Disa fjali nga një deklaratë e mbrëmshme e ish-të burgosurve politikë në grevë urie

Në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqip” në Top Channel, ish-të burgosurit politikë në grevë urie, bënë mbrëmë një deklaratë për publikun pas aktit të Gjergj Ndrecës. Më poshtë një përmbledhje e kësaj deklarate:
- Këmbëngulin se greva e tyre është e motivuar vetëm ekonomikisht dhe çdo përpjekje nga parti apo shoqata për ta orientuar politikisht këtë grevë, konsiderohet e papranueshme.
- E konsiderojnë deklaratën e kryeministrit Berisha, që vlerësoi se greva është politike dhe e nxitur nga PS, si shmangie e tij për të zgjidhur kërkesat e tyre.
- E quajnë të papranueshme heshtjen e Presidentit të Republikës lidhur me protestën e tyre.
- Kërkojnë nga organizmat ndërkombëtarë në Tiranë, vecanërisht nga ambasadorët Sequi-Arvizu që të ndërhyjnë për zgjidhje, nisur nga pasiviteti i qeverisë shqiptare.
- Vlerësojnë angazhimin e medias joqeveritare dhe apelojnë median qeveritare të mos pasqyronë përciptazi dhe në mënyrë cinike protestën.
- Falenderojnë ata qytetarë që po i mbështetsin në këto ditë të vështira.
- Shprehin vendosmëri për t’i shkuar grevës deri në fund. “Më mirë të vdesësh me nder, se sa të vdesësh i përbuzur”, thanë ata.
Add new comment