Arkiv-Lajme
Nuk komentojmë mbi çështje individuale, por kjo s'do të thotë se s'jemi në dijeni, - thotë Fule për letrën mbi vrasjen e Aleks Nikës
Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefan Fyle, në një intervistë televizive shpjegoi sot disa pritshmëri të Brukselit ndaj Tiranës, por mes të tjerave u pyet për letrën që i ka dërguar disa ditë më parë një familjar i njërit prej viktimave të 21 janarit (xhaxhai jurist i Aleks Nikës).
Status pa negociata nuk ka,- thotë Mustafaj dhe shton: Sjellja me grevistët, arrogancë personale e Berishës
Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në një intervistë në edicionin e lajmeve në televizionin TCH tha se propozimi për "status deri në plotësimin e kushteve" është një formulë që nuk është përdorur kurrë më parë nga Bashkimi Europian dhe në asnjë rrethanë nuk ka vend për eufori. "Ky është minimum që duhet të kuptojmë... nuk është marrë asnjë status deri në dhjetor, kur vendoset përfundimisht se çfarë hapash ka bërë Shqipëria” - tha Mustafaj dhe shtoi:
Lokja e Parlamentit, - i thotë Majko. Topalli e fut te fyerjet krahinore, flet për "Veri" dhe "krenari"
Majko: Qeveria e kryeministrit u çon ministrin e Shëndetësisë për t'u thënë se do shëroheni, po nuk i çon as të Drejtësisë dhe as së Financave dhe ç’është me e keqja i nxjerr në konferencë shtypi për t'u thënë që dhe kaq sa i keni marrë shumë e keni...
(i ndërpritet fjala nga Topalli dhe mes saj dhe Majkos nis një debat i ashpër jashtë mikrofonave, më pas ridëgjohet Majko)
Majko: Lokja e parlamentit mbyll gojën
Kryeministri (pa koment) për grevistët
"Grupi që bën grevën politike ka marrë lekë privatizimi dhe lekë në dorë rreth 256 mijë dollarë dhe nuk llogaritur këtu 4 apartamente se po të shtojmë dhe ato apartamente që morën, ajo shkon afërsisht 400 mijë dollarë... Por atij të cilit iu vu flaka për kauzën tuaj, kush është ai që i vuri flakën, ai zotëria, (Gjergj Ndreca) me paratë, që mori privatizoi fabrikën e miellit në qytetin e Laçit, dhe kjo nuk i mjaftoi, dhe nuk mjaftoi kjo iu dha kredi e butë për të blerë fermën e mbarështimit të derrit. Nuk mjaftoi kjo, u prish me ortakun, doli mori kredi ndërtoi fabrikë të re mielli.
Grevistët digjen se.. Shqipëria ka qenë vend komunist, - mendon Doris Pack. 21 janari? I sjell në mend 'pulën dhe vezën'
Doris Pack, europarlamentare e njohur për qëndrimet proqeveritare në Tiranë, ka dhënë një intervistë të gjatë në faqen shqip të radios gjermane Deutsche Welle, ku ka folur për statusin me kushte që sapo iu komunikua Shqipërisë. "Ka parakushte dhe njihen prej tyre me kohë, por për fat të keq muajt e fundit opozita ka refuzuar bashkëpunimin në këto çështje, - atakon ajo opozitën që në fillim të intervistës. Më pas është kurioze të lexohet si u përgjigjet europarlamentarja në fjalë, pyetjeve mbi atë që po ndodh me grevistët e urisë në Tiranë dhe atë që ka ndodhur në 21 janar.
Nga 'gruaja' e Totozanit te 'zoti' i Berishës - rikthehet ideja e ndërhyrjes në Himnin Kombëtar
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka kërkuar sot në mbledhjen e komitetit për 100 vjetorin e Pavarësisë ndryshimin e Himnit Kombëtar, duke shtuar në të strofën për Zotin (versioni i Asdrenit ku është bazuar Himni ka patur disa heqje dhe ndryshime gjatë viteve). Tha k/m Berisha: “Apeli i shqiptarëve tek Zoti është apeli më i drejtë se Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë. Dashuria për kombin buron nga fryma e zotit, ndaj duhet të shihen modalitetet se si të kthehet kjo strofë. Himni duhet të kthehet në variantin e tij të plotë, siç e shkroi Aleksandër Drenova”.
Në Kosovë ka fobi ndaj së majtës?
Pyetjes se cila nga partitë e mëdha të Kosovës është e majtë, të gjithë mund t’i përgjigjen duke përmendur më së pari Partinë Demokratike të Hashim Thaçit. Mirëpo – këtë e thotë në një shkrim të vetin Adrian Çollaku – anëtarët e kësaj partie, sidomos eksponentët e saj, vuajnë prej një kompleksi: Kanë turp të jenë të majtë. Në fakt, Thaçi nuk ka folur kurrë për identitetin e tij politik, dhe kjo është gjë e kuptueshme në politikën shqiptare, ku rëndësi kanë interesat e grupit dhe identiteti klanor e tribal. Do bënte mirë që ta sqaronte këtë punë.
'Na vini ndonjë këngë të paktën' - tallet Dajti me gjykatësit që vazhdojnë të tërhiqen përballë tij
Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari, tërhiqet papritur nga padia e ngritur ndaj Dritan Dajtit, - raporton në numrin e sotëm e përditshmja Panorama. Cfarë padie kishte ngritur gjyqtari? Për fyerje - thuhet në artikull dhe shpjegohet se në një nga sallat e Gjykatës për Krimet e Rënda në seancën e datës 2 prill 2012, pas një konflikti me gjykatësit e tij, Dajti u lëshoi këtyre kërcënime dhe fraza fyese. Pas kësaj seance, dy nga gjykatësit u larguan nga gjykimi (nuk janë më pjesë e trupit gjykues ndaj Dajtit) dhe Brahmillari bëri ndërkohë një padi për fyerje ndaj Dajtit.
Kanë frikë nga e ardhmja ata që i shërbejnë regjimit?
"Të gjithë ishin të bindur se regjimi i Tiranës nuk do të rrëzohej kurrë dhe, pikërisht për këtë, e adhuronin; por së brendshmi e ndienin atë frikën... I ndruheshin së ardhmes. Enigma e së ardhmes ka trembur çdo hajdut, çdo vrasës dhe çdo diktator dhe prandaj nuk kishte sesi të mos trembte edhe një spiun keqbërës, që raportonte bashkëvuajtësit e vet. Por aty, në atë kamp, kishte të burgosur që, ndonëse kishin njëfarë droje që të ma thoshin hapur në sy atë që mendonin, unë i kuptoja se e adhuronin Enver Hoxhën... Ishin shumë të pështirë..
E turpshme që k/ministri u flet fëmijëve për rivalët politikë? Jo, e turpshme të jesh kundër inaugurimeve - thotë ministri Tafaj
Deputetja Valentina Leskaj: Zoti ministër, çdo ministër arsimi në çdo vend të botës do të ishte ai i pari që do padiste kryeministrin kur bën fushatë elektorale në shkolla me fëmijë të moshave 6 deri në 17 vjeç...
Ministri Myqerem Tafaj: Eshtë e turpshme, e nderuar zonjë, që juve ju vika kaq keq që inaugurohen shkolla. Shkollat janë inauguruar dhe do vazhdojmë t'i inaugurojmë. Kryeministri ka qenë pjesëmarrës në inaugurime dhe në dy apo tri raste ka folur për integrimin e Shqipërisë. por kjo nuk ka të bëjë aspak me fushatën