Arkiv-Lajme
Kush e ka rradhën? Kush do zhduket tani? - pyet Ardian Hoxha dhe krahason me diktatorin 'ata që shajnë diktatorin'
Shtyrja e pretencës së prokurorisë për çështjen e Remzi Hoxhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda (për shkak të mungesës së prokurores Elisabeta Ymeraj) ka shkaktuar reagimin e fortë të familjarëve të cilët kanë kërcënuar se do të bëjnë vetëgjyqësi nëse drejtësia nuk funksionon.
AP në Tiranë përshëndet rezolutën e KiE për të burgosurit politikë. Vota shqiptare në Strasburg, kundër
Votimi kundër rezolutës së KiE nga përfaqësuesit e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: “Mbi përkufizimin e të Burgosurit Politik” është konsideruar veprim i turpshëm nga përfaqësues të KiE në Strasburg. Shqipëria, e cila ka edhe presidencën e KiE u reshtua në vendet që votuan kundër dhe pohoi që ishte përfshirë në një lobim të Rusisë e Azebajxhanit.
Britma neonaziste në Athinë kundër regjisorit Laert Vasili: “shqiptar dil nga salla se këtu do të ta bëjmë gropën”
Aktori dhe regjisori shqiptar që punon dhe jeton në Greqi, Laert Vasili, ka deklaruar sot për Shekullin se parmbrëmë, gjatë provave të pjesës “Korpous Kris” në teatrin “Hitirio” në qendër të Athinës, eksponentë dhe simpatizantë të partisë neonaziste greke Agimi i Artë kanë rrethuar teatrin dhe pjesëtarët e trupës teatrale duke i kërcënuar me thirrje raciste. Neonazistet e Agimit të Artë me flamuj grekë dhe simbole të kishës ortodokse kanë kundërshtuar shfaqjen e premierës duke thirrur në kor “shqiptar dil nga salla se këtu do të ta bëjmë gropën”.
Ngadalë-ngadalë, - thotë Grossruck për integrimin dhe veçon Topallin si "grua me përgatitje të lartë"
Wolfgang Grossruck ka dhënë në numrin e sotëm së së përditshmes “Shekulli” një intervistë ku flet për zgjedhjet e pritshme të 2013-s dhe kujdeset të hapë vetë një parantezë për… Jozefina Topallin (në foto).
Shqipëria (presidente e KiE) voton kundër rezolutës për të burgosurit politik. Turp! - thotë Mailis Reps e KiE
Në kohën kur në Shqipëri vijon greva e ish-të burgosurve politikë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg miratoi me 100 vota pro, 64 kundër dhe 12 abstenime, rezolutën për përkufizimin e “të burgosurit politik”.
Kryeministri përshëndet Bankën Botërore: “Edhe ju patët faj për piramidat e 1996”
Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar dje konferencën e organizuar për të përkujtuar 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bankës Botërore për të hedhur një dorashkë të vjetër e të zhubrosur që i kishte mbetur prej kohësh në duar: piramidat. Siç njofton shqiptarja.com ai ka thënë në fjalën e tij: “Shqipëria kaloi një nga momentet më të vështira, më dramatike, me skemat piramidale dhe një burrë që arriti të bëhet edhe zv.
Fatos Klosi: Telefoni i Berishës u përgjua në shtator '98, merrte urdhëra nga Teksasi nga një shqiptaro-malazez
Në një rrëfim tronditës për Lorenc Vangjelin në numrin e sapodalë të revistës Java, Fatos Klosi ‘rrëfehet’ që pas sulmit ndaj Kryeministrisë më 1998 dhe pas varrosjes së A. Hajdarit, me një urdhër gjykate është përgjuar për disa ditë telefoni i zyrës së Sali Berishës dhe transkriptet gjenden të dokumentuara në dosjen përkatëse. Ish-kreu i Shish pohon: “Po, e kemi përgjuar Berishën! Pak ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe revoltës së armatosur në Tiranë, një shqiptaro-malazez e urdhëron nga Teksasi që ta ‘mbyllë atë muhabet’. Dhe e mbylli”.
Shënim: Taçi, Berisha, Alievi, dhe Shqipëria si principatë azerbajxhanase
Më poshtë po rendis disa citime të drejtpërdrejta, pa koment, me bindjen se lexuesi do të arrijë në përfundimin se titulli i këtij shënimi është një konkluzion logjik i kalimit në sitë të këtyre citimeve si dhe fotos bashkangjitur, ku Berisha i ka mbledhur këmbët si një nxënës i trembur para mësueses dhe Alievi i ka hapur si një vezir turk.
Ramiz Alia në një libër: “Fishtën e trajtuam egër; Kadareja, shkrimtar i madh e njeri i vogël; Qosja zili për Kadarenë.”
Në një libër të titulluar ‘Shqipëria Ime’ vjen dialogu mes Ramiz Alisë dhe intelektualit kosovar Januz Januzaj. Pjesë të librit janë transkriptuar nga disa prej mediave të sotme. Mapo, sjell një pjesë bisede ku njeriu më i rëndësishëm i Shqipërisë pas vdekjes së Enverit, Alia, flet dhe për shkrimtarët. I pyetur për debatin e para disa kohëve Kadare-Qosja, duke vlerësuar Kadarenë e Qosjen si shkrimtarë e artistë, Alia thotë se “si njerëz, për mendimin tim, si njëri si tjetri, kanë mbrapshtina.
PORTRET: Capriles, njeriu që mund t’i japë nesër fund ‘epokës’ Çavez
Capriles është njeriu që e ka trembur më shumë Hugo Chavezin, autokratin populist e kontrovers të Venezuelës, në pushtet që në vitin 1998. Ai po zhvillon një fushatë model në garën për president të vendit, në zgjedhjet e nesërme (8 tetor 2012).
Për mbështetësit e vet, Henrique Capriles është shpresa më e mirë për ta kthyer Venezuelën drejt nj politike të moderuar. Për kritikët e tij, ai është një elitist i cili është duke përgatitur fshehurazi një axhendë të djathtë. Madje, Chaves e ka akuzuar si fashist, edhe pse 40-vjeçari i ka pasur gjyshërit viktima të Holokaustit.