Arkiv-Lajme

Prognoza paraprake e Ramës për konfigurimin e koalicionit opozitar

Postuar në 05 Tetor, 2012 16:21

Edi Rama bëri sonte, ndër të tjera, një prognozë paraprake për konfigurimin e koalicionit opozitar në një intervistë të gjatë me gazetarin Alfred Peza në Vizion Plus. Kur Peza aludoi se pa një koalicion me LSI-në, koalicioni aktual i PS-së do ta vinte në dyshim fitoren, Rama tha se është më se i bindur që pjesmarrja e votuesve të koalicionit të tij do të jetë aq e madhe sa do t’i bëjë të panevojshme votat e LSI-së për fitoren.

Saga e Dick Marty-t vazhdon

Postuar në 05 Tetor, 2012 16:09

Juri Laas, zëdhënësi i ekipit të John Clint Williamson, prokurorit amerikan të përzgjedhur nga Bashkimi Evropian për të hetuar akuzat e Dick Marty-t, i ka thënë Radio Dukagjinit se hetimet mund të marrin kohë.

Sipas tij, ky rast mund të zgjas përafërsisht edhe sa rastet e tjera që janë hetuar nga Tribunali i Hagës. Ndërkohë, statistikisht, mesatarja e hetimeve të Tribunalit ka marr 2 deri në 3 vjet kohë.

Le të bëjnë çfarë të duan...

Postuar në 05 Tetor, 2012 14:47

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka paralajmëruar se PS nuk do marrë pjesë në votimin për kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Rama tha se të katër kandidaturat ishin me probleme, por ata kanë skartuar dy që ishin krejt jashtë kritereve. Në garë tani janë dy femra, Marsida Xhaferllari dhe Lefteri Lleshi.
“Ne nuk do të marrim pjesë në votim, sepse e gjithë procedura ishte në shkelje të vazhdueshme të ligjit.

KLD ndëshkon gjyqtarin që liroi nga burgu Ilir Xhaken

Postuar në 05 Tetor, 2012 14:12

KLD ka marrë vendim të pezullojë nga puna gjyqtarin që liroi nga burgu Ilir Xhaken. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë masë ndëshkimore, sipas ORA News, “pezullim nga puna” ndaj gjyqtarit të Durrësit, Neritan Tabaku, vendim që i hap rrugë Prokurorisë për procedim penal ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku. Vetë Ilir Xhakja gjendet pas hekurave nën akuzën për vrasjen e shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiri, në Sukth të Durrësit.

Ju mund të largoni një politikan nga Ballkani, por është vështirë ta largoni Ballkanin nga politikani

Postuar në 05 Tetor, 2012 12:55

Ju mund të largoni një politikan nga Ballkani, por është vështirë ta largoni Ballkanin nga politikani, shkruan gazeta “Wall Street Journal”. Sipas saj, 'takimet rastesore' ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë këtë javë në Nju Jork, kanë qenë leksion për konfliktin e pazgjidhur, por jo të nxehtë në Evropën Juglindore. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, një nacionalist që do anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, nuk flasin mes tyre.

Meta nuk ia lë “kreditet” Panaritit; i shfrytëzon për LSI-në

Postuar në 05 Tetor, 2012 12:40

Pritej një konferencë për shtypin nga ana e Edmond Panaritit, por në vend të tij ka dalë Ilir Meta. Vizita e ministrit tonë të jashtëm në Greqi u vlerësua si një sukses në shtypin e Tiranës (raportimet i kanë mëshuar faktit që Panariti ka përmendur “çështjen çame” pas gati një dekade heshtjeje në bisedimet Shqipëri-Greqi); u prit mirë gjithashtu dhe nga ana e kreut të partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi.

Prokurorja nuk paraqitet për pretencën. Hakmarrje me Kanun - thotë familja e Remzi Hoxhës

Postuar në 05 Tetor, 2012 10:11

Familjaret e biznesmenit te vrare Remzi Hoxha kërcënojnë se do te hakmerren sipas Kanunit nëse organet e drejtësisë shqiptare nuk do te ndëshkojnë personat qe kane rrëmbyer dhe me pas vrare biznesmenin shqiptaro maqedonas. Deklarata u be për televizionin Vizion Plus nga djali i Remziut, Ardian Hoxha pas seancës gjyqësore ku pritej qe prokuroria te paraqite konkluzionet përfundimtare për katër te akuzuarit.

Rezar Taçi, pronar i ARMO e Albpetrol. TCH: Tashmë zotëron të gjitha të drejtat mbitokë-nëntokë në gaz e karburante

Postuar në 05 Tetor, 2012 09:27

Dy ditë pasi Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpalljen e ofertës fituese të 'Albpetrol' kanë dalë në publik ata që qëndrojnë pas blerjes. "Vetro Energy", konsorciumi amerikan që bleu Albpetrol-in për 850 milionë euro, dha sot konferencën e parë për shtyp, ku prezantoi përbërjen. Aksionerët e “Vetro Energy” janë "Silk Road Equity" me 49% aksione dhe "Hyppo Holding" me 51% aksione. President i kompanisë "Hyppo Holdings" (partneri kryesor në konsorcium) është... Rezart Taçi.

A e ka kuptuar ambasadori Sequi, Kadarenë?

Postuar në 05 Tetor, 2012 08:55

Pyetjen e bën Andrea Stefani në analizën e tij të botuar sot në të përditshmen SHQIP. Stefani që është ndoshta pena më kritike me ndërkombëtarët në Tiranë (një javë më parë në një intervistë deklaroi se disa prej tyre janë madje të korruptuar) thotë fillimisht se është me rëndësi që këtë herë alarmet për humbjen e shanseve të demokracisë dhe krejt shpresës së europianizimit të Shqipërisë, kanë mbërritur tek ambasadori i BE-së nga goja e shkrimtarit më të shquar të letrave shqipe.

Ministri i Jashtëm Panariti shpallet non-grata nga Aleanca Kuq-e-Zi

Postuar në 05 Tetor, 2012 08:11

Portalet mediatike raportojnë se Aleanca Kuqezi i ka bërë ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, një pritje në proporcion me incidentin e flamurit kokëposhtë. Aktivistë të kësaj partie kanë qendruar në vendin ku ai duhej të dilte nga aeroporti me pankarta ku Ministri i Jashtëm konsiderohej: “person non grata.”

Kjo 'kërkesë' e kuq-e-zinjve vjen pas incidentit të rëndë me flamurin e Shqipërisë gjatë konferencës së dy ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në Athinë, ku flamuri kuqezi ishte vënë me kokë poshtë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme