'Kompleksi i llahtarshëm' i Berishës ndaj Greqisë dhe një 'historik Tiranë-Athinë' i çështjes çame sipas Nazarkos

Në një intervistë me Mustafa Nanon për ResPublica-n (e gjeni të plotë në kolonën tonë djathtas, në rubrikën e re 'MSN Interview') Mentor Nazarko bën edhe një historik të përballjeve Tiranë-Athinë për çështjen çame.
"E djathta që pasoi në 2005-ën, e udhëhequr nga Berisha, kishte një kompleks të llahtarshëm ndaj Greqisë, pasi mendonte se ajo e kishte rrëzuar në 1997-ën. Kështu kjo çështje doli nga axhenda. Por dhe preteksti i Traktatit të Miqësisë ka shërbyer..... Pra e djathta në mandatin e parë e ka ngritur cilësisht, pa kompleksin e bllokimit të integrimit, apo pretekste të tjera. E djathta e sotme, jo. Kurse e majta në përgjithësi thuajse e hoqi nga axhenda për të ardhur tek Berisha që e nxori fare, - thotë ndër të tjera Nazarko, autor edhe i një libri me titull Lufta e Fundit, ku trajtohet ky argument.
Pyetjes së Nanos: - Me një fjalë e shihni si kompleks subordinimi të Berishës pas asaj që i ndodhi në vitin 1997? - Nazarko i përgjigjet:
"Sigurisht, sepse Berisha në 1996 i rregulloi shumë mirë marrëdhëniet me Greqinë, pas krizës së viteve 94-95, me masakrën e Peshkëpisë, arrestimin e të katër minoritarëve, etj. Aq e vërtetë është kjo, sa në 1996 u firmos Traktati i Miqësisë që shënon aktin legal më të lartë midis dy vendeve dhe Shqipërinë e vizituan zyrtarë të lartë grekë. Greqia e Simitis-it nuk kishte interes të destabilizonte Shqipërinë, nga e cila do t'i vinin armë dhe refugjatë. Ajo thjesht u bë aktive pas shpërthimit të Jugut. Por jugu shpërtheu sepse atje piramidat kishin gllabëruar shumë pará, madje kishin dhe selinë e themelimit, dhe jo pse Greqia kishte ndërhyrë. Siç e thashë, Traktati ofron një pretekst që gjoja qetëson palën tonë dhe Berisha e përdor atë për t’u justifikuar..." A.N
'Nano-Nazarko' e plotë:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/10/08/mentor-nazark...
Add new comment