Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret në takim të shpejtë të gjithë ushtarakët e lartë amerikanë në botë
Media të ndryshme raportojnë se Sekretari amerikan i Luftës, Peter Hegseth, ka urdhëruar një takim me të gjithë ushtarakët e lartë amerikanë në mbarë botën, takim që parashikohet të mbahet në Quantico, Virxhinia, javën e ardhshme.
Agjencia “Reuters” e cilëson diçka të rrallë mbledhjen e të gjithë lidershipit ushtarak amerikan në një vend të vetëm. Mediat spekullojnë se takimi ka një lidhje me shkarkimet e disa ushtarakëve të lartë në muajt e fundit.
Add new comment