E turpshme që k/ministri u flet fëmijëve për rivalët politikë? Jo, e turpshme të jesh kundër inaugurimeve - thotë ministri Tafaj

Deputetja Valentina Leskaj: Zoti ministër, çdo ministër arsimi në çdo vend të botës do të ishte ai i pari që do padiste kryeministrin kur bën fushatë elektorale në shkolla me fëmijë të moshave 6 deri në 17 vjeç...
Ministri Myqerem Tafaj: Eshtë e turpshme, e nderuar zonjë, që juve ju vika kaq keq që inaugurohen shkolla. Shkollat janë inauguruar dhe do vazhdojmë t'i inaugurojmë. Kryeministri ka qenë pjesëmarrës në inaugurime dhe në dy apo tri raste ka folur për integrimin e Shqipërisë. por kjo nuk ka të bëjë aspak me fushatën
Deputetja Ledi Shamku: Zoti ministër, referuar USAID-it analfabetizimi ka arritur në 15 përqind. është e paprecedentë fushata e kryeminitrit nëpër shkolla e mbështetur nga ju, keni shkelur me ndërgjegje nenin 32 pika 8 të ligjit për arsimin parauniversitar që ndalon kategorikisht përdorimin e nxënësve në veprimtari politike
Ministri Myqerem Tafaj: Ju mund ta çoni analfabetizmin edhe 100 përqind po nuk ju beson njeri. Të gjithë e dinë çfarë sakrificash bëjnë sot prindërit për të shkolluar fëmijët e tyre
Replikat e mësipërme janë zhvilluar në Komisionin e Arimit në Parlamentin e Republikës ku ministri Tafaj ishte thirrur në seancë dëgjimore. Janë marrë nga numri i sotëm i së përditshmes "Panorama". Një rast i mirë për të kuptuar së paku çfarë konsideron të turpshme ministri i arsimit në këtë histori. Ndoshta fjala "turp" ka më shumë kuptime nga sa njihen sot. - A.N.
Comments
E sajta prove, i sajti
<p>E sajta prove, i sajti konfirmim se arsimi nuk e ben kafshen njeri! Kjo kafsha ketu mund te kete mbaruar 100 universitete, por prape shtaze ngelet! A mund t'i kerkohet nje qenieje kaq te peshtire nje arsyetim i drejte e nje gjykim i pavarur? Kafsha Tafaj vetem nje qeveri rrumpalle si kjo e serbit Berisha, mund ta bente minister!</p><p>Ia pafsha flaken menjehere pas renies se dikatures se dr. Penicilines!</p>
Per nje post ministri te
<p>Per nje post ministri te biesh kaq poshte Z. Tafaj? Turp!!!</p>
Add new comment