PORTRET: Capriles, njeriu që mund t’i japë nesër fund ‘epokës’ Çavez

Postuar në 06 Tetor, 2012 02:39

Capriles është njeriu që e ka trembur më shumë Hugo Chavezin, autokratin populist e kontrovers të Venezuelës, në pushtet që në vitin 1998. Ai po zhvillon një fushatë model në garën për president të vendit,  në zgjedhjet e nesërme (8 tetor 2012).

Për mbështetësit e vet, Henrique Capriles është shpresa më e mirë për ta kthyer Venezuelën drejt nj politike të moderuar. Për kritikët e tij, ai është një elitist i cili është duke përgatitur fshehurazi një axhendë të djathtë. Madje, Chaves e ka akuzuar si fashist, edhe pse 40-vjeçari i ka pasur gjyshërit viktima të Holokaustit.

Capriles është shkolluar si avokat dhe e ka filluar karrierën e tij politike që 27 vjeç, kur ai fitoi një vend në Kongresin kombëtar. Ky ishte vetëm fillimi i një ngritjeje të shpejtë, fillimisht si kryetar bashkie, pastaj si guvernator i shtetit të dytë më të madh, e tani si kandidat i opozitës së bashkuar për President.

Ashtu si Chavez, ai mburret se kurrë nuk ka humbur zgjedhjet - dhe përsëri si Chávez, i cili u burgos pas një përpjekje grusht shteti në vitin 1992, ai ka kaluar 119 ditë në burg për përfshirjen e tij në një proteste të dhunshme jashtë ambasadës kubaneze, pas një grushti shteti të dështuar kundër Chavez në vitin 2002. Akuzat kundër tij ranë poshtë, duke e lejuar atë të kthehet në politikë.

Pas periudhës si kryetar i bashkisë së Baruta, Capriles kandidoi për guvernator të Mirandas, shtetit të dytë më të populluar në Venezuelë, duke mundur befasisht krahun e djathtë të Chavez-it, Diosdado Kabelon.

Fushata që po bën Capriles është inteligjente dhe energjike: në kontrast me Chavez, i cili po lëviz më pak sesa në zgjedhjet e kaluara për shkak të kancerit të tij, Capriles ka përshkuar tërë vendin duke e bërë dy mitingje në ditë; fjalimet e tij janë të shkurtra, ndërkohë që ato të Chavesit zgjasin 2-3 orë; ai është dhe 18 vjet më i ri se Chavez. Me xhinse, bluzë dh enjë kapele bejzbolli ai ndalon kudo, edh enë periferitë e zymta me tëvarfër tifozë të Chaves dhe, sipas The Independent, ai gjithmonë i pyet turmat: "Çfarë ka bërë socializmi për ju? Sa shkolla ka ndërtuar? Sa spitale? A mendoni se ka ardhur koha që të përparojmë?"

Në një tubim të madh në Caracas të dielën e kaluar ai tërhoqi qindra mijëra mbështetës. Para pak ditësh në një takim në Puerto Cabello, 2 mbështetës të tij u vranë nga fansat e Presidentit Chaves, dhe rruga iu bllokua. Por, siç thotë The Economist, Capriles prapë arriti në mitingun e tij me një varkë dhe mbajti fjalimin që shteti nuk donte që ai ta mbante.

Si përfaqësues i një game të gjerë të forcave anti-Chavez, duke përfshirë grupet e biznesit, bujq, sindikalistë dhe të gjelbërt, ai e ka pozicionuar veten si centrist.

Një nga pikat më të forta të Chaves janë “Misionet” ose ndihmat sociale për të  varftrit. Capriles ka premtuar se do të vazhdojë shpërndarjen e pasurisë ekzistuese dhe programet sociale, por ka premtuar se do t’i menaxhojë ato në mënyrë më efektive.

Capriles tha për The Guardian se ai do të rishikojë marrëveshjet për shfrytëzimin e naftës (Venezuela është një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë prej nga vijnë miliardat për fushatën e Chaves), do të ndalojë blerjen e armëve nga Rusia dhe do të rishikojë lidhjet me Iranin.

Kritikët thonë se ai po tenton ta afrojë Venezuelën me ShBA. "SHBA gjithmonë përpiqen të ndikojnë në zgjedhjet tona. Tani ata kanë një kandidat të lidhur me interesat e tyre", ka pohuar Nicmer Evans për The Guardian, një profesor i majtë i shkencave politike në Universitetin Qendror të Venezuelës.

k.c.

Comments

Submitted by Pirro (not verified) on

Nuk ka shanse te fitoje mbi Chavez! Ky i fundit gezon mbeshtetjen e popullit ndersa çifuti Capriles ka vetem mbeshtetjen e klases se pasur qe jane shkaktaret e asaj çka ndodhi ne Ameriken Latine keto dy dekadat e fundit. Edhe pse qeverisja e Chavez-it ka nje karakter te forte autoritar, pak, shume paj venezuelane, deshirojne te kthehen pas ne kohe, duke ia dorezuar çelesat e qeverisjes nje shtrese shfrytezuesish te paskrupullt, qe me trup jetojne ne Venezuele e me mendje ne SHBA, Europe e Tel Aviv!

Submitted by Dritan (not verified) on

Ne fakt njehsimi i Berishes me Chavezin apo anasjelltas, eshte shume i pavend dhe i pakuptimte. I pari eshte katili i popullit te vet, qe po shkaterron gjithçka qe ka marre ne dorezim nga regjimi i vjeter. Nje agjent serb qe punon kunder shqiptareve dhe shqiperise, i pasuruar si pak te tjere ne Bote. Servil b*thelepires i te fuqishmeve qe per te mbajtur pushtetin eshte gati te vrase popullin e vet.

Ndersa Chavez punon per popullin e vet, me ndryshimet radikale qe ka bere ne lagjet e varfra te Karakasit dhe qyteteve te tjera, me arsimin dhe shendetesine e kthyer falas, me tokat e marra pronareve te medhenj(sidomos te huaj)e te dhuruara bujqve te varfer vendas, me pasurite e tokes, nentokes e detit, te shfrytezuara nga shteti venezuelian, me sovranitetin e rifituar nga SHBA-ja e gjithepranishme jo per miqesi, por per zhvatje te pasurive natyrore.

ME PAK FJALE JANE SI DITA ME NATEN. SPIUNI YNE QE PUNON PER LLOGARI TE BEOGRADIT KA ME SHUME NGJASHMERI ME LUKASHENKON E BJELLORUSISE, APO ME DIKATORET ARABE TE VENDEVE SUNITO-ARABE, SI JEMENI, ARABIA SAUDITE, KATARI, EMIRATET E BASHKUARA, KUVAITI, BAHREINI E JORDANIA.

Nuk arrij te imagjinoj sesi ky Kaprili o cjapi i zi, mund te fitoj zemrat dhe votat e venezuelianeve! Ky perfaqeson batakçinjte qe e kishin shenderruar Venezuelen ne nje koloni te skllaveruar prej jenkeve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.