Ju mund të largoni një politikan nga Ballkani, por është vështirë ta largoni Ballkanin nga politikani

Postuar në 05 Tetor, 2012 12:55

Ju mund të largoni një politikan nga Ballkani, por është vështirë ta largoni Ballkanin nga politikani, shkruan gazeta “Wall Street Journal”. Sipas saj, 'takimet rastesore' ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë këtë javë në Nju Jork, kanë qenë leksion për konfliktin e pazgjidhur, por jo të nxehtë në Evropën Juglindore. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, një nacionalist që do anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, nuk flasin mes tyre. Por, java e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e ka bërë të vështirë për kundërshtarët që të shmangin njëri-tjetrin, shkruan gazeta.
Të mërkurën, të dy liderët kanë qenë ngjitur në një pritje për udhëheqësit evropianë. Nikoliqi, sipas gazetës, ka dalë pa përfillur liderin kosovar. Duke plasur në gaz, lideri kosovar ka shtuar: “I thoni atij se nuk duhet të largohet nga salla kur unë jam aty. Nuk ka nevojë të djersitet”. Disa orë më vonë, duke u ulur në të njëjtën karrige ku është ulur lideri kosovar, presidenti serb ka thënë se “ka problem me zotin Thaçi” dhe ka përmendur raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili ka akuzuar komandantët kosovarë të luftës, përfshirë zotin Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë. “Unë nuk mund të shtrëngoj duart me Thaçin, për aq kohë sa ekzistojnë dyshimet për krime lufte”, ka thënë Nikoliq.Z.Thaçi, i cili akuzat e Martyt i quan “trillim”, thotë se Kosova do të shkojë përpara drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO, me ose pa zgjidhje me serbët, shkruan “Wall Street Journal”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.