Arkiv-Lajme

"Panorama" feston 10-vjetorin

Postuar në 08 Tetor, 2012 14:57

E përditshmja "Panorama" ka festuar sot 10 vjetorin e daljes së numrit të saj të parë. Më poshtë një pjesë nga kronika e festës shkëputur nga faqja online e vetë Panoramës - (lajmi shoqërohet me një foto të botuesit të saj Irfan Hysenbelliu në mes të ish-presidentit Topi dhe presidentit  Nishani):  

Të gjithë po i kërkojnë Berishës atë që ai e ka (si përherë) të pamundur: dialogun

Postuar në 08 Tetor, 2012 14:26

Faqet online dhe agjensitë e lajmeve sapo dhanë njoftimin që ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka mbërritur tek tenda ku janë ngujuar në një grevë urie disa ish- të përndjekur politikë. Vizita e Arvizusë vjen pasi Gjergj Ndreca, një nga grevistët, u vetëdogj. “Ju keni të drejtën që të thoni se cilat janë problemet tuaja dhe që të dëgjoheni. Sot kam kaluar njëfarë kohe duke folur me disa persona në qeveri dhe i kam nxitur që të bëjnë çdo përpjekje të mundur për të gjetur mënyrën për të komunikuar me ju.

T’i mbajmë me bukë, mos na bëjnë ndonjë grevë - thotë Ndrenika duke folur për raportin shtet-aktorë

Postuar në 08 Tetor, 2012 13:39

Në një intervistë me Skënder Minxhozin, aktori i njohur Robert Ndrenika flet ndër të tjera për mbështetjen e munguar të shtetit për gjini të kulturës e artit si kinemaja dhe teatri. Pyetjes së Minxhozit nëse mendon se kjo mbështetje është thuajse inegzistente, Ndrenika i përgjigjet:

Me ndryshimet në SHISH, ka gjasa të zhduket dosja për të cilën flet Fatos Klosi?

Postuar në 08 Tetor, 2012 13:19

Me ndryshimet në SHISH, ka gjasa të zhduket dosja për të cilën flet Fatos Klosi?
Në revistën JAVA u publikua këtë fundjavë një deklaratë bombë e ish-kreut të SHISH-it Fatos Klosi: Shërbimi Informativ ka përgjuar bisedat e Berishës nga numri fiks i sekretarisë së zyrës së tij në PD në 14 shtator 1998. Një vendim i fshehtë gjykate, në një kohë të jashtëzakonshme dhe delikate i kishte hapur rrugë “uljes së fishave” në telefonin e zyrës së drejtuesit të PD-së.

'Zgjidhjen' për situatën e rëndë me grevistët e gjen…policia: Arreston atë që mbajti çakmakun

Postuar në 08 Tetor, 2012 12:52

Zgjidhjen që po kërkojnë të gjithë për shtensionimin e situatës së agravuar me grevistët e urisë më në fund e e gjeti...policia e shtetit. Për policinë shqiptare, gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur sot është nëse Ndreca i vuri flakën vetes apo një prej shokëve të tij e ndihmoi. "Sipas policisë, Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa grevisti Pal Shqefni dyshohet se i vuri flakën. Blutë kanë arrestuar Shqefnin" – njofton agjensia Balkanweb.

Berisha nuk pranon negociata, LSI publikisht kërkon pikërisht negociata!

Postuar në 08 Tetor, 2012 11:02

Sekretari i LSI Luan Rama shprehu keqardhje ndaj tentativës për vetëflijim të grevistit Gjergj Ndreca, dhe theksoi se është në të mirë të parandalimit te një agravimi të mëtejshëm të situatës, që përfaqësues të qeverisë të ulën në tavolinë më përfaqësues të grevistëve, për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat dhe problematikat që i kanë shtyrë ata drejt mbajtjes së grevës së urisë që po hyn në ditën e 16-të.

PORTRET: Nicolas Berggruen, miliarderi me një grimcë gjak shqiptari

Postuar në 08 Tetor, 2012 10:33

Nicolas Berggruen (i lindur më 10 gusht 1961) është një investitor dhe filantrop. Ai është një qytetar dyfishtë amerikan dhe gjerman, dhe Aleksandër Moisiu, aktori i madhe me origjinë shqiptare, është  një nga stëgjyshit e tij nga ana  e nënës.

'Kompleksi i llahtarshëm' i Berishës ndaj Greqisë dhe një 'historik Tiranë-Athinë' i çështjes çame sipas Nazarkos

Postuar në 08 Tetor, 2012 07:00

Në një intervistë me Mustafa Nanon për ResPublica-n (e gjeni të plotë në kolonën tonë djathtas, në rubrikën e re 'MSN Interview') Mentor Nazarko bën edhe një historik të përballjeve Tiranë-Athinë për çështjen çame.

Berisha po bën llogaritë për një koalicion parazgjedhor pa LSI-në

Postuar në 08 Tetor, 2012 07:00

Gazeta MAPO, e cila njihet për pasjen e burimeve të mirëinformuara brenda mazhorancës, raporton sot se Berisha ka filluar negociata intensive me partitë e djathta tradicionale për një koalicion parazgjedhor që mund të mos përfshijë LSI-në. Deri më sot, raporton MAPO, bisedimet kanë përfshirë partitë PR, PDIU, PDK e LZHK, porse me asnjërën prej tyre negociatat nuk kanë përfunduar. E veçantë në këtë lajm është përfshirja në negociata e LZHK-së, e cila nuk është aktualisht pjesë e koalicionit qeverisës.

Një etapë e re e "socializmit të shekullit XXI"

Postuar në 08 Tetor, 2012 05:17

Chavez ia ka dalë mbanë edhe një herë tjetër. Presidenti venezuelian që u ngjit në pushtet për herë të parë në 1999 ka fituar një tjetër mandat - të katërtin rresht - duke mundur Henrique Capriles, kandidatin e Mesa de Unidad Democratica (Mud) që bashkoi disa parti opozitare kundër liderit të shumëdiskutueshëm bolivarist të Venezuelës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme