Grevistët digjen se.. Shqipëria ka qenë vend komunist, - mendon Doris Pack. 21 janari? I sjell në mend 'pulën dhe vezën'

Postuar në 11 Tetor, 2012 14:32

Doris Pack, europarlamentare e njohur për qëndrimet proqeveritare në Tiranë, ka dhënë një intervistë të gjatë në faqen shqip të radios gjermane Deutsche Welle, ku ka folur për statusin me kushte që sapo iu komunikua Shqipërisë. "Ka parakushte dhe njihen prej tyre me kohë, por për fat të keq muajt e fundit opozita ka refuzuar bashkëpunimin në këto çështje, - atakon ajo opozitën  që në fillim të intervistës. Më pas është kurioze të lexohet si u përgjigjet europarlamentarja në fjalë, pyetjeve mbi atë që po ndodh me grevistët e urisë në Tiranë dhe atë që ka ndodhur në 21 janar. Më poshtë, pjesë nga përgjigjet:
DW: Si shihet këtu në Perëndim fakti që pikërisht në këtë moment në Shqipëri, në një demokraci, ish-të burgosur politikë i vënë flakën vetes?
Pack: Natyrisht, ky është edhe sinjal që tregon se jo gjithçka shkon mirë në Shqipëri. Por duhet ditur (e thashë në fillim) se sa e vështirë ka qenë rruga e Shqipërisë. Ajo erdhi, gati brenda natës, nga një vend i qeverisur vërtet në mënyrë tejet komuniste në situatën ku duhej praktikuar demokracia. Dhe shumë prej gabimeve dhe padrejtësive të kryera më parë në kohën komuniste nuk janë mënjanuar ende plotësisht....
DW: Dhe për sa i takon zbardhjes së ngjarjeve të 21 janarit 2011, si gjykoni, a avancon siç duhet puna e gjykatave dhe e prokurorisë?
Pack: Qysh atëherë ajo po zvarritet, por unë jam e sigurt që në fund çështja do të zbardhet. Problemi është që situata ishte shumë e acaruar, që shumë muaj pas zgjedhjeve opozita nuk mori pjesë në qeverisje dhe organizonte vazhdimisht protesta. Dhe në kuadër të protestave të tilla masive , një proteste masive të tillë, ngjau edhe që disa vetë humbën jetën. Këtu pyetja është: Kush e ka fajin? Është disi pyetja e zinxhirit shkakor: Ç'ishte në fillim, pula apo veza? - (A.N.)
Intervista e plotë:
http://www.dw.de/dw/article/0,,16297945,00.html

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

ne një proteste masive të tillë, ngjau edhe që disa vetë humbën jetën. Këtu pyetja është: Kush e ka fajin? Është disi pyetja e zinxhirit shkakor: Ç'ishte në fillim, pula apo veza?

Hajde bushter hajde.Kater prinder,kater bije nenash u vrane dhe kjo i krahason me pulat e me vezet.Pttuu. Eshte turp qe askush nga PS nuk e ngre zerin.Nqs Pack do e kishte thene kete per kater protestues ne gjermani jo vetem qe do i kishte dhene fund karrieres se saj politike por do ta kishin turperuar publikisht.

Submitted by Elda (not verified) on

Eshte per te ardhur keq qe opozita jone mund te qendroje kaq indiferente kur nje injorante, bija e nje prostitute qe eshte bere shpesh objekt tallje nga vete njerzit e vet ne parlamentin europjan te arrije te tallet me gjakun e 4 te pafajshmeve te vrare nga qeveria e kriminelit qe kemi per kryeminister.

Submitted by Pirro (not verified) on

Ndaj te njetin opinion me komentuesin e pare: nese kjo femer e korruptuar deri ne palce, do te kishte komentuar ne te njejten menyre nje episod (te vetem) po kaq te rende si keto episodet shqiptare, por te ndodhur ne Gjermani, kjo do te ishte qeruar e mbuluar me turp brenda dites nga skena politike e atij shteti!

Vetem emri i kesaj pseudo-femre me ben te vjell, ptu mbeturine qe na u poftise ne Shqiperi!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.