Do t’i kishin lanë me u djegë edhe Gencin e Vilsonin, - thotë Ndreca dhe e kap edhe me Arvizun: 'Dy fjalë të pakrypë…'

Kanë pasë paturpsinë me botue veprat e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, por po të ishin sot mes nesh, me shumë gjasë do t’i kishin lanë me u djegë për së gjallit në mes të Tiranës në pritjen e kotë të damshpërblimit të viteve të burgut, - shkruan Ardian Ndreca sot në një editorial pas aktit të djeshëm të Gjergj Ndrecës. Madje, Ndreca parashikon se kjo grevë mund të sjellë fundin e Berishës:
"…Berishës duket se po i vjen fundi, madje jo prej nji opozite që duket si e hipnotizueme prej së keqes, edhe prej asaj që i ka parapri si parti, nuk po i vjen as prej krizës së thellë ku asht zhytë vendi, as prej njimijë të zezave tjera që quhen çështja Remzi Hoxha, Gerdec, Kostë Trebicka, Rrugë e Kombit, shitja e hapsinës detare, 21 janari etj, – por prej disa ish të burgosunve që as ati shpirtnor i Sali Berishës, Enver Hoxha, nuk ka mbërrijtë me i përkulë" – shkruan ai me gegërishten e tij karakteristike dhe më pas shton po për Berishën:
"I ka përça ish të burgosunit politikë, aty ku s’i ka ecë i ka rrahë e i ka ba për shkalc siç ka ndodhë me Ernest Përdodën apo me Nikë Pavacin në Shkodrën e gjysmës së viteve ’90. Ku i ka ecë, i ka ble e sot i shërbejnë kryeultë, mbasi kanë shkëmbye dinjitetin me disa pak privilegje. Ky asht paradoksi, disa prej atyne që i kanë qëndrue drejt Enver Hoxhës i shërbejnë sot nji ish sejmeni të tij... Ku asht e djathta shqiptare që nuk bzanë përpara këtij turpi kombtar? Ku asht garanti, ai, i sëmuri i Republikës që lëngon, pse nuk flet, pse nuk shkon me i pa? Po kryetarja e parlamentit pse nuk gjen dy fjalë për ta? Të paktën dy fjalë të pakrypë si ato të ambasadorit amerikan, i cili zbuloi papritmas se ish të përndjekunit paskan të drejtë me protestue!..."
(A.N.)
Comments
Jane kusherinj Ardian Ndreca

Jane kusherinj Ardian Ndreca me Gjergj Ndrecen? Di kush te me thote? Faleminderit.

Me sa di une jo, A. Ndreca

Me sa di une jo, A. Ndreca asht prej Shkodret ndersa Gj. Ndreca prej Mirditet.

Berisha po pret statusin për

Berisha po pret statusin për me shpërthye o në akuza (në rast mohimi) o në triumfalizma prej të çmenduni. Megjithatë, ai status s’mund të ketë asnji vlerë për nji vend ku pjesa ma e vuejtun, e vetmja që ka dëshmue qëndresën antikomuniste, digjet gjallë, ndërsa nji ish komunist fanatik që deri dje voziste me fëmijët e diktatorit në rezerva gjuetie, neveritë Europën mbarë me leksione ekonomie politike dhe demokracie alla shqiptarçe.

Gjergj Ndreca eshte kusheriri

Gjergj Ndreca eshte kusheriri i te gjithve,eshte shqiptari par excellence,qe po na thote ne menyre ekstreme si duhet ta mposhtim friken e si duhet te forcojme shpirtin e revoltes.

Ardiani eshte nje tjeter shqiptar profesor ne nje nder universitetet me prestigjoze ne bote qe di te protestoje,eshte nje tjeter Ndrece qe uleret para padrejtesise.

Po meqe ke kuriozitet po te them qe nuk kane asnje lidhje farefisnore

Turp te krahasosh Gencin e

Turp te krahasosh Gencin e Vilsonin me nje Ndrece te tille, qe ideal ne jete ka parane dhe per te do ti vere flaken edhe vete Shqiperise!

Gjeja me e mire qe mund te

Gjeja me e mire qe mund te benin keta te mjere edhe ne demokraci edhe ne regjimin komunsit, do te qe qe te mos e pranonin fare kete palo ambasador, sherbetorin e Sali Berishen. Si eshte e mundur qe nje ambasador, dhe i Amerikes, te jete sherbetor dhe servil i kryeministrit vrases, mashtrues dhe "Burre Muti"? Po eshte! Ky ambasador as ka guximin te beje dhe te thote ndonje gje pa miratimin e Sali Berishes, sepse per kete pune e paguan Sali Berisha. Por keto afera do t'i mesoni kur Saliu te mos jete me kryeminister dhe/ose kur ky te mos jete me ambasador.

Titulli me i pershtatshem i ketij shkrimi do te qe: "Kolona e peste midis te ish-perndjekurve politik nga sekretari i partise komuniste Sali Berisha"

Add new comment