanë përgjegjëse në toskërishte. Megjithatë, nuk pres që të protestojë kush për kinezçen, dhe jo ngaqë ekziston krahas saj fjala kinezisht, po për arsye thjesht ideologjike. Që nuk kanë të bëjnë me maocedunidenë, natyrisht".
Këto shkruan ndër të tjera Ardian Vehbiu në një shënim në blogun e tij "Peizazhe të Fjalës". Analizon më pas me zgjuarsi se si edhe gjuha dhe rregullat e saj përdoren nga politika dhe vihen “në shërbim të çështjes” kur asaj i intereson manipulimi i mbartësve të saj. Shkruan Vehbiu:
Fjalë si “labçe”, “vendçe”, “fshatçe” shpëtuan pa u internuar jo sepse ishin “të bukura”, por ngaqë lidheshin me mendësinë tipike populiste, duke përshkruar veprime dhe mendësi karateristike për njerëzit e thjeshtë, të bazës, mundësisht të fshatit që rrethonte qytetin. Nëse kjo i vlente anti-intelektualizmit të regjimit dje, atëherë do të toleroheshin edhe mercenarët, si kjo prapashtesë –çe, e vënë papritur në shërbim të çështjes.
S’ka rëndësi se ç’ngjyrë kanë macet, pat thënë Ten Hsiao Pin-i; mjaft që të na hanë minjtë...
Më shumë:
http://xhaxhai.wordpress.com/2012/09/27/thanet-e-nastradinit/
Comments
Ardian Vehbiu qe ne te rite e

Ardian Vehbiu qe ne te rite e tij eshte marre me pershkrimin e disa gjedheve fjaleformuese te shqipes, e di fort mire se ketu nuk hyn as politika, as ideologjia, as regjimet e te tjera si keto, por vetem fjaleformimi. Çeshtja eshte e thjeshte. Ndajfoljet e menyres qe shprehin gjuhet e ndryshme ne shqipen letrare formohen me prapashtesen -isht: kemi gjermanisht dhe jo gjermançe, italisht dhe jo italiançe, turqisht dhe jo turkçe, pra kinezisht dhe jo kinezçe. Kjo eshte e gjitha, nuk ka nevoje te filozofohet aq shume! Tjeter gje nese ndokujt nuk i pelqen kjo dhe zgjedh te perdore format me -çe. Eshte i lire ta beje kete, veçse duhet te marre ne sy rrezikun te konsiderohet injorant.

oooo relapso po ashtu si thua

oooo relapso po ashtu si thua ti i bie te jete Kinë-kinisht dhe jo kinez-kinezisht. pse nuk themi italianisht, francezisht, anglezisht???!!!

tamam fare thuhet Kinë-kineze (gjuha kineze), s'ka pse behet merak njeri se prishet "rregulli"

keto "rregullat" jane edhe

keto "rregullat" jane edhe pak te "cuditshme" p.sh. pse i thone frëngjisht dhe jo francisht??!!

Gegenisht dhe jo gegerisht

Gegenisht dhe jo gegerisht ashtu sikurse toskerisht per toskenisht qe nuk shkon fare.

Na myten t.... kto dite. Po

Na myten t.... kto dite. Po nuk ka nje gjuhe "kineze" or te mjere. Ka Mandarin( qe eshte gjuha standarte ) dhe Cantonese, Wu, Min etj.

Mbetshi mire!

Add new comment