Arkiv-Lajme
Ka edhe Italia B-të e veta
Beppe Grillo (62 vjec - në foto) ka qenë aktor komik, tashmë është politikan i njohur në Itali (ndoshta edhe në Shqipëri nuk janë të paktë ata që e njohin). "Por tani është edhe notar - njofton agjensia ANSA. Themeluesi eklektik i MCS-së (Movimento Cinque Stelle) ka vendosur të mbështesë fushatën elektorale të lëvizjes së tij ... duke kaluar me not Ngushticën e Mesinës. Ne shqiptarëve me siguri kjo na kujton... një B tjetër.
Menduh Thaçi nuk lejohet të kalojë kufirin grek
Menduh Thaçi (lider i PDSH në Maqedoni) është penguar të marrë pjesë në kongresin e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, nga një incident banal në kufi. Ai, nuk është lënë të kalojë. Zoti Thaçi i ka kërkuar ambasadës greke në Shkup sqarime për këtë, por nuk ka marrë përgjigje dhe si pasojë është detyruar t’i drejtohet më një letër vetë kryeministrit grek Antonis Samaras.
Një gjysëm "PO" me kushte për Shqipërinë. Por qytetarët e BE duket se mendojnë ndryshe nga Brukseli..
Shqipëria do të bëhet nesër vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë (që do të anëtarësohet në 2013-ën), Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Një ditë para se të dalë Progres-Raporti i KE-së agjensia e lajmeve “ANSA” - (e njëjta agjensi ka dhënë javën e shkuar lajmet e para mbi këtë temë) - shkruan sot se KE do t’i hapë Shqipërisë dritën jeshile, për të marrë statusin kandidat, por duke vendosur disa kushte shtesë. Kjo nënkupton se ‘po’-ja e Brukselit për Shqipërinë do të jetë e kushtëzuar.
Raportim “i thatë” drejt e nga “terreni”: Gjergj Ndreca është jashtë rrezikut për jetën
Lajmi i parë, i mirë, i rëndësishëm: Gjergj Ndreca është jashtë rrezikut për jetën. Këtë ma thanë infermieret që takova, të cilat ishin dashamirëse jo vetëm me të sëmurin, por edhe me gjithë ata që e vizitonin. Veçse kujdeseshin që vizitorët të mos kishin kamera, diktofonë, etj. Ndoshta nga meraku për t’mos shqetësuar Ndrecën; ose ndoshta nga frika e dikujt, që nuk do duronte dot foto e intervista me të. Por unë nuk shkova për të bërë foto. Nuk shkova fare si gazetar, ndonëse ndërgjegjen e ngasjen e gazetarit e mbaj gjithnjë me vete (ja, ky shënim i shkurtër këtë tregon).
Nuk do ketë ndonjë marrëveshje me grevistët. 'Ato që kanë për të marrë, i kanë marrë' - njofton Ministria e Financave
Pas 18 ditësh grevë urie dhe aktit të djeshëm të grevistit Gjergj Ndreca, qeveria ka lëshuar më në fund një deklaratë zyrtare në kushtet e presionit të shtuar për komunikim me ish-të përndjekurit politikë. Deklarata është dhënë nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, në një konferencë për media (ajo që ka thënë, me siguri nuk do t'u pëlqejë grevistëve).
Një francez dhe një amerikan marrin Nobelin në fizikë: "Prangosën" dritën pa e shkatërruar
Cmimi Nobel për Fizikën 2012 i është dhënë francezit Serge Haroce dhe amerikanit David Windeland. Dy shkencëtarët në fjalë u premiuan për matjen dhe manipulimin e sistemeve singolare kuantitike dhe interaktivitetin mes fizikës dhe materies. Në veçanti, dy fizikantët në fjalë, me metoda të ndryshme, arritën të "kapin" një foton drite pa e shkatëruar atë. Një zbulim që mund të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin në të ardhmen të komjuterave kuantikë, shumë më potentë se kompjuterat aktualë.
Do t’i kishin lanë me u djegë edhe Gencin e Vilsonin, - thotë Ndreca dhe e kap edhe me Arvizun: 'Dy fjalë të pakrypë…'
Kanë pasë paturpsinë me botue veprat e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, por po të ishin sot mes nesh, me shumë gjasë do t’i kishin lanë me u djegë për së gjallit në mes të Tiranës në pritjen e kotë të damshpërblimit të viteve të burgut, - shkruan Ardian Ndreca sot në një editorial pas aktit të djeshëm të Gjergj Ndrecës. Madje, Ndreca parashikon se kjo grevë mund të sjellë fundin e Berishës:
Përfundimisht PS nuk do marrë pjesë të enjten në votimin e kryetarit të ri të KQZ. 'Kandidatura të imponuara', - thotë Gjiknuri
Është tashmë e sigurtë që socialistet nuk do të marrin pjese në votimin e ditës së enjte për kryetarin e ri të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Deklarata e bërë fillimisht në 5 tetor nga Edi Rama në emisionin e gazetarit Alfred Peza në Vizion Plus, është përsëritur sot paradite nga deputeti i majte ne komisionin e ligjeve Damian Gjiknuri në emisionin ZIP në të njëjtin televizion. Gjiknuri tha se procesi i përzgjedhjes se dy kandidateve (Marsida Xhaferllarit dhe Lefteri Lleshit - në foto) iu imponua opozitës.
Disa fjali nga një deklaratë e mbrëmshme e ish-të burgosurve politikë në grevë urie
Në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqip” në Top Channel, ish-të burgosurit politikë në grevë urie, bënë mbrëmë një deklaratë për publikun pas aktit të Gjergj Ndrecës. Më poshtë një përmbledhje e kësaj deklarate:
- Këmbëngulin se greva e tyre është e motivuar vetëm ekonomikisht dhe çdo përpjekje nga parti apo shoqata për ta orientuar politikisht këtë grevë, konsiderohet e papranueshme.
- E konsiderojnë deklaratën e kryeministrit Berisha, që vlerësoi se greva është politike dhe e nxitur nga PS, si shmangie e tij për të zgjidhur kërkesat e tyre.
Cilat radio dëgjojnë shqiptarët në makinat e tyre?
Arben Muka, reporteri i Deutsche Welle-s për Shqipërinë, ka shkruar një artikull, në të cilin flet për një studim lidhur me popullaritetin e radiove lokale, kombëtare e ndërkombëtare mes atyre që i dëgjojnë ato, teksa janë duke u dhënë makinave të veta. Ka disa rezultate interesante. Fjala vjen: “Në Tiranë dhe në Korçë më të ndjekura janë temat kulturore; në Elbasan dhe në Shkodër preferohen më tepër temat sociale, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve në Vlorë pëlqejnë më shumë temat politike.”