Arkiv-Lajme
Në gjithë takimet me fëmijët nuk do ketë asnjë temë tjetër, - thotë K/Ministri i Shqipërisë
Kryeministri i Republikës ka dalë sot pasdite në një multi-konferencë për shtyp, ku ka bërë të ditur veç të tjerave se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fjalimet anti-opozitë përpara fëmijëve të shkollave.
Reagime të matura për përplasjen Turqi-Siri (me ndonjë përjashtim alla-berishë)
Parlamenti turk i mbledhur me dyer të mbyllura ka aprovuar një mocion të paraqitur nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan dhe ka autorizuar për një vit operacione të mundshme militare turke në Siri - citon agjensia e lajmeve ANSA, mediat turke. ANSA thotë gjithashtu se ministri i jashtëm rus Serghiei Lavrov i ka kërkuar sot Damaskut të deklarohet publikisht që goditja me mortajë nga territori sirian në atë turk ka qenë një incident që nuk do përsëritet.
Xhaferllari ose Lleshi – kreu i ri i KQZ do jetë një grua
Sot pritej votimi për kreun e ri të KQZ por për shkak të debateve, ky votim është shtyrë për në seancën më të afërt të Kuvendit. Gjasat janë thuajse të plota që në krye të KQZ-së kësaj here do jetë një femër. Shansin për t’u zgjedhur në krye të KQZ-së do e ketë ose Marsida Xhaferllari ose Lefteri Lleshi. Reporterët e politikës në të përditshmet e Tiranës citojnë burime nga mazhoranca se një nga këta dy emra do konfirmohet në krye të KQZ. Gjasat janë që Lefteri Lleshi, këshilltare e Jozefina Topallit dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të fitojë.
Shpëtim Idrizi sheh tek ngritja e çështjes çame në Athinë një frut të aktivizmit të tij publik, e të pjesëmarrjes së PDIU-së në qeveri
Fakti që ministri ynë i jashtëm, Edmond Panariti ka “guxuar” të ngrejë çështjen çame në bisedën që ka patur me homologun e vet grek në Athinë, ka gjetur një jehonë të madhe në shtypin shqiptar. Raportimi i ngjarjes bëhet me tone në dukje neutrale e të ftohta, por midis rreshtave nuk ka qenë e vështirë të lexohej një si entusiazëm. Një ditë më pas, Shpëtim Idrizi e ka parë të gjithën këtë si një fitore të vetën, e për rrjedhojë është edhe më entuziast se shtypi patriotik.
“Detaje” të stilit e të përmbajtjes në ballafaqimin e mbrëmshëm televiziv Obama-Romney
Barack Obama ishte i tendosur mbrëmë gjatë debatit me Romney-n (“Ai është mësuar me tele-prompter përpara, por këtë herë nuk e kish; prandaj e humbi debatin”, u shpreh më pas me ironi i famshmi Rudy Giuliani). Ra në sy se Presidenti, që mbante një kravatë të kaltër, nuk ‘guxonte’ t’ia hidhte vështrimin sfidantit të tij, që i ish përgjigjur me një kravatë të kuqe (në respekt të partive të tyre); Obama i mbajti kryet ulur gjatë kohës që fliste Romney dhe shihte nga kamerat gjatë kohës që fliste vetë. Ndërsa Romney u soll ndryshe: I mbante sytë nga Obama.
Berisha vijon 'të demaskojë Ramën' përpara fëmijëve. Shock dhe ngjethje si në një skenë pedofilie, - thotë Nano
Kryeministri i Shqipërisë ka vijuar edhe sot 'të demaskojë' rivalin e tij politik përpara fëmijëve të shkollave.
Po i bëmë sot monument Zogut, nesër do t'i bëjmë një Enver Hoxhës, pasnesër Sali Berishës – thotë Lubonja e më pas thumbon keqazi Majkon
Le ta themi troç: gjithë ky debat mbi figurën e Zogut… po zhvillohet pasi Sali Berisha ka vendosur t’i ngrejë një monument – me sa duket në kërkim të një politike që kërkon të na i mbajë mendjet dhe ndjenjat në të kaluarën dhe jo në problemet e të sotmes.. – thotë Lubonja në analizën e tij të kësaj jave në të përditshmen "Panorama".
Përballë Kadaresë: Ettore Sequi bën gazetarin; dhe nuk e bën keq
Të përditshmet e sotme kishin publikuar, dhe nxjerrë në evidencë, mendimet e Ismail Kadaresë në dialogun që Ettore Sequi ka bërë me të mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ky i fundit ka marrë në këtë bashkëbisedim më shumë rolin e një gazetari se sa atë të një interlokutori, e duhet thënë se nuk e ka bërë keq gazetarin. Përkundrazi. Binin në sy edhe disa konkluzione, nënvizime e pyetje sugjestive të tij, me anë të të cilave ka shtruar binarët, ku ka ecur Kadare. Ja ndonjë sosh:
NI: Ballkani po i ikën duarsh SHBA-ve, po marrin terren Turqia, Rusia e Izraeli. Nisi pas 'Kosovës'
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton po përgatitet për një udhëtim në Ballkan.
National Interest (http://nationalinterest.org/) shkruan se momenti aktual politik atje paraqet para diplomates së lartë të vendit shumë sfida. Ndikimi i SHBA-së dhe i BE-së në rajon është në rënie, dhe fuqitë e tjera të interesuara si Turqia, Rusia dhe Izraeli janë duke u bërë gjithnjë e më aktive në Ballkan, shkruan eksperti mbi sigurinë dhe politikat në Ballkan, Gordon Bardosh.
MPJ: Avramopulos telefonoi dhe kërkoi ndjesë për incidentin me flamurin
Ministria e Punëve të Jashtme ka botuar në sajtin e saj zyrtar një njoftim ku flet për një bisedë telefonike mes Panaritit dhe homologut të tij grek lidhur me incidentin me flamurin shqiptar gjatë konferencës për shtyp Panariti-Avramopulos dje në Athinë.
