Berisha po bën llogaritë për një koalicion parazgjedhor pa LSI-në

Postuar në 08 Tetor, 2012 07:00

Gazeta MAPO, e cila njihet për pasjen e burimeve të mirëinformuara brenda mazhorancës, raporton sot se Berisha ka filluar negociata intensive me partitë e djathta tradicionale për një koalicion parazgjedhor që mund të mos përfshijë LSI-në. Deri më sot, raporton MAPO, bisedimet kanë përfshirë partitë PR, PDIU, PDK e LZHK, porse me asnjërën prej tyre negociatat nuk kanë përfunduar. E veçantë në këtë lajm është përfshirja në negociata e LZHK-së, e cila nuk është aktualisht pjesë e koalicionit qeverisës. Elektorati i saj ka qenë relativisht stabël nga zgjedhja në zgjedhje, pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e qeverisjes.

MAPO raporton se me kryetarin e LZHK-së, Dashamir Shehi, bisedimet kanë filluar, por mbetet pikëpyetja (kryesisht nga PD-ja) nëse do të ishte më mirë që kjo forcë politike të mos përfshihej në koalicion me qëllim dëmtimin elektoral të Frymës së Re Demokratike të Topit, meqenëse shtyllat e programit dhe elektorati bazik i dy partive është pothuaj i njëjtë.

E.Zaloshnja

 

Artikulli i plotë i MAPO-s: http://www.mapo.al/2012/10/08/zgjedhjet-berisha-negociata-me-aleatet-per-koalicionin-e-2013/

 

FOTO-ARKIV: Kryetari i PD Sali Berisha dhe ai i LSI Ilir Meta pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit mes dy partive, për formimin e qeverisë së re në 2 shtator 2009, marrëveshje sipas të cilës LSI mori postin e zv/kryeministrit, tre ministrive dhe nënkryetarin e Kuvendit. LSA

 

 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Që të dy që janë kë të zëshë dhe kë të lëshë por më mirë që mos të bëjnë marëveshjen dhe do zoti të zhduket ky kokë madhi i Skraparit dhe më vonë doktori se ju sosë kandili tani ka forca të djathta që mund të mbështesin të gjithë ata që besojnë në të djathtën</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.