Shqipëria (presidente e KiE) voton kundër rezolutës për të burgosurit politik. Turp! - thotë Mailis Reps e KiE

Postuar në 06 Tetor, 2012 06:57

Në kohën kur në Shqipëri vijon greva e ish-të burgosurve politikë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg miratoi me 100 vota pro, 64 kundër dhe 12 abstenime, rezolutën për përkufizimin e “të burgosurit politik”.

Kundër kësaj rezolute lobonin Rusia, Azerbajxhani, Turqia e Spanja. Delegacioni shqiptar, i përfaqësuar nga deputetët Kastriot Islami, Lajla Përnaska dhe Shpëtim Idrizi, votoi kundër rezolutës në përgjithësi dhe në mbështetje të Azerbajxhanit, pro amendamentit që kundërshtone qëndrimin bazë të Asamblesë. “Raporti për përkufizimin e të burgosurve politikë ishte shumë i thjesht në fakt. Ai përmbante vetëm tre paragrafe ku jepej përkufizimi i “të burgosurit politik”, e ku thuhej se në cilat rrethana për shembull nga ky status mund të përjashtohen terroristët, duke bërë thirrje ndaj të gjitha vendeve anëtare të ndjekin këtë përkufizim”, deklaroi Mailis Reps, anëtare e komisionit të ligjeve dhe të drejtave të njeriut.

Për votën e Shqipërisë kundër, sipas TCH, ajo tha: "Padyshim që është diçka për të cilën Shqipëria duhet të ndihet e turpëruar sepse ka dhe Presidencën”, theksoi Reps. Jashtë kamerave, në ambientet e KiE-së në Strasburg, deputeti Shpëtim Idrizi sqaroi për TCH se Azerbajxhani kishte lobuar fort, duke justifikuar votën e delegacionit shqiptar kundër rezolutës dhe pro amendamentit problematik thjesht me solidarizimin ndaj kërkesave të Azerbajxhanit.

 

 

FOTO: Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe Presidenti i Azerbajxhanit (lobues kundër rezolutës) Ilham Alijev gjatë një takimi në Baku. Për shënimin u përdorën të dhënga nga një raportim i televizionit TCH

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ej, ResPublica. Shikoni c'behet te KLANI i Frangajt. Po behet thirrje per kultivim droge, per tu thurur lavde e ngritur kange, djemvet te Lazaratit. Po propagandojne mbjelljen e nje bime te re narkotike, te cilen policia nuk e njeh. Ka shume cilesi me te larta se hashashi. Kush e thote kete, ndiqni Arjan Canin...
Ja ky eshte shteti shqiptar. Bima e re narkotike, ka ardhur nga miqte tane te ngushte Azere....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.