Xhaferllari ose Lleshi – kreu i ri i KQZ do jetë një grua

Sot pritej votimi për kreun e ri të KQZ por për shkak të debateve, ky votim është shtyrë për në seancën më të afërt të Kuvendit. Gjasat janë thuajse të plota që në krye të KQZ-së kësaj here do jetë një femër. Shansin për t’u zgjedhur në krye të KQZ-së do e ketë ose Marsida Xhaferllari ose Lefteri Lleshi. Reporterët e politikës në të përditshmet e Tiranës citojnë burime nga mazhoranca se një nga këta dy emra do konfirmohet në krye të KQZ. Gjasat janë që Lefteri Lleshi, këshilltare e Jozefina Topallit dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të fitojë. Më poshtë, disa të dhëna flesh lidhur me këto dy kandidatura:
Xhaferllari
Xhaferllari (në foto) prej muajit Shtator 2008 dhe aktualisht punon si Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Dhjetor 2007 Shtator 2008, Xhaferllari ka qenë këshilltare e Ministrit të Drejtësisë. Prej muajit Tetor 1999 deri në Dhjetor 2007 Xhaferllari ka qenë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Lleshi
Ka përfunduar Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Aktualisht është anëtare e KLD dhe Drejtore në Shërbimin Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë. Lleshi u shpreh se gjatë viteve 1992-2000 ka punuar në Shërbimin Informativ Kombëtar, Juriste, në Drejtorinë Qëndrore. Detyrën e Drejtores në Shërbimin Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë e mban prej vitin 2007 e në vazhdim. - A.N.
Comments
Ristani o zevendesua me
<p>Ristani o zevendesua me Ristanken. Edi Rama aprovoi vjedhjen e zgjedhjeve te 2013.Opozite leshi.</p>
Add new comment