Opozita si Laro e pushtetit

Postuar në 25 Shtator, 2025 15:46

Silva Caka, ish-deputete e Partisë së Lirisë, është emëruar zv.ministre e Brendshme. Në internet gjen shkrime pa fund ku Silva Caka citohet me akuza të rënda penale ndaj Edi Ramës personalisht.

Sot zonja Caka gjeti një punë të re. Ajo është numri dy i një ministrie ku patjetër që do të japë kontributin e vet.

Politika e aplikuar në këtë mënyrë, nga njerëz që kapëcejnë me lehtësi ylberin e ka shndërruar këtë vend në një pavion. Nuk është rasti i parë. Kjo është filozofi.

Është shenjë e një degradimi sistemik që po shëpërbën çdo simetri, çdo logjikë funksionale. Shikoni me sa lehtësi kryeministri bën kooptime të tilla, vetëm e vetëm për të shkërmoqur çdo ide për opozitarizëm. Për të shkurajuar. Nga ana tjetër janë këto luhatje që konfirmojnë se pse opozita e sotme nuk ushqen kurrfarë besimi. Dhe pse dyshimi mbi të se bën lojën e pushtetit konfirmohet edhe nga këto episode.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.